Kush e dëshiron të vdekur presidenten Vjosa Osmani?!

Opinione

Kush e dëshiron të vdekur presidenten Vjosa Osmani?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 tetor 2023 Në ora: 08:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

"Shqetësuese është kur zyrtarët e institucioneve të drejtësisë mendojnë që mund ta kërcënojnë kreun e shtetit" kështu deklaroi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë për media ku njoftoi se nuk do ta bëjë dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit. Paraprakisht të kujtojmë se edhe në vitin 2021. Ne në atë kohë presidente në detyrë, Vjosa Osmani ishte kërcënuar me jetë, kështu se paku kishte deklaruar në atë kohë ish këshilltari i saj Faton Peci. Ai, kishte shkruar se reagimi ndaj presidentes ka kohë është i ashpër, duke shtuar se Osmani tashmë e ka kaluar fazën e kërcënimeve dhe se çdo përpjekje për ta frikësuar është e kotë.

“Fushata e egër kundrejt U.D. presidentes ka që një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë. Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcyer stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim. Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë, është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar, është e kotë! Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!”, kishte shkruar Peci në Facebook.

Edhe tani reagimi duket i ashpër nga ata që kanë rrënjët e thella në drejtësi direkt apo indirekt. Kur fillun të prishet strofulla e krimit natyrisht se do të ketë reagime, kërcënime e forma të tjera të shantazheve. Sistemi i drejtësisë e kemi theksuar disa herë, ka nevojë urgjente për reforma të thella. Këtë gjë e theksoi wshtw vet presidentja, për të cilën Vetingu në drejtësi është proces i domosdoshëm, pasi sipas saj, presionet janë të paligjshme. Është e tmerrshme që kreu i shtetit të kërcënohet nga ata që duhet të jenë gradianët e shtetit, të drejtësisë dhe mbrojtës së drejtësisë. Imagjino, kur kërcënohet presidentja, numri një i shtetit po qytetarët tjerë, e tmerrshme.

Shqetësuese mbetet mungesa e reagimit nga institucionet tjera ndaj kërcënimit të presidentes, edhe opozita heshti. Armiku më i madh i brendshëm i Kosovës kanë qenë dhe janë prokurorët, gjyqtarët e korruptuar. Politika e lidhur me drejtësinë ka pamundësuar reformimin e sistemit çka prodhon padrejtësi, kërcënime etj. Natyrisht se e duan Vjosën të vdekur ata që nuk mund të korrruptojnë presidenten, e pastër si kristali u pengon atyre që nuk janë mësuar me ndershmëri. Prandaj, presidentja nuk ka besim te Blerim Isufaj dhe mirë bën, emërimi i sojit të tij pa besim në pastërtinë e tij ka sjell rrënimin e brendshëm të drejtësisë, ku viktimat janë ndëshkuar më fortë se keqbërësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat