Kur do ta shqyrtojnë shqiptarët politikën e tyre ndaj Serbisë ?

Opinione

Kur do ta shqyrtojnë shqiptarët politikën e tyre ndaj Serbisë ?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 9 gusht 2023 Në ora: 09:24
Sherif Ramabaja

Kur të merren parasysh rrethanat në prag të zhdukjes dhe të shpëtimit, do të duhej të analizoheshin mundësitë për një mbijetesë të radhës.

 Është shumë çudi të diskutohet për këto gjëra, kur bota është para shpërthimit të IA dhe revolucionit industrial 4.0, por disa pjesë të botës ende edhe në këtë kohë ballafaqohen me urinë dhe mbijetesën, si shkak i traditave sadiste dhe mesjetare të disa popujve.

Edhe sot, sikurse dikur, ekzistojnë popuj dhe shtete që punojnë me të gjitha forcat që të na zhdukin si komb, kurse ne me të gjitha forcat duhet të luftojmë që ta kthejmë lavdinë tonë nëpër shekujt e mbijetesës.

Lavdija e popullit tonë është shumë e njohur për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve, kjo do të duhej të na motivonte që të mos dorëzoheshim, por të punojmë për përparimin e kombit.

Më në fund u krijuan dy shtete shqiptare, me apo pa dëshirën tonë. Ky hap ka kaluar nëpër faza dhe sakrifica, që pjesëtarët e popullit tonë e kanë paguar me gjakun e tyre.

Më mirë se sot nuk kemi qenë kurrë, por nuk duhet të lirohemi sikur asgjë s´po ndodh rreth nesh. Duhet ta pranojmë se po i nënshtrohemi një rreziku, që do të ishte i njëjtë me atë të Ukrainës. Deshëm apo s´deshëm ky është vetëm një shembull tipik dhe aktual.

Serbinë dhe popullin serb asnjëherë, siç do të duhej, nuk i kemi quajtur me emrin e tyre të vërtetë, duke u nisur që fëmijët tanë t´i kursenim nga nacionalizmi dhe racizmi. Fatkeqësisht sa ishte kjo e saktë, aq mund të thuhet se ndoshta do të ishte një rrezik për ekzistencën tonë, sepse gjërat duhet emëruar ashtu siç janë.

Serbia duhet të emërohet me emrin e saj të vërtetë, si shtet fashist(ia kalon edhe fashizmit) dhe populli serb si popull racist, derisa nuk dëshmohet e kundërta. Pa marr parasysh se si sillen ndaj të tjerëve, ndaj shqiptarëve urrejtjen raciste e kanë në shpirt dhe gjakun e tyre. Këtë e dëshmuan edhe me luftën e fundit.

Prapë këtë po e dëshmojnë edhe pas 12 vitesh sabotim të bisedimeve, dhe po shihet se ku jemi. Uniteti i shqiptarëve do ta zvogëlonte këtë rrezik, po kjo është si dobësi e jona kolektive. Ne shpejt i përqafojmë fetë dhe kulturat e huaja deri në asimilim, duke e rrezikuar bërthamën e kombit.

Nuk kemi qeveri dhe nuk kemi udhëheqës shtetëror që mund ta marrin një përgjegjësi të unitetit të përgjithshëm. Ndoshta do të duhej një institucion mbi qeveritar, apo do mbishtetëror, që ta merrte këtë obligim.

Akademia, kisha dhe pushteti serb kanë punuar bashkërisht për t´i pushtuar dhe sunduar të tjerët, e sidomos shqiptarët. Këtë e bëjnë edhe sot.

Shqiptarët janë varur gjithmonë prej të tjerëve për mbijetesën e tyre, prandaj edhe nuk e kanë pasur fuqinë që të punojnë për interesin e tyre, po gjithmonë kanë bërë atë që u kanë thënë dhe servuar të tjerët.

Edhe sot vazhdon po e njëjta formulë, por duhet menduar alternativat, se si ta ndryshojmë gjendjen.

Një institucion i pavarur do të hartonte plane, ide dhe do të grumbullonte të dhëna se si në rast sulmi e rreziku duhet të reagojmë si komb, e jo të shikojmë se si të tjerët do vendosin për fatin tonë. Dikush po qëndron i gatshëm të na e grabit veriun, kurse ne shpresojmë se të tjerët do na e mbrojnë kufirin. Kjo gjithnjë shtrenjtë na ka kushtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat