Të jesh a të mos jesh?!

Opinione

Të jesh a të mos jesh?!

Nga: Agron Shabani Më: 20 gusht 2023 Në ora: 16:50
Autori Agron Shabani

Çasti ose momenti më i vetmuar dhe fatal në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen ose shkatërrohen përditë, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij në greminën (humnerën) ose shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit.

Thonë se Neroni i rrënuar ose shkatërruar në brendinë e tij, asokohe i detyronte skllevërit ose kasnecët dhe ciceronët e vet, për të shkruar mbi famën, karierën, lavdinë, bukurinë, inteligjencën ose mençurinë e tjj që nuk i kishte.

Ndërkaq, nga inati, urrejtja dhe xhelozia e papërmbajtur ndaj tyre, thonë se Neroni dhe Jul Cezari i përndoqën dhe luftuan Pomeon dhe Mark Antonin deri në Greqi dhe Aleksandri të Egjiptit, saqë nuk iu mjaftoi as "unaza mbretërore" dhe kufoma e Pompeot etj., për të besuar në vdekjen (shuarjen) e tyre.

Gjithashtu, thuhet se Neroni (edhe Jul Cezari) vuanin njëkohësisht nga epilepsia, paranoja, skizofrenia, afazia dhe narkolepsia.

"Mos keni frikë nga ata që ua burgosin, vrasin ose masakrojnë jetën, shpirtin ose trupin tuaj, por, duhet të ruheni dhe të kini frikë nga ata që mund t´ua hedhin në ferr ose në zjarr, edhe trupin, edhe mendjen dhe shpirtin tuaj. (Preludi i "Komedisë Hyjnore" të Dante Aligerit)

Se këndejmi, për dallim të atyre të cilët në krye të herës, janë profilizuar ose identifikuar si lider ose politikan të guximshëm, të pa-korruptuar, të pa-shantazhuar, të kualifikuar, popullor dhe shumë inteligjent që nuk japin ose nuk falin gjithçka (blanco) pa fituar asgjë: Janë disa të tjerë (....) që japin ose falin gjithçka të Kosovës dhe shqiptarëve për një koc ose asht pushteti.

Ndaj, edhe nuk llogaritë më askush në ta.

Në të kundërtën, "ju vuani nëse nuk i merrni të gjitha ato që i dëshironi dhe iu takojnë, ju vuani edhe nëse i merrni të gjitha ato që i dëshironi dhe s´iu takojnë, por, ju vuani edhe nëse i merrni tërësisht ato që i dëshironi dhe u takojnë! Sepse, ju e dini se nuk mund t´i mbani të gjitha ato përgjithmonë. Sidomos ato gjëra që ua keni vjedhur dhe privuar të tjerëve.." "Do thoshte dikur Sokrati, i cili duke i injoruar kërmat ose mbeturinat e shtetit dhe shoqërisë, asokohe piu qetësisht kupën e helmit dhe vdiq si burrë në burgun e Athinës.

Ndonëse, edhe akuzat kundër ti ishin bërë me të lehta.

"Kohë me parë ndodhesha tek kopshti publik ku rrënja e gështenjës (gënjeshtrës) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, edhe kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’ua zu fryma. Kurrë, para atyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë 'të ekzistosh'-përballë kufomave ose të vdekurve për së gjalli!(Preludim nga "Neveria" të Jean Paul Sartres)

Sidoqoftë, epilogu final i dialogut ose negociatave maratonike në mes Kosovës dhe Serbisë, mund të varët edhe nga epilogu i luftës në Ukrainë në kuptimin e asaj se nëse e fiton Rusia luftën e saj imperiale ose apokaliptike kundër Ukrainës: Kosova mund të bëhet cak i hakmarrjeve ose ndëshkimeve të "papritura" të Moskës dhe Beogradit, për shkak të mentalitetit të njëjtë pushtues ose imperialist, si dhe për shkak të lidhjeve të njohura shpirtërore, farefisnore, biogjenetike, gjenealogjike, emocionale, mentale, psikologjike, konspirative, logjistike, ideologjike dhe të tjera të Serbisë me Rusinë.

Ndërkaq, nëse Rusia e humbë luftën e saj imperiale ose kolonialiste në Ukrainë: NATO ja ose Perëndimi, ndoshta do i pajtojnë patjetër Kosovën dhe Serbinë (pa i pyetur fare) për qëllime të ndryshme gjeostrategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Ballkan, të cilat duan studime dhe analiza të thella shkencore ose metodologjike....Duke filluar që nga ngritja ose projektimi i një dige ose "tampon zone" ushtarake kundër Rusisë dhe Kinës në Ballkan, për të vazhduar me administrime ose protektorate të ndryshme ndërkombëtare në Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut etj.. e ndoshta deri në Ukrainë e Rusi?! Kush e di!?

Zaten në këtë prizëm duhet parë dhe kundruar edhe rolin dhe ndikimin e fuqishëm të faktorit gjerman dhe atij anglo-amerikan në çështjen dhe ardhmërinë e Kosovës dhe shqiptarëve.

Kjo për faktin tashmë të njohur se në kuadër të tregut të përbashkët (global) të vlerave, mallrave dhe kapitalit: Politika globale ose universale e marrëdhënieve tregtare, financiare, ekonomike etj..., përveç tjerash ofron ide, teori, njohuri ose dituri të avancuara, robuste dhe korpulente mbi ngjarjet, zhvillimet, sfidat, provokimet, nevojat dhe kërkesat moderne ose bashkëkohore në domenin ose kontekstin e njohur global, interpolar ose interaktiv të kooperimit ose bashkëpunimit të përgjithshëm, së bashku me reformat ose transformimet e përgjithshme politike, diplomatike, financiare, tregtare, ekonomike dhe të tjera.. ku SHBA-së, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Japonia dhe Koreja Jugore e kanë peshën dhe fjalën kryesore në nxitjen dhe stimulimin e zhvillimeve dhe përparimeve të gjithmbarshme shkencore, industriale, tregtare dhe ekonomike në nivel kontinental dhe interkontinental. E sidomos Gjermania si lokomotiva dhe liderja kryesore e BE-së.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër insurbordnues, është tepër e rëndësishme ose relevante njohja dhe kuptimi i ndikimit ose influencës së fuqishme ose enorme të Gjermanisë dhe kapitalit të fuqishëm gjerman në masivin ose kompozicionin e madh të marrëdhënieve ose raporteve të përgjithshme kontinentale dhe interkontinentale.

E mbi të gjithat studimi dhe analiza e njohur strategjike dhe gjeopolitike që kanë për qëllim shquarjen, identifikimin, deshifrimin (dekodimin) dhe artikulimin e strategjisë multipolare dhe interpolare të shtetit dhe kombit të madh gjerman në kuadër të marrëdhënieve globale ose transatlantike.

Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe funksionalizimin dhe institucionalizimin e analizës së njohur strategjike ose gjeopolitike mbi marrëdhëniet e tendosura ose tensionuara në mes Rusisë, Kinës, NATO, BE-së ose Perëndimit, ku Gjermania gjithashtu ka fuqi dhe ndikim të madh kolateral dhe multilateral.

E sidomos në rajonin (regjionin) e tensionuar euro lindorë, juglindorë ose Ballkani...ku Gjermania shihet si kalorëse dhe gardiane e madhe ose titanike e lirisë, pavarësisë, integritetit, zhvillimit, përparimit, aspiratave dhe interesave të njohura të Kosovës dhe shqiptarëve. Plus (+) kroatëve etj.

Ndryshe nga kjo, shihet qartë se Presidenti i ri i Malit të Zi (Millatoviç), për dallim të ish Presidentit historik Gjukanoviç, nuk ndryshon aspak nga Vuçiçi, Daqiçi, Vulini, Dodiku ose Shesheli për sa i përket Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndërkohë që roli, misioni ose funksioni i një politikani ose lideri institucional, shtetëror ose nacional në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, perceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes 'grafikonit' ose 'rubikonit' të njohur të aktivitetit ose 'pleshmërisë së lartë' intelektuale, inteligjentë, profesionale, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimin e një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe etikës së njohur shtetërore, nacionale, institucionale, konstitucionale, intelektuale dhe profesionale në kuptimin shtetit dhe pushtetit si obligim ose përgjithësi e lartë morale, ligjore, intelektuale, profesionale etj.

Në Serbi, Rusi (e ndoshta edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut) ndodhë e kundërta, ku siç dihet, një vend të veçantë zë motivi i stisjes ose gënjeshtrës, dhe ku "arti dhe kultura" e atjeshme shtetërore, nacionale, institucionale, politike dhe diplomatike, sikur paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare në të vërtetë.

Duke i mbuluar (kamufluar), inkurajuar, valorizuar dhe glorifikuar faktorët, indikatorët dhe predikatoret e ndryshëm determinant ose paradigmatik së bashku me kushtet dhe rrethanat e gjithëmbarshme shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), fetare, kulturore, materiale, sociale, ekzistencialiste dhe të tjera përmes "industrisë propagandistike" dhe "opiumit" informativë dhe kabinetik, ku çdo gjë që është e keqe, iracionale, groteske, johumane ose jonjerëzore, stiset, rimohet, ngrihet ose lartësohet me veprimin ose reagimin e njohur qetësues dhe ngushëllues, gjegjësisht, inkarnativo-ataraksionist, duke i paragjykuar, stigmatizuar, urryer, kriminalizuar, demonizuar (satanizuar) dhe fajësuar shqiptarët si armiq dhe fajtor kujdestar për gjithçka.

Duke i mbajtur kështu në jetë strukturat, qarqet, konjukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtet-mbajtëse ose politike përmes "opiumit" ose 'terapive' të ndryshme pseudopatriotike, subkulturore, antipolitike dhe të tjera.

Janë pra tezat e njohura të kulturës institucionale ose politike si ideologji e përbashkët shtetërore, nacionale, historike, ushtarake (luftarake), politike dhe kështu me radhë në shikim ose vështrim të parë.

Por, gjithashtu ato janë edhe stimuj, ide, teori ose një argument i fuqishëm i mashtrimit dhe gënjeshtrës, të cilat në instancë të fundit, kanë një tendencë të dyshimtë dhe tepër transparente për t´u kthyer ose transformuar në kauzalitetit ose ideologji të përgjithshme shtetroee, nacionale, kulturore, politike, diplomatike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, motivet dhe arsyet kryesore të antagonizmave dhe kontradiktave të ndryshme shoqërore ose qytetare, kujtoj se qëndrojnë edhe në konceptet dhe perceptimet e gabuara dhe tepër modeste të artit dhe kulturës politike ose diplomatike të bartur dhe inkorporuar në një "paravan" ose "korpus ideologjikë" që i arsyetojnë dhe justikojnë vazhdimisht "status quo-të", "vakumet", "interegumet", anomalitë dhe patologjitë e ndryshme shoqërore, qytetare, kulturore, informative, politike ose diplomatike, dhe nuk i japin kurrë mundësi dhe drejtësi narrativit dhe impulsit të kundërt të reflektimit dhe reagimit që përmban kultura e lartë shtetërore, nacionale, politike, diplomatike e Perëndimit.

Në këtë "orkestër" ose "celebrim të lartë" politik ose diplomatik, gjithmonë sikur kanë të drejtë absolute sundimtarët e atjeshëm autokrat, dogmatik, demagog dhe hipokrit, të cilët menjëherë e “vejnë dorën në brez ose revole” apo, vejnë dhe dëgjojnë mesazhe, ultimatume ose porosi luftarake ose ushtarake ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe adresën e rivalëve ose kundërshtarëve të tyre patriot, profesional, intelektual dhe inteligjent në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej.

Ndërkohë që rasti ose shembulli i politikës dhe diplomacisë së egër serbo-sllave kundër Kosovës dhe shqiptarëve, sipas politologjisë dhe filozofisë politike, është shembull ose një ilustrim i keq se si fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, fetishizmi, dogmatizmi, shamanizmi, totemizmi, gnosticizmi, agnosticizmi ose klerikalizmi i tepruar fetar, kulturor, politik dhe diplomatik, patjetër çojnë në delirium, dehje, ekstazë, regresion ose iracionalizëm të përgjithshëm individual dhe kolektivë, ku njeriu, populli, opinioni ose auditoriumi i gjerë publik, sikur janë të programuar dhe dirigjuar të pranojnë ose dëgjojnë vetëm një "muzikë" ose "melodi" të njëjte makabre ose funebre, me helmime ose toksinime ultranacionaliste, shoviniste, kleronacionaliste, pseudofetare, kontrakulturore, konceptuale ose ideologjike në kohë dhe hapësirë, e cila, pos tjerash ndikon, reflekton, penetron, interferon dhe kontribuon edhe në riciklimin dhe përforcimin e status quo-ve, parullave, pamfletëve, sloganeve ose recidivëve të ndryshme reaksionare, paradoksale, pllakatime, ataviste ose anakronike në formën ose profilin e luftës kundër shqiptarëve si një fat i paevitueshëm individual dhe kolektiv për mbijetesën ose ekzistencën e serbo-malazezëve ose sllavo-maqedonasve etj. Çudi.

Se këndejmi, po t'iu referohesh formulave, doktrinave ose strategjive të fshehëta ose top sekrete të Rusisë, Serbisë etj...del se sulmi, invazioni ose "lufta e papritur" (e pashpallur) -kundër Turqisë, Arabisë Saudite ose ndonjë shteti të madh mysliman ose islamik: Do e nxirrnin Rusinë "faqebardhë" nga lufta e saj kriminale, gjakatare dhe apokaliptike kundër Ukrainës! Ku nuk është e përjashtuar edhe mundësia e përdorimit të armëve nukleare ose atomike kundër turqve, arabëve, shqiptarëve etj.

Ndonëse, edhe Tirana zyrtare ka respekt dhe simpati të posaçme ndaj rusëve, serbëve etj. Thonë se rusët dhe serbët i kanë shkolluar dhe përgatitur dikur në akademitë e tyre ushtarake dhe të tjera.


Bile, Edvin Rama dikur iu tha ballistëve ose djathtistëve shqiptar:" Ne së bashku me rusët, iu kemi mundur dikur juve së bashku me nazifashistët gjatë LDB-së! Çfarë po kërkoni me tepër! Trusni!"

Ndaj, pa u zgjatur ose thelluar me tepër në moçalin ose kënetën agjituese ose propagandistike të Kosovës dhe Shqipërisë, personalisht kam dyshime të "pajustifikuara" mbi politikanët ose "patriotët “e ndryshëm "shqiptar" ose kosovar, të cilët mund të jenë agjent, spiun, linçues, kolaborator, mercenar dhe manipulues të përkryer.

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjerë e influencave, ndikimeve, reflektimeve, interferimëve dhe referimeve të ndryshme interaktive, eksterne ose eksplikative të Tiranës zyrtare në fatin dhe çështjen e Kosovës, kanë një dimension dhe karakter të gjerë konstelacional dhe multilateral.

Ndaj, duhet gjetur formën dhe mënyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur studimeve dhe analizave të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, edhe vlerat, parimet, postulatet dhe aspiratat e njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, koniukturale, nomenklaturave, ideologjike, financiare, tregtare, ekonomike, industriale, teknologjike etj.

Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e studimit ose analizës së njohur filozofike ose politologjie në raport me nderin, moralin, edukatën dhe kulturën e politikës dhe diplomacisë shqiptare.

Kultura është frytë i arsyes dhe ndërgjegjes së lartë njerëzore ose qytetare, ndërkaq, arsyeja, vetëdija, edukata dhe kultura e njohur njerëzore, shtetërore dhe nacionale, janë frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore, qytetare, kulturore, politike, ekonomike, industriale ose teknologjike, siç janë shoqëritë e larta në SHBA-së, Gjermani, Britani të Madhe, Itali, Francë, Japoni dhe kështu me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat