Ji më i saktë, më i drejtë dhe më shqiptar, o Edi Rama!

Opinione

Ji më i saktë, më i drejtë dhe më shqiptar, o Edi Rama!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 27 shtator 2023 Në ora: 17:40
Xhevat Mustafa

Në një deklarim të ditës së djeshme, e martë, 26 shtator 2023, në Ministerialin euro-ballkanik të Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, që u zhvillua në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mes të tjerave dhe krahas thirrjes anti Kosovë e tashmë bajate për "Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, nën kujdesin e SHBA- ve dhe të BE..."(nënkuptueshëm pa lënë jashtë saj edhe Rusinë, Kinën, Indinë, Iranin...dhe 5 vendet e BE- së, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës) lëshoi shprehjen apo "kumbullën e papjekur": "Ballkani duhet të shmangë konfliktet...!"

Saktësisht ai deklaroi: “...është thelbësore që ne të mos e shohim luftën si një “videogame”, si një lojë, por si një katastrofë të cilën duhet ta shmangim me çdo mjet kudo, në çdo lloj forme ajo të marrë edhe përmes konflikteve më të vogla që nga historia e rajonit tonë e dimë që mjaftojnë për të ndezur më pas jo vetëm një luftë ballkanike, por edhe një luftë europiane, madje botërore...”

Duke u shprehur me “ne”, lihet të nënkuptohet se kjo është këshillë e detyrë për të gjithë vendet dhe popujt e Ballkanit e jo posaçërisht apo ekskluzivisht për Serbinë dhe pushtetarët apo sundimtarët e saj të sotëm, që kanë qenë historikisht dhe janë edhe aktualisht shkaktarë konfliktesh dhe luftërash!?

Kjo thirrje, prodhim "Made in Serbia", mund të pritet dhe të bëhet nga çdo kryeministër, president, kryediplomat i vendeve të BE- së, SHBA- së, Kanadasë, Australisë, Japonisë..., i çdo vendi afrikan, aziatik, latino-amerikan apo edhe nga alienë, por jo nga kryeqeveritari i Shqipërisë!

Meqenëse ka mbi 10 vjet që e ka rrëmbyer këtë post dhe fron, për të qenë i sinqertë, i drejtë dhe i besueshëm, domethënë edhe SHQIPTAR e për të mos rishprehur për disa ndërkombëtarë që nuk e njohin mirë se ka mbetur piktor e basketbollist, duhej ta adresonte thirrjen nga miku i tij, Aleksandar Vuçiç dhe nga Serbia e tij!

Pra, pa u merakosur fare se do t'i mbetej hatëri sivëllait të tij, Vuçiç dhe pa u kthyer shumë prapa në kohë, ta formulonte krejt SHQIP: "Serbia nuk duhet të jetë si në këta rreth 33 vjet burim provokimesh, konfliktesh dhe luftërash të përgjakshme dhe me dhjetëra mijëra viktima njerëzore në Ballkan!"

Nëqoftëse do ta kishte këtë kurajë, burrëri, shqiptari, nëqoftëse do të kujtohej t’i referohej historisë së vjetër e të re dhe nuk do të ishte viktimë e pandehmës se është “lider global”, Edi Rama nuk do ta bënte këtë gabim të ri!

As nuk do t’i zhgënjente dhe revoltonte plot shqiptarë përsëri me këtë apel aspak të saktë historikisht dhe faktikisht.

Ai duhet ta dijë më mirë se një fëmijë se qysh në shekujt 7-8, kur erdhën nga Siberia dhe zbritën nga Uralet me mizërira dhe ushtrira, serbët kanë qenë burim, thëngjij, qirinj...për luftëra në vendet ku shkelën dhe ngulën këmbët.

Ne dardanë- arbërorë- shqiptarët kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi më të urryerit, më të masakruarit, më me shumë viktima në njerëz dhe troje prej hordhive apo kopeve sllavo-serbe!|

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat