Fëmijët e nëpërkëmbur nga luftat dhe faktori i shoqërisë pa ndërgjegje

Opinione

Fëmijët e nëpërkëmbur nga luftat dhe faktori i shoqërisë pa ndërgjegje

Nga: Dedë Preqi Më: 15 tetor 2023 Në ora: 19:42
Dedë Preqi

Konflikti i fundit në mes Hamazit dhe Izraelit, që Hamazi shpërtheu befasishëm dhe në formë terroriste, duke gjuajtur pa kontroll me mijëra raketa mbi popullatën, duke shkakëtuar vdekjen e qindra viktimave të pa fajshme izraelite, e nxiti reagimin e Izraelit kundër objektivave të Hamazit, brenda Rripit të Gazës, me operacione të fuqishme luftarake dhe më keq, kur kësaj popullate i ndërprehet furnizimi me ujë të pijes dhe me energji elektrike.

Ministria palestineze e shëndetësisë njofton botën se janë vrarë dhe po vriten me mijëra njerëz edhe të pafajshëm ndër ta edhe shumë fëmijë, të cilët në këto kushte mjaftë të rënda gjendja e këtij populli është e përkeqësuar dhe përshkallëzohet në një tragjedi humanitare të pa parë, sidomos është e pa justifikueshme nëpërkëmbja e fëmijëve dhe pengmarrja e tyre, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre.

Është e pa pranueshme që fëmijët të nëpërkëmbën në forma të ndryshme, shpeshherë duke u bërë strategji luftarake dhe si mburoja të luftës, ku ne, do të lodhëmi duke mbajtur konferenca e ligjerata të të pa numërta, nëse shoqëria nuk ndërmerr hapa të menjëhershëm për të sanuar gjendjen e tyre dhe për t’ua kthyer ëndërrën dhe buzëqeshjen e tyre në një jetë të lirë e të qetë.

Fëmijët janë engjuj dhe krijesa të pa fajshme, por edhe ardhmëja e kësaj bote, të cilët më shumë se të rriturit ëndërrojnë botën tyre fëminore, duke i shpalosur projektet e tyre të ardhmërisë, por portat e këtyre projekteve nuk do të hapen vetë, nëse dikush tjetër nuk u ndihmon dhe i inkurajon që këto projekte të realizohen si duhet, por jo edhe në këtë mënyrë, kur të sotmën e tyre ua bëjmë arena dhe projekte luftarake, sikur po i shohim në këto kushte të tmershme, të vrarë e të plagosur, të uritur e të përndjekur.

Për fat të keq sot nëpër botë fëmijët nuk trajtohen të njëjtë, sidomos në ato vende ku dominojnë luftërat, me çrast në luftën e Ukrainës, Rusia e Putinit, ka marrë peng me mijëra fëmijë ukrainas, të cilët i mbanë në vende të fshehura, duke i shfrytëzuar për nevoja dhe strategji të veta shtetërore, për të cilët prindërit e tyre nuk dinë fare për fatin e fëmijëve të vet.

Prandaj, në sëcilën shoqëri jeta pa fëmijë është e zbrazët dhe jetë e pakuptimtë, nëse shtati i tyre rritet bashkë me frikën dhe pervoja të hidhura, të cilët ata vetë nuk janë në gjendje të kuptojnë dhe t’a ndihmojnë vetëvetën, dhe as që e dinë se pse arrijnë në këtë gjendje, por çdo gjë u duket si një ëndërr e keqe e kësaj bote, të cilën e përjetojnë.

Edhe në Kosovë, në luftën e fundit që shkakëtoi fashizmi i Serbisë, u vranë dhe u masakruan më shumë se 1324 fëmijë, prej të cilëve gjetën vdekjen edhe në barkun e nënës së vet, dhe si rrjedhojë e këtij fati tragjik po përsëriten edhe sot, ku flitet për trajtimet e tilla apo të njëjta edhe në luftën e fundit në mes Palestinezëve dhe Izraelitëve, që po pësojnë fëmijët.

Ekzistojnë mjaft shembuj të skenave të tmershme të fëmijëve, shpeshherë të natyrave të dhimbshme e ndonjëherë edhe të natyrave të keqpërdorimeve seksuale, ku jeta e tyre përfundon edhe nëpër duar të matrapazëve të ndryshem, por edhe përshkak të kushteve të dobëta sociale, ata detyrohen edhe nga prindërit, që të shtrijnë dorën për lëmoshë rrugëve të qytetëve të botës, për të siguruar ekzistencën e tyre.

Për fat të keq edhe në Shqipëri, e kemi një gjendje jo të kënaqshme edhe pse në këtë vend nuk ka luftë apo ndonjë vatër krize, por që ka vetëm një neglizhencë dhe mos kujdesje shoqërore, kur kemi edhe fëmijë të pa regjistruar fare në shkolla, ku numri i tyre arrinë rreth 5%, siq janë fëmijët rom, ashkali dhe egjyptian, të cilët janë më më të privuarit dhe më të dëmtuarit siq shkruan VOA, si edhe mbi 6oo fëmijë tjerë të zonave rurale, duke vequar pjesën veriore të këtij vendi nuk shkojnë në shkollë fare, të cilët janë të detyruar të mbyllen në shtëpi për shkak të hakmarrjeve tradicionale që dominon në këtë vend.

Edhe në Kosovë, statistikat akoma nuk janë në gjendje të përgjigjen të dhënave të sakta për gjendjen e fëmijëve që vijojnë shkollën dhe kjo shpërputhje i rritë pasojat dhe mungesën e përspektivës në këtë lëmi, që në mungesë të kësaj çështje më së shumti është i prekur komuniteti rom, ashkalinj dhe egjyptas, nga të cilët pjesa dërmuese kanë nivel të ulët të shkollimit, si edhe shumë prej tyre ka edhe analfabet, duke e trashiguar një gjë të tillë edhe fëmijët e tyre.

Ekzistojnë shumë faktorë, që e ngulfasin dhe e ç‘rregullojnë jetën e fëmijëve në një shoqëri njerëzore, e një ndër ato është edhe faktori i frikës, që nënkupton fatin e atyre fëmijëve që përjetojnë frikë dhe ankth nga luftat, sikur është gjendja momentale e luftës në mes Izraelit dhe Palestinës, duke përjetuar fëmijët tortura të tmershme, me çrast u mungon edhe përkujdesja prindore dhe ajo shoqërore.

Duhet të ngrit zërin gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe e gjithë bota, që t’i shpëtojmë fëmijët e rrezikuar nga dinamika e natyrave tragjike që e ka kapluar jetën e tyre, drejt përdrejtë duke iu referuar luftës së fundit në mes Izraelit dhe Palestinës, ku më së shumti janë të rrezikuar dhe të pa mbrojtur fëmijët, të cilët po shfrytëzohen edhe si mburojë e terrorizmit dhe organizatave të ndryshme që prioritet i kanë luftat dhe jo jetët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat