Europë në vitin 1913 e shpërbleve genocidin serb, por edhe tani duket mos po don të bësh të njëjtën gjë

Opinione

Europë në vitin 1913 e shpërbleve genocidin serb, por edhe tani duket mos po don të bësh të njëjtën gjë

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 27 shtator 2023 Në ora: 08:21
Skënder Sadri Kapiti

Europë , akoma ke frikë nga Rusia e sllavizmi, dhe prandaj ju tradhtoni shqiptarët akoma edhe sot dhe i përkedhelni serbosllavët.

Serbia ka vetëm një synim ,ndarjen dhe grabitjen e trojeve shqiptare të Kosovës dhe formimin e Serbisë së Madhe.

Nëse do të realizohej ndarja e Kosovës ashtu si Bosnja atëhere ky do ishte shpërblim euoroatlantik për genocidin serb

Për cfarë u bë lufta në Kosovë

Europë, ti e di mirë se cfarë padrejtësie u ke bërë shqiptarëve, e di mirë se ti ke shkaktuar tragjedinë e tmerrshme kundër shqiptarëve; Europë ti e di mirë se edhe kjo Kosova e cunguar që është sot shtet , ajo është e rrethuar gjithandej dhe kufizohet nga troje shqiptare të cilat prej teje Europë ato troje janë nën pushtim dhe koloni akoma te shtetet sllave dhe Greqia.

A u bë lufta për Bashkimin Kombëtar dhe për Shtetin e Kosovën, apo u bë për ndarjen e Kosovës?

Sepse edhe pse Kosova është shtet i pavaruar Maqedonia mori troje shqiptare nga Kosova, edhe kur , edhe pse e gjithë Maqedonia perendimore është shqiptare. Mali i Zi mori ato troje që deshi kur edhe shteti i Malit i Zi është ngritur mbi troje shqiptare. Dhe nëse Serbia merr ato troje shqiptare kur ajo ka Toplicën ,kur ka edhe Kosovën Lindore dhe kur Serbia e Mali i Zi kanë erdhe Sanxhakun shqiptar, atëhere cfarë ndihme na dhanë perendimi? A nuk do ishte ky një traktat-fakt tjeter antishqiptar si ai Londrës së vitit 1913 që coptoi Shqipërinë, dhe tani po Europa po mbeshtet coptimin e Kosovën, një farë Bashkësie komunash me shumivë serbe.

bëni atë që tha Merkel, duhet t’i mbështesim shqiptarët sepse ua kemi borxh, sepse shqiptarët i coptoi Europa gjate Luftrave Ballkanike dhe gjatë Luftës së Parë Botërore.

BE mos mbështesni Serbinë kriminale e genocidiale duke i vendosur sanksione Kosovës,pse Kosova mbron ligjin ,stabilitetin dhe territorin dhe pse Kosova është shteti ballkanik më proeuropian dhe pse populli i Kosoves është populli i cili pengon ndikimin rus në Ballkan më shumë se cdo popull tjetër.

Pse, Ti Europë je kaq shqiptarofobe akoma edhe sot?

PRA, EUROPË LEJONI SHQIPTARËT QË TË BASHKOHEN DHE MOS I COPTONI PËRSËRI! Shqipëri ndihmo dhe mbështeti shqiptarët, Kosovën se TI I KE ATA VËLLEZËR GJAKU E KOMBI. Shqipëri edhe Ti ua ke borxh shqiptarëve jashtë Shqipërisë që luftuan më shumë se shqiptarët e Shqipërisë për shtetin etnik shqiptar, prandaj Shqipëri nuk ke pse ingranohesh e mbështet ndarjen e Kosovës dhe bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Politika e Tiranës me kryeministrin Rama mos e “shpërbleni” edhe ju genocidin serb me troje shqiptare.

Nëse do të realizohej ndarja e Kosovës sipas projektit djallëzor të Bashkësisë së Komunave serbe që është një variant si ai që u nda Bosnja, dhe nëse perendimi e mbështet ate, atëhere ky është shpërblim për genocidin serb, pra ky do ishte zbatimi i projektit serb për krijimin e botës serbe. Europë nuk keni pse të shpërbleni genocidin serb , pse juve u interson dhe ëndërroni se duke kënaqur dhe dhënë Beogradit atë cfarë ai don të marrë nga Kosova, ju do të mund ta tërhiqni Serbinë nga ndikimi rus. Ju Europë mos doni që ta bëni në kurriz të shqiptarëve atë që e bëtë edhe para një shekulli në vitin 1913 , coptimin dhe ndarjen e trojeve shqiptare?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat