Vuçiqi, gënjeshtar i dështuar

Opinione

Vuçiqi, gënjeshtar i dështuar

Nga: Milazim Maraj Më: 25 shtator 2023 Në ora: 23:25
Milazim Maraj

I dështoj gënjeshtra dhe projekti terrorist

besimit që ky është gënjeshtari më e madhe në Evropë sot dështoj. Po kështu thotë fjala e urtë; Rena i ka këmbët e shkurtra, kjo nuk vlente për Serbinë. Nga se ende pa u zbuluar rrena e parë kjo e përgatiste të dytën kështu që e para nuk ishte më aktuale. Çka deklaroj Vuçiqi sot?

• Sulmuesit nuk ishin nga Serbia.

• Kujt i duhej vrasja e një polici?

• Sulmuesit nuk kishin uniformë serbe as të ushtrisë as të policisë.

• Armët e tyre nuk ishin të Serbisë.

•Popi serb deklaroj që me autoblindë janë futur brenda në oborrin e Kishës, na jemi në

•Konviktin e kishës, që do të thotë ky nuk ka ditë gjë për këtë punë.

• Janë pesë pelegrin nga Novisadi që kanë ardhur në kishë për pelegrinazh.

Zbulimi i gënjeshtrës:

• Sulmuesit nuk ishin nga Serbia. Ky e diti kur ende nuk janë bërë publik emrat e terroristëve të vrarë? Pse nuk deklarohej me herët që Serbia nuk ka lidhje me këtë sulm deri sa i lajmëruan kush është vrarë. •Kujt i duhej vrasja e një polici? Tregohet i pa kënaqur me numrin e policëve shqiptarë të vrarë.

• Si e diti çfarë uniforme kanë pas terroristet? Nëse nuk e ka ditë kur janë nisë për këtë aksion terrorist? Për këtë kërkonte të hiqej njësia speciale e policisë së Kosovës nga Veriu i Mitrovicës.

• Si e mori vesh ky çfarë armesh patën këta terrorist? Këtë asnjë fëmijë tre vjeç nuk e beson. Uniforma nuk ishte as e policisë dhe as e ushtrisë serbe thotë Vuçiq. Për këtë e dinte se çfarë uniformash kanë pas terroristet, që donin të kryenin aksionin dhe të iknin. Por ja që ndodhi tëmbetën në këtë aksion të pa nevojshëm dhe shumë të turpshëm. Popi serb i kalitur për gënjeshtra nga Nivisadi ka pas pelegrinët në kishë. Si qëlluan kur të vijnë pelegrinët të ndodhë aksioni? Pse këta pelegrin paskan ardhur pikërisht nga zona e kontrollit të Radojçiqit dhe Veselinoviqit? Popi që nuk paska lidhje me këtë punë, si ishte futur armatimi brenda në kishë, e ky fare nuk e ka ditë? Pastaj armatimi është fsheh edhe nëpër mure të kishës dhe popi prapë nuk e ka ditë. Paramendoje popi nuk e ka ditë, së në kishën ti po grumbullohen arë kurse nga Londra kanë lajmëruar se armët po bartën me autoambulancë dhe po deponohen në kisha. Këta pelegrinët që ishin brenda dhe disa pelegrin tjerë që ishin jashtë komunikonin me radiolidhje për situatën si po zhvillohej. Kurse Vuçiq i pafajshëm e ka dëgjuar policët e Kosovës duke qeshur dhe nuk iu kanë dhënë ndihmë terroristëve të plagosur serb. Si arriti ky që nuk ka pas lidhje me këtë punë të i dëgjoj policët shqiptarë duke qeshur? A ka të qeshur serbisht dhe shqip; apo ky njerëzit që i ka dërguar i njeh aq mirë sa që edhe të qeshurën ua një dhe di mirë se terroristet e tij, nuk kanë qeshur.

•Vuçiq e dinte se ndoshta janë vrarë katër terrorist deri sa Policia e Kosovës nga vendi i ngjarjes deklaroj për tre te vrarë. Ndërsa opinionit serb ju drejtohet “dhembje” janë vrarë tre serb të Kosovës ndoshta janë katër. Aksioni i policisë së Kosovës është pikërisht gjuha që Vuçiq dhe Serbia e tij kriminale e kupton pa përkthyes. Madje kjo është e vetmja gjuhë që e kupton krimineli. Ngushëllime familjes Bunjaku. Ju lumtë! për edukatën që i keni dhen birit tuaj Afrim Bunjaku dhe qëndrimin tuaj burrëror që e kini sot në këtë ditë të vështirë.

Shërim të shpejt policëve tonë trima. Jeni krenaria jonë kombëtare. Ndërsa Vuçiq ka për obligim të ju kërkoj falje familjeve të terroristëve të vrarë, nga se ky i ka dërguar në këtë rrugë pa krye. Ky i ka inkriminuar ata kanë pas mundësi të jenë të lirë dhe të qetë pranë familjeve të veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat