Sulmi në veri të Kosovës, i demaskoi Serbinë terroriste dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq

Opinione

Sulmi në veri të Kosovës, i demaskoi Serbinë terroriste dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq

Nga: Rexhep Torte Më: 24 shtator 2023 Në ora: 22:56
Autori Rexhep Torte

Sulmi terrorist dhe vrasja e policit të Kosovës në detyrë, dëshmon qartë se Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq duhet të ndëshkohen me ashpërsinë më të mdhe. ashpër dhe jo të lazdrohen.

Qëndrimi i papërgjegjshëm pro serb i Antony Blinkenit-Sekretar i Departamentit Amerikan të shtetit dhe i Gabriel Escocarit të dërguarit të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, si edhe qëndrimi i papërgjegjshëm pro serb i Joseph Borrellit-Shef i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, dhe qëndrimi i papërgjegjshëm pro serb i Miroslav Lajçakut-emisarit të BE-së në dialogun Kosovë Serbi, janë shkaku i vrasjes e Afrim Bunjakut policit rreshter të Kosovës dhe i plagosjes së një polici tjetër, nga bandat e armatosura serbe në Banjska të Zveçanit kah ora 3 pas mesnate më 24 shtator 2023.

Vrasja e policit Afrim Bunjaku që pikëlloi familjen, gruan dhe tre fëmijët e tij dhe opinionin Kosovar e mbarë shqiptar, ttregon paaftësinë e KFOR-it, EULEX-it dhe sidomos të të Departamentit Amerikan të Shtetit e të BE-së, të cilët në vend që ta detyrojnë Serbinë gjenocidale t’i zhbëjë strukturat paralele ilegale serbe dhe grupet e armatosura ilegale serbe “Severna Brigada”në Veri të Kosovës, të cilat i ka themeluar dhe po i armatos Serbia, ato me arrogancë maksimale kërkojnë që Kosova ta themelojë Asociacioni e komunave serbe, që ka për qëllim shkatërrimin e shteti të Kosovës, bile edhe duke e sanksionuar padrejtësisht Kosovën.

Prof. Daniel Server dhe shumë analistë dhe njohës së shquar të situatës në Ballkan, në vazhdimësi po sugjerojnë se fillimisht duhet të ndodh njohja reciproke Kosovë-Serbi dhe në fund të shikohet e të themelimi i Asociacionit, sepse ndryshe kurrë nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Përgjegjësia e vrasjes së policit Afrim Bunjaku bie edhe mbi partitë opozitare në Kosovë, PDK, LDK, AAK, të cilat me indiferentizmin e tyre ndaj situatës në veri të Kosovës, nuk janë vënë përkrah Qeverisë së Albin Kurtit, por me deklaratat dhe sulmet e pabaza ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, më shumë e inkurajojnë Serbinë gjenocidale se sa që e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Opozita në Kosovë duhet me veprime konkrete ta tregojë atdhedashurinë e saj për Kosovën dhe jo me lot krokodili.

Alicia Kearms-deputetja e Mbretërisë së Bashkuar, kishte shumë të drejtë kur kohë më parë deklaroi se Manastiret Ortodokse në veri të Kosovës janë vend strehime ku bandat e armatosura ilegale serbe i fshehin armët e tyre.

Kjo deklaratë e Alicia Kearms ishte mbi bazën e dokumenteve të KFOR-it Britanik, dhe u dëshmua edhe sot kur vrasësit e armatosur e të maskuar serbë të policit të Kosovës mëngjesin e datës 24 shtator 2023, u barrikaduan pikërisht në Manastirin Banjska te Zveçani.

Kosova ka nevojë për atdhedashuri, e jo për tradhti

Për Kosovën do të ishte vetëvrasje nëse u besohet tradhtarëve, hajnave, të korruptuarve multi milionësh si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi dhe tërë atyre në PDK që janë si këta, pasi kjo parti aspak nuk është reformuar dhe distancuar nga e kaluara.

Për Kosovën do të ishte vetëvrasëse nëse u besohet tradhtarëve, hajnave, dhe të korruptuarve si Isa Mustafa, Edita Tahiri, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe tërë atyre në LDK që janë si këta, sepse kjo parti aspak nuk është reformuar dhe distancuar nga e kaluara e dëshme pë Kosovën.

Në përkujtim të vrasjes tinzare të kolonel Ahmet Krasniqi, vetëm Familja e Haki Imerit, e verimtarit të vrarë të LDK-së, doli në mënyrë dinjitoze me deklaratën e saj se, Kolonel Ahmet Krasniqi u vra me urdhër të SHIK-ut.

Për Kosovën do të ishte vetëvrasëse nëse u besohet AAK-së dhe tradhtarit, hajnit dhe të korruptuarit si Ranush Haradinaj, i cili po përkulet çdo ditë para lapidarëve të dëshmorëve trima të UÇK-së që e dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës, ndërsa të gjithë e dine se Ramush Haradinaj u bë multi milioner i pas luftës, dhe mendon e ëndërron se duke i përkujtuar dëshmorët e lirisë, do ta mashtrojë popullin e Kosovës, me shpresë që sërish të kthehet ta udhëheqin Kosovën, edhe pse mbi të rrëndojnë akuza të shumta për hajni, korrupsion dhe keqqeverisje që Malit të Zi ia fali 8 mijë e 400 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Thëniet filozofike popullore shqiptare, ”Mos e beso as këmishën e shtatit”, dhe “Pyet dyzet vetë e vendos si mendon vetë”, janë amanetet dhe udhëzimet e postulatet më të çmuara vigjilente mbarë kombëtare shqiptare , që kombi shqiptar i ka përcjellë shekull pas shekulli dhe brez pas brezi, si paralajmëruese për tu mbrojtur nga e keqja, sepse përbërësit e gjakut shqiptar janë fisnikëria, besa, dhe burrëria, virtyte që nuk i ka as një komb tjetër në botë.

Këto dy shprehje filozofike popullore shqiptare janë udhërrëfyes që Kosova dhe kombi shqiptar duhet t’i ndoqën me përkushtim dhe besnikëri në përballje me sfidat dhe pengesat që po ia krijojnë edhe sot të tjerët dhe të huajt në rrugëtimin paqedashës.

Ky rrugëtim i Kosovës dhe i kombit shqiptar në shekullin e 21 na ka vënë para shumë udhëkryqeve vendimtare për Kosovën dhe kombin tonë të vrarë, të masakruar, të përçarë e të copëtuar, të detyruar padrejtësisht që të jetojmë në trojet tona, por në pesë shtete fqinje.

Kosova dhe zhvillimet brenda në Kosovë dhe jashtë saj janë shembulli më i mirë që duhet të na vetëdijësojnë dhe të udhëzojnë për në rrugën e vërtetë që duhet ta ndjekim për t’i dalë zot Kosovës, dhe të drejtës sonë kombëtare shqiptare në këto turbulenca gjeostrategjike dhe armike për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët.

Aferat korruptive në FBI në SHBA dhe dhe në BE janë tregues të krizës morale

Mediat prestigjioze amerikane këtyre ditëve e informuan opinionin se McGonigal-Zyrtari i lartë i FBI-së amerikane, para drejtësisë amerikane e pranoi tërë fajësinë se ka qenë në lidhje të ngushtë korruptive me dy shqiptarë miq të Kryeministrit Edi Rama, dhe që për përfitime materiale e ka keqpërdorur besimin që ia kishte dhënë FBI-a.

Mediat prestigjioze amerikane këtyre ditëve e informuan opinionin se senatori Bob Menendez-Kryetari i Komitetit në Senatin amerikan, akuzohet për lidhjet e tij korruptive me Egjiptin, dhe se kërkohet largimi i itj nga ky funksion.

Kohë më parë mediat informuan edhe për Euro deputeten greke, e cila gjithashtu akuzohej për pjesëmarrje në aferën financiare korruptive Katargej.

Ky është një tregues i fuqishëm se nese edhe BE-ja vendoset në një dioptri hetuese prestigjioze dhe serioze , me siguri do të dalin në dritë edhe shumë afera tjera korruptive.

Shembulli më i mirë për këtë është Kosova dhe e drejta dhe e vërteta e saj, që tashmë më shumë se 10 vitë po nëpërkëmbën në dialogun Kosovë-Serbi, duke filluatr nga Ketrin Ashton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, e gjer te emisarët aktualë Joseph Borrel e Miroslav Lajçk nga BE-ja dhe Antony Blinken dhe Gabriel Escobar nga SHBA-të, të cilët me një arrogancë imponuese e urdhëruese, me të gjiha mënyrat përpiqen ta ndihmojnë Serbinë gjenocidale dhe ta dëmtojnë Kosovën.

Do të ishte me vend që Qeveria e Kosovës ta ndërpret tërësisht dialogun Kosovë Serbi, derisa të zëvendësohen me diplomat dinjitozë e korrektë Joseph Borrell, Miroslav lajçak dhe Gabriel Escobar, të cilët duke e mbështetur padrejtësisht Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, e turpëruan demokracinë botërore dhe moralin e karakterin mbarë njerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat