SHBA, BE dhe NATO i vunë në një rrafsh Serbinë terroriste dhe Kosovën viktimë

Opinione

SHBA, BE dhe NATO i vunë në një rrafsh Serbinë terroriste dhe Kosovën viktimë

Nga: Rexhep Torte Më: 28 shtator 2023 Në ora: 14:44
Autori Rexhep Torte

Mbetet misterioze pse nga baza ushtarake Bonsteel, apo nga KFOR-i, apo nga EULEX-i nuk u ngrit asnjë helikopter për të shikuar dhe incizuar çka po ndodh me sulmin terrorist të organizuar nga Serbia te Manastiri Ortodoks në Banjskë në Kosovë, dhe çfarë rruge ndoqën, si u larguan 20 terroristët serbë dhe kaluan në Serbi nga ku edhe erdhën?!

Qasja e butë pro serbe e SHBA-ve, e BE-së dhe e NATO-s ndaj Serbisë gjenocidale edhe pas agresionit terrorist të Serbisë në Banjshkë të Zveçanit, ku terroristët u strehuan në Manastirin Ortodoks në Banjskë, dhe ku u gjet dhe u konfiskua një arsenal marramendës i armatimit të këtyre terroristëve serbë, është tejet e padrejtë dhe shqetësuese për paqen e sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan.

Departamenti Amerikan i Shtetit me në kryer Antony Blinken dhe me Derek Chollet e Gabriel Escobar, për nga qëndrimet dhe veprimet ndaj Kosovës nuk dallon fare nga Departamenti Amerikan i Shtetit në kohën e Presidentit Donald Trumpit, John Boltonit, Metheë Palmërit dhe Richard Grenelit, të cilët së bashku me tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçin, Vlora Çitakun. Edi Ramën dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq, e përgatitën planin për ndarjen e Kosovës, realizimin e të cilit e ndërpreu Angela Merkel-ish kancelare e Gjermanisë.

Kosova, o tash o kurrë e ka të drejtën dhe mundësinë që urgjentisht në Parlamentin e Kosovës t’i anulojë të gjitha marrëveshjet e derisotme Kosovë-Serbi, dhe njëherë e përgjithmonë t’ia shuan shpresat Serbisë gjenocidale ekspansioniste dhe ndihmësve të saj për copëtim të Kosovës.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat ne Kosovë janë shqiptare të okupuara nga serbët

Serbia dhe serbët gjenocidale çdo gjë në Kosovë e kanë të okupuar, dhe se asgjë nuki e kanë serbe, përveç pakicës serbe që është mbeturinë e hordhive të egra serbe të ardhura nga Karpatet.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat që Serbia pretendon se janë ortodokse serbe, fillimisht kanë qenë objekte kulti shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare, nga shqiptarët dhe të mbrojtura nga shqiptarët, dhe për këtë ekzistojnë shumë fakte e dëshmi.

Këtë e vërtetoi edhe Mbishkrimi i Perandorit Justinian, i zbuluar më 16 gusht 2023 në lokalitetin Ulpiana afër Prishtinës, që tregon përkushtimin e Perandorit Justinian ndaj vendit të origjinës. Mbishkrimi është gjetur në strukturat e një prej kishave më të mëdha të zbuluara deri tani në Ballkan, e që është ndërtuar nga perandori me prejardhje Dardane. Ky zbulim qartëson se Justiniani dhe gruaja e tij Teodora kishin iniciuar ndërtimin e qytetit Justiniana Secunda dhe disa kisha njëra prej të cilave është edhe kjo që e zbuluan arkeologët e Kosovës.

Christophe J. Gjoddard-përfaqësues i “ECOLE NOMALE SUPERIuRE”-drejtor nga Parisi që drejton laboratorin “AOROC”, thotë se për herë të parë mund të shihet me sy përkushtimi i Justinianit për Dardaninë-vendin e tij të origjinës. Justiniani ishte shumë lidhur me vendin e tij të lindjes, sepse familja e tij ishte nga Dardania”, deklaron Christophe J.Gjoddard.

Serbia nëpërmjet vizitave në Vatikan dhe UNESCO synon t’i përvetësojë Kishat e Kosovës

Krimineli Aleksandër Vuçiq viteve të fundit ka qenë në Selinë e Vatikanit për ta bindur Papa Franceskun se gjoja kishat, manastiret dhe patriarkanat ne Kosovë janë ortodokse serbe e jo shqiptare.

Krimineli Aleksandër Vuçiq viteve të fundit e ka pritur mysafire në Beograd edhe Audeu Azeulay-drejtore e Përgjithshme e UNESCO-s, me të njëjtin qëllim për ta bindur se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë na qenkan ortodokse serbe, dhe jo shqiptare.

Serbia dhe serbët gjenocidalë kishat, manastiret dhe patriarkanat orthodokse që pretendojnë se janë serbe duhet t’i kërkojnë nëpër malet e Karpateve nga ku edhe erdhën si hordhi të egra në Ballkan.

Të rikujtojmë se në të gjitha kërkimet dhe zbulimet arkeologjike në Kosovë, gjenden vetëm relikte DARDANE-ILIRE, dhe asgjë serbe.

Deklarata hipokrite e Kishës Ortodokse Serbe që natën të vret e ditën të qanë

Kisha Ortodokse Serbe në ditën e katërt pas agresionit terrorist të Serbisë në Kosovë, deklaroi se, “Synimi i tyre është që me çdo kusht duan ta tërheqin Kishën në konflikte tragjike, qëllimi është që Kisha serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga Kosova. Kemi avokuar dhe se avokojmë edhe tani, që keqkuptimet në Kosovë të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe me dialog, me qëllim të bashkëjetesës paqësore të serbëve, shqiptarëve dhe të gjithë popujve tjerë që jetojnë në atë zonë”.

Oj Kishë Ortodokse Serbe, u kujtove që në ditën e katërt pas agresionit terrorist serb në Kosovë të deklarohesh, sepse u kape me presh në dorë, sepse në Manastirin Ortodoks në Banjskë u strehuan terroristët serbë dhe se në manastir u gjet dhe u konfiskua tërë ai arsenal i madh i armëve dhe pajisjeve ushtarake, dhe se këto që po thua janë vetëm lotët e t’ua prej krokodili.

Ju popat serbë e dini mirë se gjatë agresionit gjenocidal të organizuar në Kosovë nga krimineli Sllobodan Millosheviq në vitet 1998/99, u vranë mizorisht më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm. Ne mesin e tyre edhe 1500 fëmijë. Në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare.U dhunuan në mënyrë makabëre 20 mijë femra autoktone shqiptare. U rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë më shumë se 1600 djem e vajza shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Mijëra kufoma shqiptare u transportuan nga Kosova dhe u varrosën në varreza masive në Serbi për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve. Kosova u bë shkrumb e hi dhe më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm u detyruan të marrin rrugën e mërgimit.

Por Ju popat e Kishës Ortodokse Serbe pas të gjitha këtyre mizorive gjenocidale në Kosovë nuk e folët deri sot as edhe një fjalë të vetme mëshire apo keqardhje për tërë këto viktima të pafajshme shqiptare, apo që t’i dënonit këto krime shtazarake serbe.?!

Oj Kisha Ortodokse Serbe, ti dhe popat serbë e dini shumë mire se, edhe Episkopi Irinej takohej shpesh me kriminelëin Sllobodan Millosheviq, dhe e nxiste që të vrasin sa më shumë shqiptarë autoktonë dhe të pafajshëm.

Të njëjtën gjë e vazhdoi edhe pasardhësi i tij Episkopi Porfirije me kriminelin Aleksandër Vuçiq, duke e motivuar dhe nxitur që të kryhen sa më shumë krime ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, dhe për këtë opinioni i gjerë ka ndjekur tërë deklaratat e Episkopit Porfirije lidhur me Kosovën.

Kosova duhet urgjentisht ta themelojë Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës, duke i dhënë fund Kishës Ortodokse Serbe që po nxitën gjakderdhje në Kosovë, gjë që u dëshmua edhe gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 998/99, ku kishat ortodokse serbe ishin kasaphane ku torturoheshin dhe vriteshin shqiptarët e pafajshëm të Kosovës.

Ky mision antinjerëzor i Kishës Ortodokse Serbe u dëshmua edhe më datë 24 shtator 2023, kur terroristët serbë, u fshehën në Manastirin Ortodoks Serb në Banjskë dhe ku u gjet dhe u konfiskua një sasi e madhe armatimi dhe e pajisjeve ushtarake terroriste serbe.

SHBA, BE dhe NATO duhet ta sanksionojnë Serbinë e pastaj të ftojnë për dialog

Ivana Stradner-amaliste amerikane, më 27 shtator 2023, duke i reaguar Derk Cholletit-Këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me deklaratën e tij për bisedat që ka patur me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Presidentin Aleksandër Vuçiq, deklaroi se, “Moska dhe Beogradi po luajnë me Uashingtonin si “fyelli”. Putini dhe Vuçiqi po qeshin me SHBA-të dhe e dinë se Uashingtoni nuk do të ngrejë as gishtin. Do të shihni shumë testime të NATO-s në Ballkan. Dobësia i trimëron diktatorët”, deklaroi Ivana Stradner.

Departamenti Amerikan i Shteti, edhe më 27 shtator 2023 e përsëriti deklaratën se, “Palët të punojnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën, për te garantuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe kthim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”.

O Departament Amerikan i Shtetit, a edhe pas këtij agresioni terrorist të Serbisë në Kosovë, nuk e paskeni kuptuar se Serbia gjënocidale është e vetmja nxitëse e konflikteve ne Veri të Kosovës?!

A ende se paskeni kuptuar se terroristët serbë edhe tërë ai armatim i konfiskuar në Manastirin e Banjskës erdhi nga Serbia gjenocidale?!

A ende se paskeni kuptuar se pa u sanksionuar Serbia gjenocidale dhe pa u zëvendësuar me diplomatë korrektë pro serbët e dëshmuar Joseph Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, nuk mund të ketë dialog të drejte dhe të suksesshëm?!

Serbia gjenocidale është gjarpri nepërkë i Ballkanit, dhe se ky gjarpër i rrezikshëm nuk duhet lëmuar nga bishti, por për ta eliminuar duhet të goditet nga koka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat