Skenarët e terrorizmit serbosllav vazhdojnë!

Opinione

Skenarët e terrorizmit serbosllav vazhdojnë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 25 shtator 2023 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Dje, terrorrizmi i politikës serbe i muar jetën policit tonë të dashur, Afrim Bunjakut!

Ngushllime të përzemërta për familjen dhe tanë Kosovën!

Lavdi për jetë e mot heroit të kombit!

Vërtetë, nga Serbia e Vuçiqit, nuk pritet diçka njerëzore, ndoshta edhe barbari të një autoterrorizmi!

Ata si duket paskan mendua se tanët do të sulmojnë manastirin!

Është për të dyshue se shumë lehtë ka mund të ndodhë diçka e përafërt me skenarin e Pandës së vitit 1999, kur bishat vranë 6 të rinjë të nacionalitetit të vetë!
Pra,mendja e sëmurë e kësaj politike, ëndërron vetëm faqe të zeza, ndoshta edhe sakrifikimin e farës së vetë, gjegjësisht ndonjërin nga klerikët ose pelegrinët e ndonjë kishe ortodokse, me të vetmin preteks për të fajësua shtetin e Kosovës dhe për të kërkue favore të tjera politike përmbrena shtetit tonë!

Krahasimet e Vuçiqit me barrikadimin e heroit tonë mbarë kombëtar, Adem Jasharin nuk ishin të rastësishme!

Nga ky mentalitet pritet gjithçka, sepse bishat nuk ngopen as nga gjaku i vetë, politikë kjo e mirënjohur serbosllave!

Raportet e pëhershme hegjemoniste në mes të kishës ortodokse dhe shtetit, janë alibi e besueshme për të mos dyshua në llojin e “skenarit vetëvrasës” sepse ortodoksia pansllave është këmbë e krye në shërbim të qëllimit hegjemonist pansllav! Nuk është hera e parë që këta mirren me këto xehe, me këta flamuj të inskenimit të rrrejshëm.
Rrugëtimi  i politikës serbosllave mbi kurrizin e fesë ortodose si qëllim për të zhdukë, shkatërrue dhe asgjasue fqinjët, është sëmundje e vjetër e gjelatit, por të shpresojmë se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë u ngopën dje me djallëzinë e djallit të Millosheviqit!

Një daulle e zëshme edhe për politikanët e shqiptarisë që të kuptohen si vëllezër se bashkimi bën fuqinë, për të shkua përpara!

Është koha e fundit për tanë botën demokratike që të kuptojnë këtë “dhelprën e Ballkanit”, dhe djallëzitë e ngjizura me kishën ortodokse, veprime këto të cilat kan marrë dhenë për të keq! Në Kosovë, kishat ortodokse janë të Vatikanizuara. Aty prehet dhe qepet politikë tinzare djallëzore, por asnjëherë qiellore!

Në vitin 2020 kishte jo më pak se 2000 kongregacione të krishtera ortodokse nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu shkruan Abc-nyheter e datës 24.09.2023.

“FBI thuhet se ka paralajmëruar kongregacionet e krishtera ortodokse ruse dhe ortodokse greke për përpjekjet e mundshme të spiunëve rusë për të përdorur kishat e tyre për rekrutim dhe informin të hollësishëm për Kremlinin!

Sipas alarmit të FBI-së, njërit shtetas rus i   konfiskuen dokumente dhe dosje për punonjësit e kishava, duke përfshi shënime të detajuara biografike edhe për anëtarët e familjeve që mund të përdoret për të ushtruar presion ndaj punonjësve të kishës që të marrin pjesë në operacionet e spiunazhi
t, shkruan Newsweek”!

Djallëzitë e tyre nuk kan fund, prandaj deshifrimi i problemit parandalon këto veprime monstruoze me rrënjë edhe në Ballkan! Një kontroll e shërbimeve tona intelegjente është e mirëseardhur për të demaskue “qiellësinë mesjetare të barbarisë ortodokse serbosllave”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat