Kosova dhe “diktatura e butë” e masonerisë dhe oligarkisë shqiptare dhe asaj botërore ose ndërkombëtare!

Opinione

Kosova dhe “diktatura e butë” e masonerisë dhe oligarkisë shqiptare dhe asaj botërore ose ndërkombëtare!

Nga: Agron Shabani Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:19
Autori Agron Shabani

Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët, sipas të të gjitha gjasave janë futur në "diktaturën e butë" të oligarkisë dhe masonerisë shqiptare dhe asaj botërore ose ndërkombëtare, të cilët i i kontrollojnë dhe menaxhojnë shumicën absolute të mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë dhe Shqipëri, financat dhe kapitalin, tregjet e punës, politikën dhe politik-bërjen e Kosovës dhe Shqipërisë, vlerat, resurset ose pasuritë e përgjithshme, sipërmarrjet ose firmat me të fuqishme, dialogun ose monologun e stërzgjatur ose maratonik në mes Kosovës dhe Serbisë, e sidomos fatin dhe ardhmërinë e asociacionit ose "dodik republikës serbe" në veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe kështu me radhë.

Thuhet se edhe Edvin Rama i Shqipërisë dhe Aleksandar Vucici i Serbisë, i takojnë klubit ose "lozhës së madhe" të oligarkisë dhe masonerisë botërore.

Platoni asokohe vuri në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerra ose huazuara nga konteksti i atyre "ideve" ose "teorive" që i mendon turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën "doxa", dhe ne do e quajmë “gjykim i shëndoshë” ose "racional"!

Platoni gjithashtu tregoi se gjykimi i shëndoshë dhe racional, sikur është i "bërë shoshë" ose hi e pluhur prej gabimeve, paragjykimeve, totemeve, fetisheve dhe bestytnive të ndryshme imagjinare dhe fiktive.

Idetë popullore për dashurinë, famën, karrierën, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë arsyes dhe parimit, do thoshte Platoni.

Platoni gjithashtu vuri re sesi njerëzit krenarë, kryeneç ose supersticioz, udhëhiqen pothuajse nga instinktet e tyre, apo nga emocionet dhe pasionet, duke u hedhur në vendime, veprime dhe reagime mbi bazën e asgjësë për asgjë.

Ai e krahasoi këtë dukuri me zvarritjen e rrezikshme pas një grupi kuajsh të egër me sytë të lidhur.

Kështu veprojnë, reagojnë dhe vendosin sot z. Rama së bashku me disa politikan të tjerë shqiptarë ose kosovarë.

Se këndejmi, thelbi i filozofisë së Platonit dhe Aristotelit përmblidhet në komandën: "Yνῶθι σεαυτόν “ (Njih vetveten)!

Kështu që Aleksandër Vuciçi i Serbisë dhe Edvin Rama i Shqipërisë, janë (ndoshta) edhe "arkitektët" ose "inxhinierët" kryesorë të asociacionit ( republikës serbe) në veri të Kosovës ose Mitrovicës, dhe ndarjes së Trepçës, Ujmanit dhe pasurive tjera vitale dhe kapitale nga Kosova, të "Ballkanit të hapur" ose "Jugosllavisë së re" të dirigjuar dhe komanduar nga Serbia, si dhe plot projekteve dhe planimetrive të tjera makabre dhe tepër funebre e satanike- kundër Kosovës dhe shqiptarëve!!!

Një digresion:

Albert Pajk ( Albert Pike) i cili konsiderohet si njëri prej Masonëve me të mëdhenj dhe kryesorë në historinë e përgjithshme të masonerisë botërore, diku në vitin 1871, i shkruan nga Bostoni i SHBA-s ,një letër konspirative dhe logjistike, nacionalistit dhe liderit të njohur italian, Xhuzepe Macinit (Guiseppe Mazzini) i cili nuk i fshihte ambiciet e veta imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj popujve dhe shteteve tjera, me këtë përmbajtje: "I dashur vëlla Macini, jam nderuar për t´ju shkruar këtë letër, dhe për t´ju inkurajuar me faktin se nëse duam të sundojmë botën, ne duhet t´ i nxisim dhe shkaktojmë tre ( 3) luftëra të mëdha botërore, si dhe shumë luftëra të tjera lokale ose rajonale, së bashku me skamjen (varfërinë), recesionin dhe krizën e përgjithshme në shkallë botërore." (fund i citatit).

Se këndejmi, gjithnjë sipas projekteve ose planimetrive të mësipërme "globaliste" ose masonike të Albert Pajkut dhe Xhjuzepe Macinit: Lufta e Tretë Botërore: Do duhej të zhvillohej kundër arabëve ose myslimanëve...

Pajku dhe Macini thonë se e kishin hasur (gjetur) mbështetjen ose audiencën e madhe dhe kryesore tek carët e Rusisë dhe perandor të tjerë evropian. Nejse!

Kosova si duket, de jure dhe de facto, akoma nuk është shtet i lirë, i pa varur, sovran dhe integral në kuptimin e plotë.

Ndërkaq, në nxehtësinë e debatit, dialogut, replikave të ndryshme ose polemikave shqiptare ose kosovare: Politikanët e atjeshëm i thonë njëri-tjetrit: "Lirinë, shtetin, pavarësinë dhe demokracinë, ua solla unë, ua soll ne!”

Ndryshimi i shtetit dhe shoqërisë sipas Platonit:

Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ishte madje, ndoshta edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote.

Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës: Sparta.

Sparta ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrë luftëtarë dhe strateg të mëdhenj ushtarak dhe politik.... Çdo gjë që bënin spartanët: si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata, ia përshtasnin një qëllimi dhe ideali të vetëm.

Dhe Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake, politike, sociale dhe ekonomike.

. Por ky nuk ishte shqetësimi ose preokupimi kryesor i Platonit, i cili donte të dinte se si një shoqëri mund të përmirësohej në prodhimin e energjisë, jo ushtarake ose luftarake, por “eudaimonia-n"; e sidomos duke i ndihmuar njerëzit në mënyrë të besueshme ose meta filozofike - drejt vetë përmbushjes dhe vetedukimit?

Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër të ndryshimeve që duheshin bërë: ) Ne kemi nevojë për heronj të rinj, thoshte Platoni.

Shoqëria athinase ishte shumë e fokusuar tek të pasurit, si aristokrati Alcibiades, dhe sportistët e famshëm, si boksieri Milo nga Crotoni etj.

Sipas Platonit, të pasurit dhe të famshmit ndikojnë në opinionin tonë, idetë dhe sjelljet tona etj....

Heronjtë e këqij ofrojnë joshje dhe argumente të liga mbi shtetin, pushtetin, nderin, moralin, karakterin etj.

Prandaj Platoni asokohe donte t’i jepte Athinës lider dhe heronj të rinj, të edukuar, kulturuar dhe emancipuar si duhet. Duke zëvendësuar ose transformuar kulturën e deriatëhershme, me njerëz idealisht të urtë dhe të mirë, të cilët ai i quajti mbrojtësi ose gardian shteti, model për zhvillimin e mirë të të gjithëve.

Këta njerëz do duhej të dalloheshin nga shërbimi publik që ofronin, modestia dhe zakonet e thjeshta etj.

Ata nuk pëlqenin të ishin në qendër të vëmendjes dhe pse kishin një eksperiencë të gjerë dhe të thellë. Ata do të ishin njerëzit më të nderuar dhe admiruar në shoqëri.

Ne kemi nevojë për censurën, thoshte Platoni, cili ishte i shqetësuar për llojin ose konceptimin e gabuar të lirisë: Athina ishte e lirë-për-të gjithë, për opinion-shitësit më të këqij. Nocione të çmendura fetare, kulturore, politike ..në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, ide që thithën entuziazmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra të gabuara dhe fatale(si për shembull një sulm fatal ndaj Spartës).

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, sipas PLatonit, ishte gjë ose dukurivërtetë e keqe. Kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publik, si dhe të predikuesve të rrezikshëm, demagog dhe hipokrit, duke qenë shumë skeptik për fuqinë ose ndikimin e tyre pozitiv.

Arsimi më i mirë:

Platoni besonte me pasion në arsimim, por donte të ri fokusonte kurrikulën.

Gjëja kryesore që ne duhet të mësojmë është jo vetëm matematika apo drejtshkrimi, por se si të jemi të mirë: ne kemi nevojë për të mësuar për kurajën, vetë-kontrollin, arsyen, pavarësinë dhe qetësinë.

Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet.

Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe të vdisnin si njerëz te mirë.

Është interesante se prindërit ose familjarët gjithmonë bëjnë më të mirën , por ndonjëherë fëmijët qëllojnë me fat. Prindërit e tyre janë të ekuilibruar, mësimdhënës të mirë, të pjekur dhe të mençur. Por ndodh shpesh që prindërit transmetojnë konfuzionet dhe dështimet e tyre, tek fëmijët.

Platoni mendonte se mirërritja e fëmijëve ishte një nga aftësitë më të vështira (dhe më të nevojshme). Ai ishte me tepër në favor të fëmijës i cili është frenuar nga mjedisi i gabuar familjarë ose shtëpiak. Kështu ai propozoi që shumë fëmijë në fakt do të ishte më mirë të merrnin vizionin e tyre për jetën jo nga prindërit e tyre, por nga kujdestarë të mençur, të paguar nga shteti. Ai propozoi që një përqindje e madhe e brezit të ardhshëm të rritej nga njerëz më të kualifikuar se sa prindërit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat