Kur populli i Kosovës kërcënohej nga zhdukja, ishin hebrenjtë që i dolën në ndihmë

Opinione

Kur populli i Kosovës kërcënohej nga zhdukja, ishin hebrenjtë që i dolën në ndihmë

Nga: Gjon Keka Më: 9 tetor 2023 Në ora: 23:51
Autori Gjon Keka

Fati i Izraelitëve është ndër historitë më të jashtëzakonshme botërore. Si një komb i lashtë Izraeli ka patur drama të ndryshme në historinë e tij.

Prandaj, ashtu si luftërat, vuajtjet, përndjekjet,përvojat e kombit Izraelit janë të pakrahasueshme, përfshirë qëndrueshmërinë e tyre, besnikërinë e tyre ndaj kombtit të tyre, entuziazmin e tyre për besim,mendime të larta, ide përparimtare etj.

Nëse shikojmë historinë e këtij kombi të njohur në historinë botërore, gjejmë se ky komb ka patur gjithmonë një dashuri për lirinë, dritën, atdheun e tyre, entuziazmin për pronën e tyre dhe mallrat e tyre, një komb ky i ideve të mëdha dhe i përparimit me dritën, ka frymëzuar dhe do të frymëzoj edhe sot e nesër dhe gjithmonë shumë popuj e kombe.

Si më parë edhe sot,qielli nën të cilin ata jetuan,bota me të cilën u përball me ta u nda në kampe për ose kundër tyre; Feja e tyre ishte një burim i dashurisë njerëzore dhe edukimit njerëzor, por Humanizmi dhe dashuria nuk janë bërë ende pjesë e plotë deri në këtë ditë për shkak të rrethanave të çuditshme, të cilat dihen botërisht.Por ky burim izraelit i humanizmit dhe dashurisë do të triumfojë një ditë dhe bota do të pasurohet më shumë.

Dhe kombi i madh i Izraelit me një histori të Shenjtë duhet të nderohet nga të gjithë dhe të mbështetet nga të gjithë, madje një mbështetje e tillë do të kontribuonte në aleancën izraelite. Sepse do t'i njihte sakrificat e saj si të përbashkëta dhe do të përjetonte si pikëllimin ashtu edhe gëzimin.

Ndërsa në Kosovë dhe kudo në trojet tona duhet të ndalet me ligj fyerja ndaj Hebrenjëve, duhet ditur historinë e kombit tonë i cili përgjatë saj ka strehuar dhe ka ndarë sëbashku me hebrenjtë bukën e gojës dhe janë ndier sikur të ishin pjesë e familjes shqiptare brenda trojeve tona ,për ta ruajtur nga zhdukja,prandaj këtë mbështetje duhet treguar edhe sot dhe kurdo për popullin hebrenjë apo Izraelin.Por,për sa kohë që një hebre fyet, shahet apo mallkohet si nga disa individ e grupe në Kosovë ,e kudo dhe gjerësa kjo njollosje nuk ndalet me ligj në Kosovë dhe kudo ,turpi do të vuloste në fytyrën e secilit dhe imazhin e vendit tonë, prandaj të ndalen mallkimet dhe sharjet e fyerjet ndaj popullit hebre.

Sepse pikërisht në kohën kur populli i Kosovës ishte i kërcënuar nga zhdukja ,ishin hebrenjtë si në Izrael ,ashtu edhe lobi hebrenjë në Amerikë që i doli në ndihmë dhe e shpëtoi Kosovën nga spastrimi, dhe pikërisht shteti i Izraelit ka strehuar shumë refugjatë gjatë luftës në Kosovë ,ky është fakt dhe duhet ditur ,prandaj një ruajtje e nderit dhe miqësisë dhe aleancës me popullin e izraelit do të ishte bekim për vetë kombin tonë dhe për vetë Kosovën si shtet dhe si popull.

Me pak fjalë,Kombi i izraelit e meriton dhe është në të drejtën e tij historike të jetoj në atdheun e tij të vjetër dhe ta ndërtojë të ardhmen e tij pa frikën e terrorit të së keqes e cila e ka goditur sëfundi.

Bota e qytetëruar duhet ta mbështes të drejtën e këtij kombi të lashtë, e të lavdishëm dhe historik ,sepse sikur shkruan te Isai:45:17,“Por Izraeli do të shpëtohet nga Zoti me një shpëtim të përjetshëm...“sepse emri i nderit të këtij kombi në kohërat historike ishte „Izrael, fëmijët e Izraelit ,Shtëpia e Izraelit.“Kështu sikur është shkruar :“Izraeli është drita apo llamba e cila nuk shuhet kurrë dhe që tejkalon shkëlqimin e Romës...“

Sot kur jetët e të gjithëve janë në rrezik dhe në flakën e terrorit, lutem për paqe ,dhe për triumfin e dashurisë mbi urrejtjen dhe që drita t'i ndriçojë mendjet e zemrat e errëta që në vend të paqes duan luftë dhe gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat