Asgjë e Papritur

Opinione

Asgjë e Papritur

Nga: Milazim Maraj Më: 24 shtator 2023 Në ora: 22:52
Autori Milazim Maraj

Sot në veri të Mitrovicës pati sulme terroriste serbe. Nuk ishin fare të papritura. Situata ishte vlerësuar nga organet kompetente të sigurisë të Republikës së Kosovës. Serbia shtet kriminel i përkëdhelur nga BE në veçanti nga dy emisarët e fundit Borell dhe Lajçak dhe të përkrahur nga 27 përfaqësues të shteteve të BE. Të gjithë janë të njoftuar për çka ka bërë në Kosovë jo vetëm para dhe në luftë por edhe pas lufte që nga viti 2000. Borrell edhe sot dha një deklaratë pas lajmit që u vra një polic shqiptarë dhe u plaguan dy të tjerë edhe pas këtij rasti; ku krahasoj terroriste serb me policinë e Kosovës që po mbronin rendin dhe ligjin; barazoj terroristet me policët e Kosovës. Ndoshta edhe këtë e kanë lexuar 27 shtete demokratike të BE.

Ndoshta arsyeja do ta zënë vendin e ndjenjës. Shteti i krijuar artificialisht nuk mund të ekzistoi në demokraci sikur nuk ka mundur të ekzistoi BRSS dhe RSFJ. Andaj orvatjet e Evropës dhe SHBA për ta demokratizuar një shtet të krijuar nga krimet dhe të mbajtur me krime është e kotë. Madje edhe më keq një shtet kriminel të njohur me shekuj por të pa ndëshkuar kurrë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që ka bëre. Sulmet ishin të përgatitura. Njoftimi për ndërkombëtaret për shndërrimin e kishave serbe në depo armesh ishin bërë që sa kohë, por u nënvlerësuan, nuk u kontrolluan nga KVOR dhe EULLEKS, apo bashkë me policinë e Kosovës. Kurse Policia e Kosovës nuk kishte kontrolluar për të mos e ngritur tensionin e i cili përdorët nga Serbia tash e 24 vite në Kosovë.

Kryetari kriminel i shtetit kriminel nuk u deklaruar me herët. Sikur zakonisht ju dashtë të përgatiste një gënjeshtër me profesionale, për të bindur opinionin ndërkombëtar për ndonjë sulm në Kishën e quajtur serbe, apo për të bërë presion pakicës serbe në Kosovë. Më këtë gënjeshtër sillet që shumë vite dhe e shet ku i shitet. Për fat të keq disa misionar këtë gënjeshtër e Serbisë e përdorin për të pas një akuzë për shqiptaret apo Qeverinë Kosovës me qellim të balancimit të problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Akuzohet Albin Kurti për sulmet terroriste që Serbia ia bënë Kosovës që nuk e pranon përsëri shtetin Serb.

Serbia sulmoj serbët e Kosovës, i kërcënon, ua djeg makinat me regjistrim të Kosovës. U djeg, shtëpitë, lokalet afariste, i linçon dhe i vret. Për të gjitha këto Kosova ka argumente të mjaftueshme. Por Misionaret e BE kërkojnë të mos lëndohet Serbia, të mos hidhërohet Vuçiqi, sepse Serbia ka me shumë popullatë serbe së Kosova shqiptarë. BE nuk vlerëson dhunë dhe gjenocidin e heshtur të Vuçiqit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Atje janë 130.000 shqiptarë të shtypur, të anatemuar dhe që ju shlyhen adresat pa ndërprerë që të mos kthehen nga shtetet e perëndimit ku punojnë përkohësisht, pasi që në vendin e tyre të okupuar nga Serbia nuk u krijohet mundësi për punë. Vuçiq sot nuk ju drejtua kombit serb për të përfunduar planin e vet kriminel, nga se nuk i shitej gënjeshtra.

Doli me një konferencë për media duke u shfajësua që krimin nuk e kishte organizuar ky. Kjo ndodhi pasi që projekti terrorist i dështoj, fal profesionalizmit dhe përkushtimit patriot të Policisë së Kosovës. Kriminelet e Vuçiqit vranë një policë shqiptarë dhe plagosën dy të tjerë por me gjithë përgatitjet me ekspert serb dhe ruse nuk përballuan Policinë e Kosovës. Në këtë aksion terrorist që zgjati tërë ditën të dielës 24.9.2023 në Manastirin e Banjskes mbetën të vrarë dhe të plagosur edhe disa terrorist, disa u plaguan dhe disa u arrestuan, disa arritën të ikin, duke lënë pas vetës sasi të madhe të armatimit, vetura të mbushura me armatim dhe municion dhe aso të blinduara etj. Në Kishë po ashtu policia e Kosovës gjeti municion dhe armatim të fshehur në muret e Kishës. Çka është tani Kisha serbe?

Trashëgimi kulturore serbe. Nëse është kështu kjo është kultura serbe. Vrasje, dhunime, plaçkitje! Nëse është shtëpia e zotit; kush është zoti i serbëve? A është kjo shtëpi e zotit apo e dreqit? Serbia tani duhet të i bëjë zgjedhjet sepse krimineli Vuçiq nuk mund të shet më rrenat e tij. Por Serbia nuk mund të demokratizohet kurrë para se të ndëshkohet për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Orvatjet ndërkombëtare për ta futë në BE kështu si është apo si do të gënjej që do të bëhet janë të kota. Këto orvatje do të prodhojnë luftë të ardhshme, nëse jo në Kosovë, do ta bëjë në Mal të Zi ose në Bosnje. Serbia është krijuar për të zgjeruar Botën ruse dhe nga ky qellim Rusia nuk tërhiqet. Nesër do të del me ndonjë gënjeshtër të sofistikuar nga AASHS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat