Vuçiq me konferenca të njëpasnjëshme shtypi, pas ngjarjeve në Kosovë

Opinione

Vuçiq me konferenca të njëpasnjëshme shtypi, pas ngjarjeve në Kosovë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 shtator 2023 Në ora: 22:49
Sherif Ramabaja

Kjo është pritur. Kurti që nga fillimi e kishte mision, poshtërimin e Serbisë. Këtë ia kam numëruar me dhjetëra herë Borrellit, Lajqakut, Escobarit, Hillit, Erdoganit, Grenellit, Listës Serbe, Kadyrovit, Kishës serbe, bashkësisë islame, Kim Yong Unit, Ramës, Bjellorusisë, Kinës, EU, SHBA dhe të gjitha personaliteteve dhe burrështetasve relevant botërorë.

Dhe çfarë ka ndryshuar. Po e shohim. Serbët të mashtruar dhe pa koordinim të inatosur në Kurtin janë ngritur dhe e paguan me jetën e tyre.

Po të kishte hyrë, apo po ti kishte nxitur Serbia, nuk do të pësonin kështu. Tash të gjithë i kanë drejtuar sytë nga Serbia. Po të na vrisni të gjithëve, ne nuk do ta njohim Kosovën. Këtë ua kam thënë haptas dhe po ua përsëris sërish.

Derisa të qëndroni pas Kurtit, çfarë mund të prisni? Ju më lavdëroni mua për seriozitet, korrektësi, pragmatizëm dhe më thoni se Serbia i ka kryer detyrat e veta, kurse në realitet çfarë bëni pas shpinës sime. Kjo tashmë po shihet.

Uniformat dhe armatimet blihen në tregje, legale apo ilegale. Flisni për autoblinda e nuk shihni se me çka Kurti ia mësyu Veriut, për ta spastruar nga serbët.

Për mua që nga sot bisedimet me Kurtin janë të përfunduara, të vdekura dhe të varrosura. Me këtë njeri nuk ulem në tavolinë. Me te as në WC nuk shkoi, e mos të flasim për tjetër gjë.

Serbia është e fuqishme, mos mendoni se na gjunjëzuat. Na keni bombarduar me muaj dhe prapë këtu jemi. Na ndiqni, po ne do të mbijmë si hithat. Na vrisni, po ne s’ju njohim kush jeni dhe ngjallemi.

Derisa ta drejtoi unë Serbinë, nuk do të lejoj që dikush të ngriti dorë ndaj saj. Krenaria e jonë do të triumfoi mbi ligësinë tuaj. Të gjithë ju që shtireni kinse po na orientoni drejt paqes, me kënd, me Kurtin? I cili Serbinë e nënçmon, e përbuzë, e lufton dhe e poshtëron.

Ju jeni ata që e themeluat Gjykatën Speciale. Ju e burgosët Thaçin me të vetmin qëllim që ta sillni Kurtin në pushtet, me të vetmin qëllim që ta luftoi Serbinë. Kjo po shihet tash haptas.

Cili është hapi i juaj i radhës, na thoni. Ta gjunjëzoni Rusinë dhe tua lëshoni shqiptarët Serbisë në shpinë. Këtë e kemi nuhatur. Më akuzoni mua se nuk jam i interesuar për paqen me Kosovën, duke pritur triumfin e Rusisë mbi Ukrainën. E ju çfarë po prisni? Të njëjtin qëllim pra e keni edhe ju, por atë të humbjes së Rusisë.

Ju i armatosët shqiptarët për këtë qëllim. Ju e themeluat ushtrinë e Kosovës për këtë qëllim. Ju i trajnuat ata me standardet e NATOS, me këtë qëllim. Ju njësinë speciale të Kosovës e keni trajnuar po ashtu me këto qëllime, prandaj deklaroheni se jeni për ruajtjen e paqes.

 Për ruajtjen e paqes, të na i ndërseni shqiptarët në gjah ndaj nesh. Këto përralla të juaja jam duke i dëgjuar qe 20 vite, po do e shihni se kush është Serbia dhe populli serb. Mos harroni se ne ishim ata që e filluam Luftën e Parë Botërore.

 Mos harroni se ne ishim ata që luftuam me NATON për mbrojtjen e Kosovës, prandaj ne do të jemi ata që sërish do ta pushtojmë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Bosnjën, e ndoshta edhe Kroacinë e Slloveninë. Për Shqipërinë nuk po flas. Aty e kemi Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat