“Afrika e bardhë“, dhe tranzicioni i saj në “Zajednica“ si përpjekje e re e Serbisë multigjenocidale

Opinione

“Afrika e bardhë“, dhe tranzicioni i saj në “Zajednica“ si përpjekje e re e Serbisë multigjenocidale

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 15 gusht 2023 Në ora: 17:25

Serbia kohë të gjatë e ka shfytëzuar Kosovën si koloni të vetën dhe si „Afrikë të bardhë“, Meqë tani, në ditë e sotme dhe në kontekstin e sotëm politik ndërkombëtar, kolonizimet dhe të gjitha llojet e kolonive si „Afrika të bardha“ janë zhveshur dhe kompromituar shumë keq, tani Serbia e zhveshur dhe e kompromituar me kolonializmin e saj në qendër të Evropës, e ka trilluar idenë tjetër, atë të „Zajednicës“, madje me kompetenca ekzekutive, me të cilën haptazi synon një hap akoma më të madh e më të keq, dhe jo më kolonizim të kompromituar para tërë botës demokratike, por aneksim të plotë të asaj pjese më të pasur të Kosovës e nën emrin „Zajednica“, kinse si pjesë dhe pronë e saj. Pra ta kolonizojë kinse pronën e vetë („Contradictio in adjecto“). Nëse e parafrazojm formulimin epik të ikonës së atdhetarisë shqiptare, Adem Demaçit, atëherë a mos vallë, sërbët e kanë sjellur Kosovën si pjesë të tyre, “në opinga nga Karpatet“?!!

Sërbia nuk njeh urë miqësie si rrjedhojë e pakicës etnike sërbe në Kosovë. Sërbisë i intereson vetëm terreni i ri për kolonizimm dhe ekspansionim të saj. Kështu Kosovën, nëpërmjet të pakicës etnike sërbe, Sërbia akoma e konsideron pikërisht si terren të përshtatshëm për (ri)kolonizim. Për Serbinë pakica etnike serbe në Kosovë kurrsesi nuk konsiderohet si „urë miqësie“, por si „dorë e zgjatur“ dhe mjet për kolonizim të Kosovës. Këtë nuk e themi vetëm ne; këtë e thojnë vetë sërbët. Këtë më së miri sërbët e dëshmojn në kryetezën e politikës sërbe: “Tamo gde je jedan srbin -- tu je Srbija !” (“Aty ku është edhe një serb i vetëm -- aty është Sërbi !”). Nuk mund të shprehet më thjeshtë e më saktë politika agresive e smurë ekspansioniste dhe okupuese e Sërbisë. Pakica etnike, pra, në ideologjinë dhe politikën sërbe, në kundërshtim me tërë botën e lirë demokratike, nuk është „urë miqësie“, por „dorë e zgjatur“ për okupim. Për këtë arsye okupuese Sërbinë e quajnë „e smura e Ballkanit“. Vetëm gjatë luftërave të para ballkanike Serbia ka vrarë më shumë se një gjysë miljoni shqiptarë.

Në konceptimin e Sërbisë, pra, „Zajednica“ është si embrion dhe mandej turr e vrap e drejt, siç është „Republika srpska“ në BH, dhe përgaditje për aneksim. Pikërisht ashtu siç ka thënë Dodik: „Republika Srpska u BH i Srbija bit će jedna država“ (Republika sërbe në BH dhe Sërbia do të jenë një shtet“). Por lufta heroike e UÇK për liri dhe çlirim, gjaku i derdhur i luftarëve dhe ndihma e NATO-s i dhënë fund gjenocidit sërb ndaj shqiptarëve dhe bashkë me lirinë dhe çlirimin e Kosovës i dhënë fund edhe kolonizimit të Kosovës dhe shfrytzimit të saj nga ana e Sërbisë. Shqiptarët duke pushuar dhe ulur në kafenetë flasin sot me ironi për „Zajednica“ si një „Zajebnica“, në kuptimin që Beogradi përpiqet të mashtrojë shqiptarët në Kosovë, edhepse pakica etnike sërbe në Kosovë kanë më shumë të drejta se cilado pakicë etnike tjetër në botë.

Nga perspektiva e raporteve në mes vedi të shteteve fëqinjë, për Gadishullin Skandinavik me të cilat Serbia do të ishte antare e barabartë në BE, është diçka e pa imagjinueshme. Bashkësia Evropiane (BE) duhet të kërkojë nga Gadishulli Ballkanik, si pretendues për antarësim në BE, korrigjim të standardeve të cilat duhet të jenë në harmoni të plotë me ato që ekzistojn në BE, nëse nga BE nuk i lejohet që Sërbia të jetë „dele e zezë“ brenda saj. Këtë kusht kuptohet duhet ta plotësoj krejtësisht edhe Sërbia, meqë Sërbia vetëvetiu nuk angazhohet për civilizim e raporte civilizuese në Ballkan. Përkundarzi, Sërbia është e interesuar për „Ligje të xhunglës“ në Ballkan („i forti e nënshtron të dobëtin“) dhe për një Ballkan të „afrikanizuar“ e me koloni përbrenda, ku Serbia do të ishte prijëse.

Intervenimi i NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vetëm akt shpëtimtar nga gjenocidi dhe tejet human për shqiptarët autokton, por me këtë ajo e ka luftuar anticivilizimin dhe „Ligjin e xhunglës“ në raportet ndërnacionale në Evropë, që do të vlenë në të ardhme dhe ka refleksione në tërë botën si kontribut i NATO-s për civilizimin botëror. Sërbia multigjenocidale me gjenocid të vazhduashëm ndaj fëqinjëve të vetë është shembull negativ unikat në tërë botë. Sërbia është multigjenocidale nga dy aspekte. Është multigjenocidale kohore dhe multigjenocidale nacionale në Ballkan. Së pari, pra, është multigjenocidale nga aspekti kohor, nga ai aspekt i gjenocidit të shumfishët në periudha të ndryshme kohore që kanë zgjatur më shumë se një shekull ndaj kombit shqiptar autokton në Ballkan. Së dyti, si multigjenocidale nga aspekti nacional është aspekti i i gjenocideve jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj disa kombeve tjera fëqinjë të saj. Asnjë shtet në cilindo gadishull evropian apo botëror nuk mund të krahasohet me Serbinë dhe multigjenodin e saj ndaj shteteve të veta fëqinjë. Serbia tërë kohën në ekspansionizmin e vetë nga Pashalluku i Bgd. metodë e ka pasë gjenocidin.

Sërbia gjithmonë ka qenë gjeneratore i krizave në Ballkan, madje në rastin më tragjik për krejt botën, dihet se ka qenë eksluzivisht inicuese e tragjedisë së madhe njerëzore dhe luftës parë botërore. Sot flitet dhe eksiston frika nga Sërbia për inicime të luftërave të reja duke llogaritur në ndihmën që mund ta ketë nga Rusia. Më herët në të kaluarën nuk ka ekzistuar një union i till siç ështtë sot BE dhe prandaj Serbia ka kryer gjenocid lirëshëm dhe ekspansion të gjerë, gjithnjë me përkrahje të rrymës fundamentaliste të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Akademisë shkencave dhe Arteve të Sërbisë (SANU) dhe të Rusisë. Prandaj situata sot nuk është vetëm problem bilateral por është problem ndërkombëtar i implikimit të Rusisë në Ballkan.

Fuqitë relevante evropiane në të kaluarën, pa më të voglin të drejtë, e kanë fragmentuar korpusin e tërësishëm nacional shqiptar ashtu që së pari atë e kanë përgjysuar dhe mandej njërën gjysë prap e kanë fragmentarizuar dhe e kanë shpërndar në disa shtete të Ballkanit dhe me këtë e kanë mundësuar dhe si „një dritë e gjelbërt“ e kanë motivuar Serbinë e cila e ka kuptuar atë si apel për ekspansionim që në një pjesë të këtyre fragmenteve të kryen masakra dhe gjenocide periodike mbi shqiptarët më gjatë se një shekull, pa pasur shqiptarët autokton mundësinë që si tërësi i korpusit nacional t´i kundërvihen tërbimit të agresorit gjenocidal serb. Historia nuk mundet ta mshef këtë padrejtësi ndërkombëtare ndaj shqiptarëve autokton dembabadem në Ballkan dhe as fajtorët e kësaj padrejtësie.

Evropa dhe bota atëherë kanë heshtur, si konfirmim. Heshtjën e kërkon edhe sot Sërbia. Kështu atëherë faktorët relevant evropian, fatkeqësisht duke përfshirë edhe Francën e cila u është bashkangjitur të tjerëve, e bënë më të keqën, përkundër ideve iluministe që përhapshin atëherë në botë pikërisht filosofët e famëshëm françez, që kanë pasë ndikim edhe në Revolucionin Françez (1789), ndër ata edhe filosofi Jean-Jacques Rousseau me porosinë e tij humane tërë botës: „C’est un grand mal que de ne pas faire de bien“ (Është një e keqe e madhe të mos bësh të mirën“).

Aktualisht është një situatë krejt ndryshe në krahasim me të kaluarën. Në arenën botërore janë sot prezent BE dhe NATO të cilat të gjithëve u kanë bërë me dije se do ta mbikëqyrin paqën, poashtu edhe në Ballkan, dhe me këtë është hapur një faqe e re e historisë në marrëdhënjet në Ballkan. Me veprimet e veta Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar mesazh të qartë se SHBA, prandaj dhe NATO, nuk do të tolerojnë më në Ballkan asnjë lloj konflikti të armatosur që do të bëhej në të ardhëme nga Serbia. Vetëm një union i till botëror mund të ndalojë Serbinë nga gjenocidet tjera në të ardhme dhe ekspansionizmin e Serbisë nëpërmjet tyre. Vetëm ashtu dhe vetëm atëherë Serbia „do ta ulë kokën“ dhe do të sillet në mënyrë të disciplinuar si të gjitha shtetet tjera të Ballkanit.

Kërcnimi i Sërbisë me luftë të re në Ballkan është provokimi më i madh që Serbia sot i bënë BE, NATO-s dhe paqës në Ballkan. Presidenti i Sërbisë, Vuçiq, i njohur si Goebelsi i Millosheviqit, kurse sot si Putini i Ballkanit, paraqet rrezik potencial për luftë të re në Ballkan. Lufta sot, në këtë begati gadi prallore të zbulimeve tekniko-teknologjike (ndër ato gjithësesi dallohet interneti) të cilat u ofrojnë të gjithëve mundësi për jetë të lumtur dhe në standard të mirë jetësor, është pakrahasimisht më absurde dhe më e pakuptimt seç ishin luftërat në shekujt e kaluar. Vetëm injoranca ekstreme shoveniste mund të inicoj luftëra të reja okupuese dhe vdekje të ushtarëve. Ligjet ndërkombëtare, në anën tjetër, poashtu garantojn rrugën deri te paqa e përherëshme. Përpjekjet e Sërbisë që të rikthej „kohërat e arta“ të veta koloniale dhe restaurimin e „Afrikës bardhë“ në Kosovë duhet të dënohen rreptësisht nga e tërë bota, ashtu sic duhet të dënohen aneksimet në botë me metoda të keqppërdorimit të pakicave etnike dhe metodave tjera të ndryshme të dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat