Në emër të Zotit, kombit dhe atdheut, e kudo kundër tyre!

Opinione

Në emër të Zotit, kombit dhe atdheut, e kudo kundër tyre!

Nga: Agron Shabani Më: 9 tetor 2023 Në ora: 10:53
Agron Shabani

Ditëve të fundit sikur janë shpeshtuar zërat e atyre që ngrenë (ngrisin) alarmin mbi si thonë "rrezikimin e kombit dhe atdheut tonë nga ekstremizmi, radikalizmi ose fundamentalizmi islamik i shqipfolësve të ndryshëm që i përkrahin Hamasin dhe palestinezët-kundër popullit dhe shtetit mik ose sivëlla të Izraelit"!!!

Thua se arabët ose palestinezët qenkan armiq të shqiptarëve dhe Perëndimit!

Çudi

Shih ti demagogët dhe hipokritët e ndryshëm pervers, dogmatik, blasfemik, reaksionar dhe diabolik, të cilët thonë (gënjejnë) se asnjë shtet arab ose mysliman, nuk e ka njohur Kosovën!

Unë pa dashur të bie në nivelin e tyre, vetëm po ua ceku ose lakojë disa Emra: Jordania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katari, Turqia, Pakistani....Besojë se zgjohen nga fobia, paranoja, narkolepsia, idiopatia, skizofrenia etj.

Shqiptarët së bashku me popujt dhe kulturat e ndryshme gjithandej globit tonë, lutën dhe falën për paqen dhe pajtimin e përhershëm në mes shteteve dhe dy popujve të lashtë ose biblikë të Izraelit dhe Palestinës!

Se këndejmi, duke përfituar nga situata dramatike, konfuze dhe kaotike në Izrael dhe Palestinë: Disa "kasnec, ciceron, kalorës ose gardian të katolicizmit dhe hebraizmit (judizmit)", i kanë dhënë zë kujës ose borisë së alarmit mbi si thonë ata "kanosjen ose rrezikimin e vlerave euro perëndimore të shqiptarëve nga ekstremizmi ose radikalizmi islamik"!!!

Thuajse se bota ose planeti jonë, sillën ose rrotullohen rreth feve ose religjioneve të ndryshme!?

Feja ose religjioni janë besim dhe dashuri, e jo luftë!

Ndryshe nga kjo, fesë së krishterë ose katolike (lexo: katolik, protestant, evangjelist, baptist, metodist etj.)-i përkasin ose takojnë mbi 1 miliard njerëz gjithandej globit.

Fesë myslimane (lexo: sunnitë, shiitë, aleuitë etj.)-gjithashtu mbi 1 miliard njerëz nëpër vende dhe meridianë të ndryshme të globit.

Fesë ortodokse (lexo: ortodoks, sllavo-ortodoks, ortodoks izraelit etj.)-i përkasin mbi gjysmë miliard (O. 5 milard) njerëz.

Pa i harruar këtu edhe fenë budiste, zen budistë etj.. Me afro 3 miliardë.

"Grindjet, përçarjet dhe dilemat e ndryshme rreth asaj të jesh katolik, protestant, ortodoks, evangjelist dhe kështu me radhë, do i pengojnë të tjerët ose shumicën absolute, për t'i dëgjuar dhe kuptuar me mirë Fjalët e Jezu Krishtit kur tha:"Duajeni njëri tjetrin, ashtu siç u deshta unë juve"( Ungjilli.)

Çfarë të keqe ka në këtë apologji fetare, integrale, celebrale, rituale, sakramentale, etj....? Asnjë të keqe. Absolutisht asgjë.

Por, ia që ata të cilët e shohin qiellin në ujë, ata i shohin edhe peshqit në qiell.

Kur'ani thotë: " Ata që ecin ose lëvizin në kërkim të dijes ose diturisë, Zoti (Allahu) ua bën ose mundëson të ecin ose lëvizin drejtë 'kopshtit të madh' të parajsës ose xhenetit."

Ungjilli thotë: "Të mençurit ose të diturit, janë pasardhës ose trashëgimtar të bekuar të engjëjve dhe profetëve. Prandaj, kushdo ose secili prej tyre që angazhohet në fushën e dijes ose diturisë, merr bekimin e Zotit (Hyjit) dhe rrugën e parajsës..."

Se këndejmi, një besimtar i vërtetë, dhe një shkencëtar ose dijetar i madh, nuk ngopën kurrë së kërkuari dhe fituari dritën e madhe të besimit, dijes ose diturisë, deri në çastet ose momentet e fundit të jetës së tyre, para se të kalojnë në amshim, xhenet ose parajsë.

Prandaj, Talësi i urtë dikur tha se :"Nata për të diturin, të mençurin, të lirin dhe të urtin, është një ditë me herët, ndërsa dita një natë me pak.

"Njeri, beso në 'dekalogun' ose 'urdhëresën e pestë', si dhe në vetveten tënde objektive dhe subjektive, dhe mos i vritë kurrë kohën, shpresën, nderin, moralin, idealin, besimin dhe ëndërrta tua!", thotë një proverb e njohur romake.

Në fakt, fetë ose religjionet nuk janë në luftëra ose konflikte të ndryshme me njëra tjetrën, përveç atyre që nuk i njohin dhe i keqkuptojnë, keqpërdorin dhe i keqinterpretojnë ato. Dhe, aq me pak feja islame ose myslimane me fenë kristiane ose katolike. Absolutisht kurrë!

Feja ose religjioni, në instancë të fundit, janë gjithmonë në ujdi, përputhje dhe pajtim të plotë me njëra tjetrën. E sidomos me interesat e larta të kombit dhe atdheut.

Në mesjetë arsimi, shkenca dhe drejtshkrimi ose alfabeti, së bashku me edukatën, kulturën, moralin, patriotizmin dhe vetëdijen e përgjithshme shtetërore dhe nacionale, janë mësuar, ruajtur ose kultivuar kryesisht nëpër kisha, manastire, teqe, tyrbe, xhamia ose shtëpi të ndryshme të Zotit ose kultit.

Revolucioni i madh shkencorë, kulturorë dhe politik në Evropë, në Lindjen e Mesme, SHBA-së dhe gjithandej, siç dihet ka nisur ose filluar menjëherë pas etapave (periudhave) të njohura të Humanizmit, Renesansës ose Rilindjes së përgjithshme gjatë shekujve XIV (14), XV (15), XVI (16), XVII (17) dhe XVIII (18)....

Thuhet se fillimtar ose nismetar të tyre ishin Galile Galileu, Leonardo da Vinçi, Vesaliu, Nikolla Koperniku, Mikelangjello Bonaroti, Mondino de Luzzi dhe kolos të tjerë europian, të cilët mësimet e para thuhet se i kanë marrur nga shkenctarët ose dijetarët e njohur arab ose musliman si Ibn Xhulxhuli, Ebu Xhafer el Xhezeri, Abdel Latif el Bagdadi, Ibn Rushdiu, Maimonidezi, Aviceni, Al Kindi, Ibn Baggi, Al Gazali, Averi ose Averosi, Al Hvarzimi, Al Fargani, Ibn Halduni, Ibn Arabi, Al Biruni , El Hakimi, Al Mansuri ( themelues ose arkitekt të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universitetet të njohur të Kordobës në Spanjë), Al Farabi ose Al Xhebrili ( nga i cili ka rrjedhur edhe emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Xhibraltarit ose Gjibraltarit ), si dhe plot të tjerë në fushat e njohura të filozofisë së përgjithshme, astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë, gneseologjisè, didaktikës, anatomisë, kirurgjisë, diseksionit (obduksionit), fiziologjisë, oftamologjisë, ginekologjisë, bakterologjisë, onkologjisë, higjienës, farmakologjisë (farmacisë), ortopedisë, otolarinologjisë, psikologjisë dhe të tjera.

Ndaj, kur shohim (shikojmë), lexojmë dhe mësojmë mbi historinë dhe kulturën e përgjithshme arabe ose myslimane: Shohim dhe kuptojmë se arsimi (arsimimi), shkenca, edukata dhe kultura e gjithmbarshme në Lindjen e Mesme, respektivisht në botën arabe ose myslimane, janë shfaqur ose paraqitur në të njëjtën kohë me librin e shenjtë të Kur'anit.

Bile, thuhet ose tregohet se si Profeti Muhamet (s.a. u.s.) -pas çdo falje të mëngjesit (sabahut) i lutej Zotit (Allahut) me këto fjalë :" O Zot i Dashur dhe i Madhërishëm, të lutëm Ty për dije ose dituri të vlefshme, për mendje pjellore, shpirtë të pastër, vepra të mira dhe të lejuara, si dhe për bereqete dhe furnizime të mira!", fund i citatit.

U mor vesh se edhe arabët paramusliman ose paraislamik, si gjithë popujt dhe kulturat tjera pagane ose politeiste, besonin në të gjitha llojet, fenomenët ose interpretimet e ndryshme supersticioze, agnosziciste ose eshatologjike, dhe deri me shfaqjen dhe interpretimin e librit të shënjtë të Kur'anit, nuk bënin asnjë lëvizje, asnjë vëzhgim, studim ose hulumtim të jetës, botës, natyrës, gjithësisë ose universit të pafund.

Ndërkaq, me shfaqjen e librit të shenjtë të Kur'anit, si dhe me ardhjen ose përhapjen e fesë islame ose myslimane, thuhet se bota arabe u ngritë, performua dhe civilizua shumë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme shkencore dhe humaniste.

Duke e ngritur në instancën me të lartë rëndësinë e madhe në fushën e dritës së dijes ose diturisë, si dhe duke i ndjekur dhe zbatuar me përkushtim dhe devocion të plotë rregullat, parimet, urdhrat dhe mësimet e njohura nga "Sunna" dhe libri i shenjtë i Kur'anit.

Arabët ose myslimanet, nuk janë armiq të Izraelit dhe Perëndimit!

Arabët ose myslimanet, kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në shkencën, mendimin dhe intelektin e njohur euro perëndimor.

Në astronomi, ata ishin të parët që ndanë globin tokësor në meri­dia­në.

Ata përcaktuan gjatësinë e një grade, llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor.

Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhte eklipsi i Diellit dhe i Hënës.

Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe astrofizicientët e sotëm.

Arabët ishin të parët, që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën.

Arabët ishin të parët, që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën.

Ata ishin të parët që i studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët e ndryshme evropiane ose gjithë botërore, dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe.

Ibn Ruzhdiu, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit.

Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë (Stamboll) dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët.

Arabë kanë lënë gjurmë të pashlyera edhe në Spanjë. E sidomos në Kordobë, Kadiz, Alikante, Granada, Sevilë, Toledo, Malaga, Mursia si dhe në qytete tjera të Andaluzisë etj.

Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba, Kadizi, Alikante, Granada,Toledoja etj. i kishin me mijëra banjo e pishina.

Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës dhe qytetëve tjera të Andaluzisë, ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri.

Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimen­sionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë. Bagdadi, Damasku, Alepi, Ammani, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Kajroja, Granada, Kordoba, Kadizi, Alikante etj. ishin qendra kulturore, prej nga ku u shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë.

Popujt e Evropës, në periudhën e mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencën.

Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse Bagdadi, Damasku, Alepi, Kajro, Amani, Aleksandria,Toledoja, Sevila, Granada, Kordoba etj., ishin përplot universitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me labo­ratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, si dhe me çdo gjë tjetër që ndihmonte në studimin dhe analizën e njohur shkencor ose metodologjikë.

Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte mbi 800.000 libra, siç transmetojnë historianët arabë dhe ata evroperëndimorë.

Etja e myslimanëve për dije ishte në kulm. Ajo ishte prezente deri në atë masë, saqë halifët (kalifët) e Bagdadit dhe Damaskut. Përdornin të gjitha mjetet që të nxisnin dhe të sillnin në oborret e tyre shkencëtarë dhe artistë nga e gjithë bota. Njëri shkoi aq larg, saqë e konsideronte të nevojshme t’i shpallte luftë sundim­tarit të Konstandinopojës (Stambolli sot), për t'a detyruar që t’i lejonte një matematicienti, që të vinte në Bagdad dhe Damask dhe të ligjëronte atje.

Ndryshe nga kjo, Revolucioni i njohur dialektik dhe metaestetikë" së bashku me Logjikën e Re ("Logicae Novae") shkencore, fetare, letrare, kulturore, artistike ose filozofike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga kopshti i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose mysliman në mesjetë.

Për me tepër ndërkaq, filozofia e përgjithshme fetare dhe kulturore, universalitetin e saj global ose globalitetin universal së bashku me metafizikën e moralit, substancialitetin antikë dhe subjektivitetin modern ose bashkëkohor, siç dihet i kanë hasur dhe zbuluar në "kopshtin" e lartpërmendur fetarë, kulturorë dhe filozofik të filozofëve dhe dijetareve te njohur arabë ose mysliman. Respektivisht, në përkthimet, eksplorimet, ravijezimet, konturimet, konvencionalizimet dhe interpretimet e shkëlqyera të veprave të njohura të Sokratit, Epikurit, Platonit, Aristotelit dhe të filozofëeve ose dijetarëve të tjerë antikë nga ana e filozofëve, mendimtarëve dhe kulturologëve të njohur artab ose mysliman në mesjetë.

Për këtë fakt, në vargun e shumë syrësh, na bëjnë të qartë edhe Toma Akuinski, Kristian Volfi, Françesko Gabrieli, H. Pireny në librin e tij të njohur me titull "Profeti Muhamet dhe Karli i Madh", Herman dhe Ante Dlmatinski në stilin dhe cilesinë e njohur të përkthyesve dhe intërpretëve të shkëlqyer ose kryesorë nga Kroacia (Dalmacia) të shkollës ose akademisë së njohur të Toledos dhe Sevilës në Spanjë , Bertrand Raselll, Julian Schnieder, si dhe shumë e shumë mendimtar, filozof ose humanist të tjerë evropian dhe të tjerë në sfond.

Se këndejmi, e ngritur dhe themeluar nga pjesëtarët e " Dinastisë Omejada", gjegjësisht, nga Kalifët e njohur të Kordobës" (në Spanjën e sotme): Universiteti dhe Bibloteka e famshme arabe e Korodobës (Cordoba) me më tepër se 8OO.OOO libra ose vepra të ndryshme shkencore ose metodologjike nga fushat e njohura të filozofisë, astronomisë, fizikës, gjeografisë, mjekësisë (medicinës), logjikës, etikës, matematikës etj.: Ishte Universiteti dhe biblioteka me e madhe dhe më shquar gjithandej globit në atë kohë.

Në Kordobë (Cordoba) asokohe u bënë të shquara edhe formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë.

Në anën tjetër ndërkaq, Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, respektivisht deri në shekullin XVI (16): Mund të konsiderohet si njëra prej etapave ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e përgjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.

Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shteteve ose kontinenteve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga feja ose religjioni.

Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.

Ndryshe nga kjo, rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë.

Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetëm në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose ebrenjve. Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si "skolastikë jetësore" për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme ose reale dhe praktike.

Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Ndonëse, parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria. Feja ose religjioni në fillim, nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin. Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.

Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si 'mjeshtër' ose 'maestro të zanatit ose profesionit' dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale. Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, gjer në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë. Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike. Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë, të shkenctarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.

Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si "teatro të anatomisë dhe kirurgjisë"!

Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit.

Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë)

Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi (Itali), gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur "De Humani Corporis Fabrica"; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si "Hipokrati anglez ose britanik" , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.

Ndonëse, mu në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epidemi (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik, me emrin "vdekja e zezë" ose "kuga", thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës!

Asokohe (1348-1349 etj.) nga "vdekja e zezë" (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj. Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.

Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose "vdekja e zezë" (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të "Humanizmit" ose "Renesansës": Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura "Utopia" dhe "Shteti i Deillit", ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive.

Mrekullia e tërë atyre periudhave sfiduese dhe turbulente, është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme.

Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose universale, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore.

Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë, Lindjen e Mesme dhe gjithandej.

Se këndejmi, ata që sadopak i njohin ose i kanë lexuar vargjet ose librat e shkrimtarit dhe intelektualit të shquar spanjollë Frederico Garcia Lorka së bashku me historinë e bujshme të Granadës, e kanë paksa me të lehtë për të njohur dhe kuptuar historinë e njohur mbi "Dinastinë" e famshme arabe "Nasrida" së bashku me ato mbi distriktin e njohur arab "Bab all Ramllah", atë hebrej ose izraletit "Garnata (Granada) all Yahud", tempujt, pallatët ose rezidencat e njohura arabe (muslimane) si "Allhambra",'Albaisin", kishat ose katedralet e famshme si "Santa Ana", "Santa Isabela", unveritetin e lashtë të Granadës (të ngritur ose themeluar nga arabët në shekullin 11, dhe të reformuar nga spanjollët me 1526-1533) etj.

Në vazhdim disa citate të mendjeve të ndritura të Perëndimit mbi kulturën arabe ose muslimane:

Prof. Dr. Bertrand Rasëll (Britani e Madhe), pos tjerash shkruan:" Kur arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në Kostandinopojë dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët. Një prift katolik, pas mbarimit të studimeve në Universitetin Islam, tek arabët në Spanjë, atëboë solli një glob tokësor në shkollën e tij në Romë, ku dikur më vonë i ligjë­ron gjeografinë dhe astronominë. Ndërkaq, mëpastaj, bëhet edhe Papë, i njohur si Papa Silvester II."( fund i citatit)

Edhe Galile Galileu, Nikolla Koperniku, Xhordano Bruno, Johanes Kepleri, Habelli dhe shkenctar ose dijetar të tjerë botëror në fushën e astronomisë ose astrofizikës, thuhet se kanë marrur mësim nga shkenctarët ose dijetarët e njohur arab ose musliman. E sidomos në shekujt 15, 16 dhe 17, kur astronomia ishte shumë e varur ose ndikuar nga astrologjia dhe teologjia.

Ndryshe nga kjo," apotekistët ose farmacistët bashkëkohorë evropianë, që kanë studiuar historinë e profesionit të tyre, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë e kanë ngritur dhe themeluar, në principe shkencore ose farmaceutike, farma­kologjinë si shkencë. Ata kanë shpikur metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot apotekat ose barnatoret.
Rendi dhe rregullimi i spitaleve islame ishte i tillë, që mun­dësonte trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë pacientët, pa marrë parasysh përkatësinë e "medh’hebit" ose profesionit, ndërsa shërimi ofrohej me respekt të duhur ndaj secilit pacient. Ek­zis­tonin sektorë të posaçëm për pacientë me sëmundje spe­cifike. Në afërsi të spitaleve studiohej mjekësia dhe hulum­toheshin ilaçet. Këto ishin vende ku studentët mëso­nin teorinë, ndërsa në spitale e kryenin praktikën, por edhe disekcioni (obduksionin) e trupave të vdekur. Më tej, ekzis­tonin spitale lëvizëse (siç ekzistojnë edhe sot) me mjekë dhe pajisje të bartura me deve ose mushka në çdo trevë ose vis. ( Shënime nga Analet dhe Kronikat e ndryshme shkencore ose metodologjike nga historiografia botërore.)

Ekspert dhe orientalist të njohur në kuader të librave të ndryshëm si "Historia e muslimanëve të Spanjës", "Historia e Medicinës" etj., thonë: "Pushtimi arab ishte i mirëseardhur për Spanjën, ai nxiti revolucionin e gjithmbarshëm social, flaku tutje pjesën më të madhe të së keqes, nën të cilën Spanja lëngonte shekuj me radhë. Taksat, që vendosën arabët ishin thuajse fare të lehta.

Gjithashtu thuhet se edhe Leonardo da Vinçi, Mondino de Luzzi dhe kolos të tjerë të medicinës dhe shkencave tjera, mësimet e para i kanë marrur nga shkenctarët ose dijetarët e njohur arab ose musliman si Ibn Xhulxhuli, Ebu Xhafer el Xhezeri, Abdel Latif el Bagdadi, Ibn Rushdiu, Maimonidezi, Aviceni, Al Kindi, Ibn Baggi, Al Gazali, Averi ose Averosi, Al Hvarzimi, Al Fargani, Ibn Halduni, Ibn Arabi, Al Biruni , El Hakimi, Al Mansuri ( themelues ose arkitekt të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universiteteit të njohur të Kordobës në Spanjë), Al Farabi ose Al Xhebrili ( nga i cili ka rrjedhur edhe emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Xhibraltarit ose Gjibraltarit ), si dhe plot të tjerë në fushat e njohura të filozofisë së përgjithshme, astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë, gneseologjisè, didaktikës, anatomisë, kirurgjisë, diseksionit (obduksionit), fiziologjisë, oftamologjisë, ginekologjisë, bakterologjisë, onkologjisë, higjienës, farmakologjisë (farmacisë), ortopedisë, otolarinolyringogjisë, psikologjisë dhe të tjera. Ndaj, s’ka asnjë aspekt të zhvillimit njerëzor, në të cilin të mos jetë i dukshëm ndikimi i kulturës islame ose muslimane. Ajo që konsiderohej shkencë, në botën arabe ose muslimane do të karakterizohet me një shpirt të ri hulumtimi, studimi, analize, metodë të re shqyrtimi, eks­perimentim dhe vëzhgim.

Matematika u zhvillua në një formë të re, e cila ishte thuajse e panjohur për grekët. Kjo frymë dhe kjo metodë, u soll në Evropë nëpërmjet arabëve", thuhet pos tjerash nga ekspert dhe orientalist të njohur botërorë. Edhe metodat kuantiste dhe induktive gjithashtu.

Dr. Julian Schneider-astronom i madh gjerman, në librin e tij "Rregullimi i Gjithë­sisë", duke folur për kontributin e popujve të ndry­shëm në fushën e astronomisë, thotë :"Romakët nuk e zgjeruan shumë shkencën e astronomisë. Qindra vjet, kjo fushë mbeti e paeksploruar, derisa në fund, përhapësit e Islamit, i pushtuan qendrat kulturore pe­rën­dimore. Ata u treguan punëtorë të vyeshëm në të gjitha shkencat, e veçanërisht në astronomi. Që nga ajo periudhë, rrjedhën (rodhën) shumë terma arab të yjeve, sistemëve të ndryshme interstelare ose galaktike".

Guvernatori i Malagës në Spanjë, para simpoziumit të studimeve islame, në dhjetor të vitit 1966, në fjalën përshëndetëse, veç të tjerash atëbotë u shpreh me këto fjalë: Përshëndes punën tuaj madhore për ndriçimin e vlerave të civilizimit të Andaluzi­së, thesarit të saj mendor, shpirtëror dhe kulturor, jetës së saj, kulturës dhe zhvillimit të saj, nën hijen e Islamit, për tetë shekuj me radhë, gjatë të cilave ajo ishte qendër drite dhe vend i shkencës, artit, kulturës dhe filozofisë prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë Evropën. Islami, i cili ishte feja e gjyshërve tanë, për një periudhë aq të gjatë kohore, ishte shkas i asaj renesanse, frymëzues i orvatjeve dhe i punës së tyre të palodhshme në vendin tonë, i cili, para ardhjes së muslimanëve, ishte në agoni ose një gjumë të thellë… Ndaj, unë, i nxitur nga dëshira ime për të zgjeruar horizontin e njohurive të mia, e studiova mirë Kur’anin, librin e shenjtë të muslimanëve. Po ashtu, kam lexuar për jetën dhe traditën e Pejgamberit (Profetit) Muhammed dhe pas gjithë kësaj mund të them: Islami, kjo fe madhështore, përmban në vete të gjitha elementet, pa të cilat, një fe nuk mund të jetë e përkryer. Ai përmban besimin e qartë dhe të kuptueshëm për All-llahun (Zotin) e Madhërishëm, të përmbledhur në maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç Zotit (All-llahut) dhe nuk ka ngadhë­njyes tjetër, përveç Atij- Zotit (Hyjit). Kjo është baza e besimit islam. Pas kësaj, vjen urdhèri për faljen e namazit, i cili, sipas Islamit, është lidhje shpirtërore ndërmjet njeriut dhe Krijue­sit. Pas namazit, pason zekati, një pjesë e caktuar e pasurisë, që muslimani i pasur e ka për obligim t’ia japë vëllait të tij të varfër. Pas atyre të dyjave, vjen agjërimi, i cili ka për qëllim frenimin e epsheve dhe arritjen e dëlirësisë shpirtërore. Ndërsa, parimi i pestë i Islamit është haxhi. Të gjitha fetë kanë vendet e tyre të shenjta, drejt të cilave besimtarët ia mësyjnë për t’u pastruar nga veprat e këqija dhe mëkatet. Prandaj, së fundi mund të pyesim: A ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime?".

Një profesor i njohur francez i doktoruar për filozofi dhe letërsi arabe thotë: "Filozofia e Ibn Ruzhdit (Averrosit) ushtroi një ndikim të madh, në gjithë Evropën dhe shënoi pikën kulmore të kulturës, në Mesjetë. Mendimi dhe vepra prej dijetari e Ibn Sinas (Avicenës), luaj­tën një rol të madh në mendimin perëndimor mesjetar".

Ndërkaq, Blasko Ibanez- shkrimtar i njohur spanjoll, në veprën e tij “Në hije të katedrales”, kur flet për vendin e tij, thotë: "Në Spanjë, renesansa nuk erdhi nga Veriu, nga invadimet (dyndjet) evropiane, por nga Jugu, me pushtuesit arabë… Ekspansioni i tyre ishte më shumë kulturor, se sa i natyrës ushtarake… Prej andej, na ka ardhur kjo kulturë e re dhe e fuqi­shme, e cila pati zhvillim të shpejtë në mënyrë fenomenale, kulturë, e cila, sapo u shfaq, ia kaloi të gjitha kulturave të tjera, kulturë, e cila, u formua përmes entuziazmit fetar të të Dërguarit të Zotit dhe e cila, në vete përmbante atë që është më e mira në shkencën çifute (izraelite), kristiane dhe bizantine. Jo vetëm kaq, por ajo në vete përmbante edhe elemente të traditës indiane dhe persiane, dhe shumë të tjerëve, të përvetësuar nga Kina. Çdo gjë ngjau në Spanjèn e civi­li­zuar, e cila, më parë, kishte qenë nën prangat e push­tues­ve kishtarë dhe klerit luftënxitës, erdhi nga push­tuesit e rinj (arabët) qè u priten me dy duar. Nuk kaluan as dy vjet dhe ata vendosën pushtetin e tyre. Ajo nuk ishte luftë e impo­nuar me forcën e armës, por ishte fitore e shoqërisë së re, e cila dominonte kudo dhe e cila kishte rrënjët e forta. Sidomos parimi i lirisë dhe ndërgjegjes. Në qytetet, ku sun­du­an arabèt ose muslimanèt, nuk i prekën kishat e krishtera dhe as sinagogat çifute ose izraelite. Nga shekulli tetë deri në shekullin pesëmbëdhjetë, lindi kultura më e bukur dhe më e begatë, që e ka parë ndo­një­herë Evropa, në Mesjetë. Derisa, në veri popujt torturohe­shin dhe zhdukeshin nga luftërat fetare dhe silleshin si fise të egra, populli i Spanjës, ndërkaq, kishte arritur në tridhjetë milionë. Në këtë masë të madhe njerëzish, ishin përzier të gjitha kombet, kulturat dhe ideologjitë, me të gjitha ndryshimet, diversitetet dhe specifikat e tyre. Ata përbënin një kompaktësi dhe tërësi harmonike. Rezultat i kësaj ishte fuqia e dukshme e shoqërisë islame dhe entuziazmi i saj shpirtëror, mendor ose shkencor. Në këtë konglo­merat (përzierje) frytdhënëse të kombeve dhe kombësive, kanë bashkëjetuar paqësisht të gjitha ideologjitë dhe tradi­tat. Rezultat i kësaj, ishin të gjitha zbulimet, të cilat deri atëherë u shfaqën në botë, të gjitha llojet e artit, shkencës, industrisë, rezultatet krijuese dhe sistemet e vjetra. Nga pikëtakimi i këtyre elementeve të ndryshme, lindën shumë zbulime të reja dhe forca të reja krijuese ose inovatore. Përmes tyre, nga Lindja, ka ardhur mëndafshi, pambuku, limoni, kafja, porto­kalli, shega, si dhe pëlhura, leshi, pudra e të ngjashme. Falë tyre, janë njohur numrat, algjebra, kimia, mjekësia, astrono­mia dhe poezia metrike. Filozofët grekë, pas një harrese të gjatë, i risollën përsëri, rimorën vendin e tyre, atëherë kur filluan t’i pasojnë arabët, gjatë pushtimeve të tyre. Qysh pas asaj kohe, Aristoteli ka triumfuar, në Universitetin e njohur të Kordobës.

Robin Kuk pasi thekson faktin që "rrënjët e kulturës perëndimore nuk janë vetëm me origjinë greke, apo romake, por gjithashtu edhe islame", në vazhdim thotë: se: Në zhvillimin e marrëdhënieve tona me botën islame, është mirë që Perëndimi të ketë parasysh borxhin që kultura jonë i ka Islamit, sepse jemi larguar shumë nga njëri-tjetri. Kemi lejuar që ndërmjet Islamit dhe Perëndimit të ngrihen barrikada ose barriera të ndryshme keqkuptimi dhe mosbesimi. Është e pavend që kjo klimë keqkuptimi dhe mosbesimit të vazhdojë tutje. Jo vetëm se është e mbrapsh­të që dy kultura të shquara të gjykojnë kaq trishtueshëm njëra-tjetrën gabimisht, por, sepse në botën moderne ose bashkohore, ne duhet të jetojmë dhe punojmë së bashku".

"Trashëgimia men­do­re dhe kulturore e grekëve, nuk arriti në Perëndim pa e njohur dhe pa e studiuar më parë Lindja (muslimane). Po të mos ishin dijetarët dhe filozofët muslimanë, evropia­nët, për shumë kohë, s’do të kishin dijeni mbi ato njohuri. Ndaj, kur, tërë lënda e pasur e librarive evropiane, të dalë në dri­të, ne do shohim se, ndikimi arab, në qytetërimin e Mesjetës, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot“. (Gauillaume)

Durvi- ish-ministër i arsimit në Francë, thotë: "Kur tërë Evropa ishte zhytur në errësirën e paditurisë dhe kërkonte në vrimë të gjilpërës dritën e shkencës që të gjallë­ro­hej, atje, në botën islame, shkëlqente ose rrezatonte një dritë e madhë­ríshme. Bagdadi, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Egjipti, Granada dhe Kordoba ishin qendra kulturore, prej nga iu shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë. Popujt e Evropës, në kohën e Mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencën. "

Cidi (Sidi) -Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave thotë: "Duhet t’u jemi mirënjohës muslimanëve, që shpërndanë retë e errësirës që e mbulonin Evropën. Muslimanët, jo vetëm që u përpocën të përvetësojnë burimet e dijeve klasike, por edhe t’i zgjerojnë dhe t’i plotësojnë ato me zbulime të reja. Zoti i krijoi dhe ndihmoi popujt muslimanë, që të përhapnin qytetërimin prej brigjeve të Tigrit dhe Eufratit -deri në Vadi Kebir, të Spanjës. Këta popuj, nga Islami, morën shkencën dhe qytetërimin. Muslimanët, me natyrën dhe sjelljet e tyre, lanë përshtypje të thellë në mbarë botën. Ata nuk ishin të izoluar, sikurse çifutët, por ishin në kontakt me popujt e tjerë. Kjo nuk ua ndërroi atyre natyrën fisnike që kishin. Muslimanët, aty ku shkuan sollën qytetërimin, përhapen fenë dhe shkencën. Në Evro­pën e krishterë, kur filloi të ndihej ndikimi i muslimanëve, në botën islame, ishin bërë shumë zbulime dhe ishin shkru­ar shumë vepra. Ky është fakt, se muslimanët ishin mësuesit tanë, gjë që s’duhet ta mohojmë."

Gustav Le Bon-filozof dhe historian i njohur franko-gjerman, i cili ka shkruar librin "Kultura arabe" për kontributin e madh të muslimanëve ndaj Evropës, thotë: "Observimet, eksperimentet dhe logjika induktive, të cilat formojnë bazat e diturive moderne, i atribuohen Roxher dhe Frensis Bekonit, por, duhet pranuar se ky zbulim, në tërësi, ishte zbulim i dijetarëve arabë."

 

Ndërkaq, në librin tjetër me titull "Civilizimi islamo-arab”,shkruan: "Në kohën kur librat dhe bibliotekat për evropianët nuk nënkuptonin asgjë, halifati (kalifati) arab ose musliman dispononte shumë qendra dhe biblioteka madhështore. Për shembull, “Shtëpia e urtisë” e Bagdadit, numëronte katër milionë ekzemplarë, biblioteka e sulltanit në Kajro një milion, biblioteka siriane ne ‘Tripoli’ dhe Damask, mbi tre milionë, ndërsa në Spanjë, nën pushtetin musliman, gjatë vitit publikoheshin 70 deri 80 mijë libra. Njeriu habitet jashtëzakonisht, prej zellit me të cilin arabët iu rrekën studimit. Ndaj, nuk e di nëse ekziston ndonjë popull, i cili ua tejkalon arabëve? Arabët, kur dominonin në një qytet, përkujdesjen e tyre e drejtonin në ndërtimin e xha­mive dhe hapjen e shkollave, nëse qyteti ishte i madh, ata hapnin shumë shkolla."

Benjamin Tudel, i cili vdiq në vitin 1173 të Epokës së Re, tregonte se në Aleksandri ka parë një­zet shkolla. Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse ishin Bagdadi, Damasku, Amani, Alepi, Kajro,Toledoja, Kordoba, Kadizi (Cadis) etj., ishin përplot uni­versitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me labo­ratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, dhe me çdo gjë që ndihmonte në studimin dhe analizën shkencor. Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte 800.000 libra, siç transmetojnë historianët ndërkombtar. Thuhet se Karli (Charles) i Urtë, nuk arriti të tubojë, në bibliotekën mbretërore të Fran­cës, pas 400 vjetësh, më tepër se 900 vëllime, gati një e treta e të cilave kishte të bënte me teologji. Se këndejmi, shkenca, të cilën e urrenin të tjerët, qe vlerësuar shumë lartë nga muslimanët. Ata duhen falënderuar për të vërtetën e thënë (Hadith nga Muhammedi): ‘Të dobishëm janë vetëm ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët, kurse të tjerët (veç tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka dobi’., thekson Le Bon.

Në vazhdim:

Siç dihet, mjeshtëri, artisti dhe arkitekti i famshëm italian, Mikelangjello Bonaroti, së bashku me Donato Dramantën, ishin inxhinjerët kryesor të Bazilikës së famshme (impozante) të Shën Pjetrit në Vatikan. Ngritja ose ndërtimi i Bazilikës (Katedrales) së Shën Pjetrit në Vatikan, do fillonte në etapën ose periudhën e parë të shekullit XVI, respektivisht me 15O9. Mbase, në periudhën e njohur të Renesansës. Qëndra ose metropola kryesore e Renesansës ishte Firenca (Firenze) e Italisë ku gravitonin, krijonin dhe vepronin asokohe kokat gjeniale ose artistët e shkëlqyer ose brilant si Mikelangjelo Bonaroti, Leonardo da Vinci, Boçeli etj. Ndërkohë që familjet e shquara fiorentineze si Bardi dhe Medici e kështu me radhë, ishin donatorët ose sponzorizuesit kryesor të Leonardo da Vincit, Donato Dramantit, Mikelangjelo Bonarotit, Boçelit, si dhe të shumë mjeshtërve dhe artistëve të tjerë me fame boterore qe i kishin rafinuar, dekoruar dhe eksploruar asokohe Firencen, Romen (Vatikanin) si dhe shume metropola te tjera ne Vendin e Diellit (Itali) dhe gjithandej kontinentit te vjeter evropian.

Në Firencë atëbotë lulëzonin dhe shkëlqenin arti, skulptura, piktura, arkitektuara, kultura, letërsia, filozofia etj. Aty ishte edhe Katedralja e shkëlqyer "Santa Maria dela Fiore" e Firencës, e ngritur ose ndërtuar qindra vite para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan së bashku me shumë godina ose objekte të tjera madhështore ose impozante në Firencë. Në radhë ishte qyteti i lashtë mbretëror ose perandorak i Romës....Respektivisht, Bazilika e famshme e Shën Pjetrit në Vatikan, e ngritur dhe projektuar nga Donato Bramanti dhe Mikelangjeloja i Madh. Në Romë ose Vatikan...Aty ku yjet e panumërt në qiellin e pafund, asnjëherë nuk kanë frikë nga sytë e bukur dhe profetik të Rea Silvisë dhe Lavinies, si dhe romakëve tè hijeshme, ekskluzive dhe romantike.

Ngritja ose ndërtimi i Bazilikës (Katedrales) së famshme të Shën Pjetrit në Vatikan, sikur i kishte sfiduar dhe lënë nën hije luftërat ose konfliktët e ndryshme në mes katolikëve dhe protestantëve ose ortodoksëve në Evropën e asaj kohe së bashku me "tezat" e njohura (protestante ose reformatore) të Martin Luterit, i cili asokohe kishte protestuar kundër Potinficit (Papës) dhe Pontifikatit (Papatit) në Vatikan për shkak të tatimëve të larta materiale dhe të tjera që ua kishin ngarkuar asokohe njerëzve ose qytetarë (besimtarëve) të varfër për ndërtimin e Bazilkës së Shën Pjetrit në Vatikan, për shkallën e lartë (alarmante) të korrupsionit, prostitucionit etj.

U mor vesh se në periudhën e Renesansës jetuan dhe vepruan Martin Lutheri dhe Johanes (Jann) Gutenbergu së bashku me shumë figura ose personalitete tjera epokale dhe historike që e reformuan, emancipuan, iluminuan dhe eksploruan Evropën dhe krejt civilizimin tonë. Në kohën e Renesansës, sikur filluan edhe komunikimet e para globale ose universale në mes njerëzve, popujve, shtetëve dhe kulturave të ndryshme gjithandej globit. Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.

Ndryshe nga kjo, dikush duke i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me lutjet, ritualet, celebrimët, veprat ose artin e tij fetar, kulturor ose politik, si padashur dhe kujtuar as vet,i shërben blasfemisë! Pse (përse) ndodhè kjo? Sepse, publiku i gjërë ose auditoriumi qytetar, akoma me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional.

Flavius Klaudius Julianus (Juliani) -mbreti ose peradori i njour romak i bizantit, me origjinè iliroshqiptare, i cili lindi në vitin 361 në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm)-asokohe bëri çmos për t'a ringjallur dhe riorganizuar religjioinn pagan dhe pushtuar temullin e njohur të Jeruzalemit. Nga kisha katolike, Juliani dikur u quajt edhe si Julius Apostata etj.

Nërkaq, në kohën e sundimit të Ban Kulinit, gjegjësisht të Shizmës dhe Inkuizicionit kishtarë (fetarë) ose pseudokulturorë në mesjetë: Në Bosnjen e asokohëshme ishte e përhapur edhe sekta ose organizata asketike, transubstancialiste, dogmatike, përverse ose mitologjike e "bogomilëve" serbian, të cilët predikonin idenë herretike, disolutive, transubstancialiste, infantile, blasfemike dhe diabolike, sipas të së cilës Zoti (Hyji) i ka pasur dy djem: Djalin e madh, Satanin ose Satanellin dhe djalin e vogël-Jezu Krishtin... të cilët gjithënjë sipas "bogomilëve" serbian, e kanë vrarë dhe luftuar njëri tjetrin. Duke e nënkuptuar këtu luftën ose konfliktin e vazhdueshëm në mes Djallit (Satanit) dhe Jezu Krishtit, gjegjësisht, në mes të së mirës dhe të së keqës.

Nga aty, dikur me vonë thuhet se lindën ose filluan edhe luftërat mesjetare të kryqzatave së bashku me ikjet, përndjekjet ose dëbimet shekullore të etërve të shënjtë (papëve) nga Vatikani në Avinjon të Francës, shizma ose inkuizicioni dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, dikund në shekujt 17 dhe 18, në Francë, ndodhej në " fuqi" e ashtuquajtura "levizja" ose "organizata e vogël" asketiko- mitologjike e mbeturinave të hugenotëve, të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon, e njohur dhe e mbiquajtur asokohe si Kvijetizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik ku përhapej dhe propagandohej e "vërteta" dhe "lavdia e madhe" mbi "pemën e bekuar" dhe "eliksirin" e "jetës së pasosur" përtej asaj "anës tjetër" të vdekjës! (...). Herrezia ose mitologiizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit, ithtarët dhe simpatizantët e tyre minorë ose minoritar, asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me "predikimet" e shumëta dogmatike, totemike, shamanike ose eshatologjike. Kjo deri me gjykimin e tyre të hapur nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkisto-klerikalist të Francës së asokohshme pararevolucionare ose absolutiste.

Ndonëse, Antoni Courte, asokohe hugenotët do i quante dhe kualifikonte si "mbetje ose mbreturina të shkretëtirës së madhe kishtare ose teologjiike"! Edhe rendi kishtar i Jezuitëve në Francë si dhe në shumicën e vendëve kristiane ose ortodokse, gjatë vitëve 1764 dhe 1773, do njihte ose përjetonte ndalesa, pëngesa, abdikcione ose kundërshtime të fuqishme nga ana e oborrëve të ndryshme perandorake, fetare, kulturore ose klerikaliste të Francës, Spanjës, Portugalisë etj. Ndërkohë që mbreti ose perandori i Prusisë, Friedrichu së bashku me mbretëreshën Katarina të Rusisë, asokohe do u ofronin mbrojtje dhe strehim Jezuitëve të përfaqësuar kryesisht nga Franjo Ksaverski dhe bashkëpunëtorët e tij.

P.S. Kosova dhe shqiptarët, nuk janë dhe nuk kanë qenë të rrezikuar kurrë nga "fundamentalizmi, ekstremizmi ose radikalizmi islamik", siç bërtasin, ulurojnë, pallin dhe lehin përditë (maaa, ham-han-ham ose llam-llam-ham)-demagogët dhe hipokritët e ndryshëm stupid, nebuloz, dogmatik, analfabet, shpirtëshitur dhe diabolik.

Sepse, shqiptarët nuk kanë patur kurrë përçarje, ndasi, luftëra ose konflikte fetare mes veti. As në etapat ose periudhat e errëta të kryqzatave ose luftërave fetare në mesjetë.

Absolutisht kurrë, përveç në imagjinatat ose fantazitë e sëmuara, violente, infantile dhe psikopatologjike të personave ose individëve të ndryshëm, të mbrojtur ose privuar nga karantenat (izolimët) ose klinikat e specializuara psioologjike ose neuopsikiatrike.

"Njeriut natën, në errësirën dhe vetminë e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit, në pandehje e sipër pas fijes së hollë të dritës, rastësisht i fikët të pamuri në sy." ( Herakliti).

Se këndejmi, momenti më i vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen ose shkatërrohen perdite, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij në greminën (humnerën) ose shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shiprtit.

Galile Galileon ose Xhordano Brunon i persekututuan ose i dogjën në furrë , por jo edhe veprat ose mësimët e tyre epokale ose historike që u bëjnë dritë kulturës dhe civilizimit botëror.

Ndërkaq, në Kadiz (Cadis), respektivisht, në Andaluzi të Spanjës, thuhet se ka jetuar dhe vepruar dikur edhe mendimtari dhe kulturologu i njohur arab, Ibn Hazim el Andaluzi (lëxo-Ibn Hazm el Endelusi) i cili i tmerruar dhe skandalizuar tej mase mbi djegien ose kalljen e pamëshirshme të librave ose vargjëve të tij nga ana e herretikëve ose anarkistëve të ndryshëm fetar ose inkuizicionist gjatë etapës së njohur të inkuizicionit: Atëbotë i shkroi edhe këto vargje:

″Letrën mund ta digjni,
por jo edhe atë që është e shkruar në të;
sepse ajo qëndron në zemrën time
dhe shpirtin tim.
Kudo që të shkoj, atje vjen edhe ajo;
ndalet aty ku ndalem edhe unë,
edhe në varr do të vijë me mua″. ( fund i citatit)

Përderisa, në Ekzegjezën ose " Profecinë" e njohur të Ezekielit" thuhet:

Ti biri i njeriut!
Thuaj mbretit të Tirit:
Kështu thotë Zoti- Hyji:
Pasi mendja t´u rritë
e the dikur:
" Unë jam hyjni!
Rri ose qëndro pra
mbi fronin e Zotrave
ose Perëndive!
Rri dhe qëndro
në gjirin ose
kërthizën e detit!
Jeto dhe bano në qiell!
Megjithëse je njeri
e jo hyjni ose perëndi!
Jo, por nëse je
me i zgjuar dhe me hyjni
se Danielli...
Atehere a do vdisësh vallë
duke thënë: Jam Hyjni ose Perëndi...? "

Po i cekur këtu citatët e ndryshme mbi "Masakrën" ose "Tragjedinë e Madhe" të Granadës në vitin e largët 1O66 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat