Terroristat serbë i përdorin kishat dhe manastiret e tyre si fortifikata mbrojtëse dhe depo armatimi

Opinione

Terroristat serbë i përdorin kishat dhe manastiret e tyre si fortifikata mbrojtëse dhe depo armatimi

Nga: Dedë Preqi Më: 26 shtator 2023 Në ora: 10:22
Dedë Preqi

Ndoshta si askund në botë nuk do të ndodhte që objektet fetare, apo të kultit ku zhvillohen dhe celebrohen ritet brenda tyre, ato i shfrytëzojnë edhe si fortifikata mbrojtëse dhe si depo të armatimit, kjo ngjanë ndoshta vetëm te populli serb, sikur në veri të Kosovës.

Në fillim mund të shtrohet pyetja ; kush do ta pëlqente këtë lloj organizimi në mënyrë të jashtëligjshme në këto forma paramilitare e terroriste, brenda një shteti demokratik dhe të armatosur me armë të ndryshme të rënda e moderne, kundër shtetit dhe institucioneve demokratike të këtij vendi, duke sulmuar e vrarë forcat e rendit dhe të sigurisë nga radhët e policisë së Kosovës.

Para kësaj ngjarje terroriste serbe në fshatin Banjskë, ku vritet rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ishte parë një lëvizje e ushtrisë së Serbisë, nga Kraleva në drejtim të Rashkës, që gjindet jo largë kufirit me Kosovën, dhe kjo lëvizje dëshmon se ishte një marrëveshje dhe e planifikuar e Vuçiqit, të shkakëtojë një organizim të tillë në Kosovë, e që edhe vetë e kishte paralajmëruar më herët se mund të ketë një konflikt të ri në veri, e  që del në pah para botës dhe përmes kësaj forme terroriste.

Por, ajo që është më shqetësuese për një shoqëri të tillë njerëzore, ku edhe elementet fetare vëhën në favor të kësaj lëvizje dhe të lidhur ngushtë me këtë lloj terrorizmi, kur brenda manastirit dhe për rreth tij gjinden një sasi e madhe e armëve të lehta e të rënda luftarake, që ka domethënjën e një bashkëpunimi edhe me këto institucione fetare, të cilat në kohën e luftës së fundit në Kosovë, Kishat ortodokse dhe manastiret serbe e luanin rrolin e tyre të veçantë, ku përveç që i bekonin ushtarët serb për të luftuar kundër popullit shqiptarë, ata gjejshin edhe strehim për tu mbrojtur në këto objekte fetare serbe.

Vuçiq e quajti gënjeshtare edhe deputetën britanike z, Alicia Kearns, e cila pat thënë se, në kishat ortodokse serbe në Kosovë, po kontrabandojnë me armë nga Serbia, që i sjellin përmes autoambulancave të tyre, këtë ia kanë thënë ushtarët britanik të po sa ishin ardhur nga shërbimi i KFOR-it, në Kosovë, të cilët janë në dijëni për një gjë të tillë, që do të thëtë se,  linja e kësaj situate po fshihet dikund thellë nga një lidhje në mes shërbimeve sekrete të Serbisë dhe pjesës tjetër, që e favorizojnë këtë organizim.

Ky rrezik i kërcënohet gjithë popullit të Kosovës, që rritet në përpjestim me politikat e Serbisë, të cilat në përbërjen e tyre kanë elemente kriminale dhe terroriste, duke e përkeqësuar stabilitetin e këtij vendi, dhe në këto rrethana sa do që Kosova, do të shfrytëzonte kapacitetet e veta duke u bërë ballë fundërrinave të tilla kriminale të Vuçiqit, por pa ndonjë trysni të bashkësisë ndërkombëtare në veçanti të SHBA-ve, ndaj Serbisë, në Kosovë, nuk do të ketë qetësi dhe stabilitet.

Nuk është e lehtë të pranohet kjo gjendje e tmershme në ditët e sotme të lirisë dhe demokracisë të kësaj shoqërie, dhe në vend të perurimeve të ndojnë projekti zhvëllimor dhe qenësor të këtij vendi, këto ditë shpallet ditë zie dhe ngushëllimi për zyrtarët e saj policor, të rënë në krye të detyrës, që janë vrarë nga terroristët serb të orkestruar nga Vuçiqi dhe fundërrinat e Millosheviqit.

Përveç të tjerave, si edhe ngjarja e fundit duhet të reflektojë fuqishëm në drejtim të Institucioneve ndërkombëtare, por edhe vendore ndaj politikave dhe shkakëtarit të kësaj situate, që duhet të trajtohet me një përkushtim më të madh dhe serioz, por jo në të kundërtën, duke e lënë fajtorin të veprojë ashtu sikur është duke ndodhur, përndryshe përmbyllja e dialogut me agresorin serb nuk do të përfundojë asënjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat