Sfidat e Kosovës përballë Serbisë dhe Shqipërisë!

Opinione

Sfidat e Kosovës përballë Serbisë dhe Shqipërisë!

Milaim Nela Nga Milaim Nela Më 26 shtator 2023 Në ora: 18:55
Vuqiq dhe Rama

Pas konferencës për shtyp të ministrit Sveçla dhe të parit të policisë së Kosovës sot mund ti nxjerrim disa përfundime më të kthjellta!

1. Arsenali i stërmadh i armatimeve duke filluar nga ato të lehtat dhe deri më të rëndat përfshirë autoblindat e ushtarët me uniformë këtë akt që deri sot e quajmë akt terrorist fare mirë mund ta quajmë sulm ushtarak të Serbisë!

Numri rreth 30 apo 49 persona është shumë i vogël krahasuar me atë shkallë dhe nivel armatimi!

2. Fjala dhe kërcënimet e Vuçiçit në foltoren e Kombeve të Bashkuara dhe sidomos konferenca e tij e shtypit dje në mbrëmje i cili jo vetëm nuk u distancua nga akti por dukshëm në fytyrën dhe ligjërimin e tij vërehej zhgënjimi për dështimin e operacionit!

3. Lajmin më pozitiv të kësaj ngjarjeje unë do të veçoja qëndrimin neutral të serbëve të veriut të Kosovës të cilët ndryshe nga herët e tjera nuk u implikuan me këtë ngjarje dhe kjo dukej në fytyrën e Vuçiçit i cili nuk e fshehu zhgënjimin për këtë fakt.

Ne e dimë që një pjesë e serbëve të veriut janë thellësisht të kriminalizuar por kam përshtypjen që pjesa më e madhe e tyre për herë të parē ndihen të përdorur nga Gebelsi i Beogradit Aleksander Vuçiç.

4.Qeveria e Kosoves duhet ta shfrytëzojë këtë rast për të ndërtuar ura bashkëpunimi me komunitetin serb të Kosovës pasi është një moment oportun.

Qeveria e Kosovës duhet ti japë ultimatum Listës Serbe që ose të distancohet nga krimi dhe aktet terroriste ose duhet tē shpallet organizatë terroriste!

Me serbët e Kosovës duhet të hapet një dialog publik që ata ta ndjejnë veten qytetarë të barabartë të Kosovës e ata të mos përdoren nga Beogradi!

Pra dialog ne serbet e Kosovës e kurrësesi jo me Beogradin për çeshtjet e brendshme të Kosovës!

5. Ngjarja e manastirit të Banjskës duhet të jetë një flamur i kuq për çeshtjen e ekstraterritalitetit të kishave dhe manastireve të ashtqujatura Serbe!

Në dritën e ngjarjeve të Zveçanit kjo çeshtje duhet të rishikohet seriozisht!

6. Asociacioni i çfarëdo lloj forme duhet të hiqet nga çdo lloj axhende vendase apo ndërkombëtare, të paktën deri në njohjen nga Serbia! Asociacioni nuk ju shërben serbëve të Kosovës por axhendës së Vuçiçit dhe Putinit.

Qeveria Kurti dhe opozita kosovare duhet të jenë në unison për marrjen edhe të mbështetjes nderkombëtare për krehjen e territorit dhe vendosjen e rregullit dhe ligjit në çdo m² të territorit të Kosovës.

Serbët e Serbisë duhet të lejohen të futen në Kosovë vetëm me viza kjo kryesisht për çeshtje sigurie.

7. Ngjarjet e djeshme nxorren në dritë edhe njëhere fytyrën e vërtetë të Edi Ramës që reagoi as më pak as më shumë se sa një minister kabineti i qeverisë së Serbisë.

Kosova pas deklaratës se djeshme nuk mund ta konsiderojë Tiranën zyrtare aleat të saj por kundërshtar dhe aleat tē Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat