Nërsimet e federatës ruse ndaj Kosovës dhe Izraelit

Opinione

Nërsimet e federatës ruse ndaj Kosovës dhe Izraelit

Nga: Sami Arifi Më: 12 tetor 2023 Në ora: 07:05
Sami Arifi

Dy popujt, populli izraelit dhe populli shqiptar, u përballën me holokaustin, izraelitët u përballën me holokaustin nazi-fashist, ndërsa shqiptarët me holokaustin serbo-sllav të nërsyer nga Rusia...

Dy popujt historikisht nëpër kohë, izraelitët dhe shqiptarët, ndihmuan njeri tjetrin përballë holokaustit të tyre...

-Gjeneza izraelito-shqiptare ka afërsi mijvjeçare që nga pellazgët. Kjo afërsi vazhdon nëpër kohë për këta dy popuj të lashtë, izraelito-shqiptar, të cilët ishin të përjashtuar, nga popujt tjerë, nga e drejta e tyre për të qenë zot në atdheun e tyre.

-Intelektualët izraelit ishin zëri i parë i dëgjuar në opinionin botëror kundër holokaustit që bëri Serbia ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913 në luftërat ballkanike, ku, Serbia eliminoi më se gjysmë milioni shqiptar, pa dallim moshe dhe gjinie, gra pleq e fëmijë. Ndër këta intelektual izraelit ishin:

Publicisti Leo Freundlich i cili mahnitë opinionin me “Golgotën shqiptare” mbi masakrat që kishte bërë Serbia mbi popullatën shqiptare, Milan von Sufflay profesori kroat me prejardhje izraelite, i cili botoi në gazetën austro-hungareze “Neue Presse” ku tregohët se “argumentet serbe ishin jo më shumë se propagandë politike”. Milan von Sufflay u ekezekutua nga Mbretëria Jugosllave për shkak të argumentimit se; shqiptarët ishin popull i lashtë dhe autokton në trojet e tyre, për të cilën vrasje makabër ndaj Syfflayt reagoi ashpër shkenctari izraelit me renome botërore Albert Einstein.

-Leo Trotzki, intelektual dhe politikan i madh izraelit, pushtimin e serbëve e raporton përmes gazetës “Kievskaja Mils” se: “u shoqërua me masakra, gjenocid masiv ndaj popullatës shqiptare krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit të kohës, gjatë kësaj ofenzive humbën jetën rreth 250.000 shqiptarë në mënyrën më barbare përmes djegëjes për së gjalli të grave, fëmijve, pleqëve, madje edhe duke u prerë barkun grave shtatëzana me bajonetë e duke e nxjerrë fëmijnë e duke e ngulitur atë në majë të bajonetës”, e shumë të tjerë izraelit që informuan opinionin mbi tragjeditë që pësuan populli ynë nga soldateska kriminale serbe.

-Për popullin izraelit nuk mungoi edhe ndihma e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore kur ata i ekzekutonte nazi-fashizmi përmes holokaustit, mbi 6 milion, në kampet e përqëndrimit, ishin shqiptarët që i shpëtuan duke i futur në shtëpitë e tyre, duke i mbajtur ilegalisht me të gjitha mundësit që kishin.

-Izraelitët ndihmuan popullin shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë, meqë ata ishin të inkorporuar në funksione kyqe të SHBA-ve, ishin faktor numër një për ta ndihmuar çlirimin e Kosovës përmes bombardimeve mbi caçet e soldateskës ushtarake serbe të Millosheviqit.

-Sot nërsimet për popullin shqiptar të Kosovës po vijnë nga federsta ruse përmes Serbisë me grupe kriminale terroriste, ndërsa për Izraelin nërsimet e Rusisë vijnë nga ca grupe kriminale terroriste palestineze të përkrahura, edhe nga sateliti i Federatës së Rusisë, siç është Irani...

Krejt kjo për ta shpërnda zjarrin edhe nga shtetet tjera, meqë federata ruse në luftë për ta pushtuar Ukrainën tashmë ka mbetur në baltë, sepse nuk po mundë assesi të pushtojë Ukrainën e as të tërhiqet nga ky qorrësokak...prej Ukrainës...

-Lufta e tanishme izraelito-palestineze po përcillet nga dya palët me viktima në pleq, gra e fëmijë, është për keqardhje për çdo njeri që ka një grim humaniteti në shpirtin e tij...,për të cilën keqardhje, përgjegjësinë banë grupi i terroristëve që kreu aksion terrorist në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat