Fundi i kastës drejtuese të opozitës

Opinione

Fundi i kastës drejtuese të opozitës

Nga: Ilir Levonja Më: 26 shtator 2023 Në ora: 15:21
Ilir Levonja

Kuksi shënoi fundin e një pritshmërie sociale e cila në një apo tjetër mënyrë është totalisht peng i grupeve të interesit, dhe jo e frymës opozitare. Vulosi faktin zgjedhor se, nuk është e mundur të fitosh me kasta grupesh të ndarë, në kohën kur baza është e bashkuar. Sado të bësh thirrje për legjimitet selie, vule, a partie..., me faktin tjetër se ky është me ne dhe ky me ata, nuk arrin kurrë të përmbysësh një manekin dhe jo më një diktator si Edi Rama.

Së pari kasta ka vrarë bazën me etiketa, pavarsisht rreshtimit ata në thelb janë demokratë. Por që sot e urrejnë njëri-tjetrin, e shajnë njëri-tjetrin, e fyejnë njëri-tjetrin, madje nuk kanë më besim tek njëri-tjetri. Edhe pse e dinë mirë që ishin, janë dhe do vdesin demokratë, kasta i ka përçarë. I ka dënuar të hanë njëri-tjetrin, për rrjedhoj edhe të humbin. Kasta është thjeshtë një kaba metali, një lokomotivë e cila fare mirë mund të hapi krahun, por nuk e bën. Vazhdon denoncon diktatorin, megjithëse janë kthyer prej kohësh edhe vet në mini diktatorë. Fryma janë vagonët që jetojnë edhe falas. Fryma e bazës, të paktën nën atë që quhet sharm politik apo prirje politike. Se demokrat nuk të bën as Sali Berisha dhe as Lul Basha, demokrat je prej gjakut dhe ashtit. Nuk të bën as tesera, por liria e të menduarit. Kuksi apo koha vertetoi se nuk mund të fitosh as me denoncime qofshin këto edhe me promovime librash nga krimet elektorale, as me ankesat në kancelaritë e Europës. Kuksi mbylli siparin e një dështimi total të jo vetëm dy njerëzve, dy drejtuesve, por edhe bjerrjen e mëtejshme të asaj fryme në bazë.

Njerëzit janë të lodhur tashmë dhe duan një tjetër dritë a shpresë. Për më tepër nuk duan diktat, nuk duan katapultime, eja ti prej kryeqyteti dhe na qeveris ne në provincë. Pasi qeverisja nuk është dhe nuk bëhet si me shitblerjet e futbolllistëve. Që vinë gjejnë gati një apartament, një dashnore, një lokal falas dhe rrogë të majme. Kuksi e vertetoi këtë mjaft mirë edhe tek rezultati i kandidatit që fitoi. Qeverisja lokale është e atij që është po provincial dhe autokton aq sa është gjindja vet.

Mund t’ia hedhesh ndonjehere, kur je në pushtet, por jo në opozite. Eshtë naive të mendosh se një diktator si Edi Rama do hapi krahun një ditë. Shqipëria tashmë është kthyer në vijën e startit të viteve 90-të. Dhe e vetmja indicje që mund ta shpëtoj është kalbja përbrenda e pushtetit. Ashtu siç ndodhi me diktaturën.

Një lloj majisje a kalbëzimi nga ikja maleve për në Greqi dhe arratisja me ambasadat dhe anijet. Por kjo duket se nuk ka për të ndodhur për shkak se pushteti i këtij diktatori ka pa fund para, ka financime me shumicë, mund të blej gjithçka ashtu sikur edhe e ka bërë. Skandalet mbulohen me skupe të reja dhe opozitarizmi sa vjen e bjerret. Por nuk bën përjashtim edhe fakti që, mund të ketë blerë edhe kastat drejtuese që thonë vetëm kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat