Kushtëzimet idioteske të PAN-it!

Opinione

Kushtëzimet idioteske të PAN-it!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 17 tetor 2023 Në ora: 10:00
Qeveria PAN. Foto nga arkiva

Etja për pushtet e opozitës PAN-iste, rrastë të zhytur në krime e hajni, ka errësuar mendjen edhe ashtu të çoroditur të tyre. Kanë livadhisur për dy dekada radhazi, duke e zhvatur Kosovën, të ndihmuar, reciprokisht, me makro-kontrabandën edhe nga Radoiçiqët, me "Listën Serbe" të tyre, përtej lumit Ibër.

Tashmë, shpërfaqen, hapur e vrazhdë, qëllimet errëtake të tyre, duke proklamuar dy kushtëzimet domethënëse:

1) Nuk votojmë asnjë ligj, qoftë të brendshëm apo ndërkombëtar, pa caktuar datën e zgjedhjeve;

2) Pa e zgjidhur çështjen e pagesës të veteranëve, qofshin ata edhe 40.000 syresh "veteranë" të rrejshëm;

3) Nuk votojmë asgjë të pozitës, deri sa Kosova është nën sanksione ndërkombëtare!

Me qëllimin final, - dështimin e dhunshëm të qeverisë aktuale të Vetëvendosjes -, ligjet e nxjerra nga qeveria, i ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese, me bindjen se - fitojnë betejën -, ngaqë aty i kanë "çinovnikët", (nëpunësit), e Hashimit dhe të Ramushit, ashtu siç kanë vepruar me "Zajednicën", 24 hektarët tokë të falura Manastirit të Deçanit dhe pisllëqe të tjera serike.

Së fundi, kërkojnë dabat për disa palo "Rezoluta", siç është pagesa shtesë të Policisë, përkatësisht, kuota për rrezikshmëri; për aferën e stisur dhe të shpifur të rezervave të shtetit, edhe pse drejtësia nuk gjeti shkelje penalizuese. Pra, duan -llafe parlamentare-, për ta shtuar klientelën e tyre partiake, siç vepruan me "veteranët!"

Rrugaçëri neveritëse dhe unike e opozitës PAN, kur kushtëzojnë votimin e ligjeve dhe marrëveshjeve, me heqjen e sanksioneve të vëna nga ndërkombëtarët Kosovës, kinse këto i solli pozita e sotme?!

Është trinomi Vuçiq-Rama-Opozita e Kosovës, që kontribuan, koordinueshëm e suksesshëm, në vënien e saksioneve Kosovës. Në të gjitha prononcimet e këtij trinomi armiqësor ndaj pozitës, rrjedhimisht, edhe Kosovës, ata që realizuan vënien e sanksioneve. Dhe, kjo u bë hapur e zhurmshëm, në paraqitjet "live", jo vetëm të trinomit të përmendur, por edhe në konspiracion, të eksponentëve në shërbim të trinomit, duke i bërë tthirrje Amerikës dhe BE-së, ta ndëshkojnë Albin Kurtin dhe partinë e tij, Lëzjen Vetëvendosje. Sepse pozita lakuriqësoi tradhtinë e madhe të Hashim Thaçit, i cili në koordinim me Vuçiqin, Ramën, Grenellin, konspiruan dhe punuan shumë për ndarjen e Kosovës.

E gjitha bota demokratike i denoncoi ndërmjetësuesit e BE-së, tandemin Borrell e Lajçak dhe të tjerë anësorë, për njëanshmërinë e turpshme, në favorizimin e Serbisë, në raport me Kosovës. Dhe, opozita bastarde ende "i bie teneqes së shpuar", duke u vënë në shërbim të drejtpërdrejtë të Serbisë agresore. "O tempora, o mores", (0 kohë, o zakone), do të thërriste latini i lashtë!

Kjo mbështetje e hafillëk dëshmoi se disa kriminelë

Çfarëdo nismash që ndërmerr Qeveria e Vetëvendosjes, e akuzojnë se e bënë për interesa elektorale! Por, në fakt, është opozita ajo që vuan nga kjo frikë, e provuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Pas disa luhatjeve, hiç fisnike, LDK-ja u shkëputë nga koordinimi i opozitë-bërjes me PAN-in kriminal, duke u deklaruar hapur se "ne aprovojmë të gjitha ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, sepse ato i tejkalojnë interesat partiake, janë në interes të popullit!"

Realisht, LDK-ja, pas rugoviane, kapitulloi nën presionin e agjentëve të SHIK-ut kriminal, brenda LDK-së dhe shërbeu si patericë e PAN-it, për ta mbajtur dhunshëm në pushtet, për disa mandate radhazi atë. Edhe pse e vonuar, këndellja është e shëndetshme për një parti.

Pazari i votave anekënd Kosovës degradoi Parlamentin

Praktika e mungesës së kuorumit parlamentar, në seanca apo komisionet e tij, është degradim i Kuvendit. Ligjet për ta parandaluar këtë, nuk mungojnë. Por, konformizmi i turpshëm brenda strukturës, ka anashkaluar zbatimin e ligjshmërisë. Si masë e parë është -ndalua e pagës, për çdo mungesë ditore të paarsyetuar-.

Degradimi i Parlamentit të Kosovës ka nismuar me kontrabandimin e disa "komandantëve" kapadai e fodullë në parlament. Dhe, shumëzimi i deputetëve kriminelë e rrugaçë ka ndodhur me ndryshimin e ligjit - Kosova me një zonë zgjedhore -! Ky ligj e shkarkon nga çfarëdo obligimi të drejtpërdrejtë deputetin, sepse ai është deputet i të gjithëve, respektivisht, të askujt. Pra, nuk ka asnjë përgjegjësi direkte ndaj askujt! Mendimi se ai i përgjigjet popullit, është një broçkulle, një gënjeshtër.

Rrjedhimisht, është i domosdoshëm kthimi tek zgjedhja klasike e deputetëve, përkatësisht, në zonat komunale, ku vlerësimi, gjithsesi, është më objektiv.

Kundërpërgjigja e kryeministrit Albin Kurtit, për akuzën që ia faturon opozita, për refuzimin për t`u përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën parlamentare, si dhe bojkotin e deputetëve të mazhorancës, në debatin për ndoca rezoluta, është, tërësisht, i përligjur dhe saktësisht vendim i drejtë i Vetëvendosjes. PAN-i, i cili e ka përgjakur dhe zhvatur Kosovën, nuk meriton asnjë vëmendje pozitive, për bojkotin e poshtër dhe kriminal, që vazhdon të bëjë në dëm të Kosovës dhe popullit të saj.

Për partitë-banda të PAN-it, po sjell një shprehje adekuate, të përdorur, së fundi, nga gazetari, diplomati, studiuesi e atdhetari nga Shqipëria-Nënë, Shaban Murati: "Lehësit e së keqës". Me sloganin "shpif, shpif, se diçka mbetet", tellallët e PAN-it, janë mërdhezur në sulmet dështake, me qëllimin e vetëm, për ta marrë pushtetin e humbur meritueshëm, nga refuzimi, pothuajse, plebishitar i popullit.

Ndërkohë, janë shtuar zërat për shpalljen e paligjshme të këtyre partive, fundërrish, të inkriminuara, lehësit e saj, paradoksalisht, kërkojnë sërishmi pushtetin!?! Populli thotë: "Marrja s`ka mbytë askënd!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat