Vuçiqi sigurisht e ka shpall hero Radojçiqin, por nuk ka guxim të publikojë vendimin

Opinione

Vuçiqi sigurisht e ka shpall hero Radojçiqin, por nuk ka guxim të publikojë vendimin

Nga: Luz Tomaj Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 07:06
Luz Tomaj

Kur do e kupton Europa se kush është Serbia dhe, në veqanti Vuçiqi. Sëpari, Serbia e pretendon antarsimin në UE por, mos harroni se, edhe antarsohet nji ditë, ajo do ka me ngel si dora e zgjatur e Ruasis, nga se janë të pandara, si nënë e bij. A nuk e vëreni more se, Serbia, në vazhdimsi, e pretendon Kosoven, Republika Serbsken, Malin e Zi….  Tani, ndërmjetësues në mes Serbis dhe Rusisë është Millorad Dodiku, I cili, në vazhdimsi, takohet dhe është në lidhje me Putinin. Dodik vepron sipas udhëzimeve të Vuçiqit dhe vetem Vuçiqit. 

Në anen tjeter, BE bënë presion të pandërprerë ndaj Kosoves, për mprojtjen e të drejtave të Komunitetit serb. Presioni është I turpëshëm. Kosova, si  shum shtete tjera, është multietnike. A egziston, qoftë edhe në nji shtet multietnik, ajo çka BE-ja kërkon nga Kosova. Komuniteti serb në Kosovë , në krahasim me komunitetet tjera, është tejet I privilegjuar – ndaj as që mund të flitet për donji cenim të drejtave. Sipas udhëzimeve të Vuçiqit, serbët në Veri të Kosoves janë vetizoluar dhe e injoroin shtetin e Kosoves. Iu kisha sugjeru ndërmjetësusve të dialogut që, sadopak, të qendroin në veri, të shofin se a egziston donji symbol I shtetit të Kosoves dhe, edhe sipas normave ndërkombëtare, në çdo shtet, flamuri I tjetrit shtet mund të ngritet por vetem sëbashku me flamurin e shtetit amë. Në Veri, juve nuk do shifni Flamur të Kosoves. Në Veri funkcionoin vetem shtresat kriminale me qellim të veprimit në interes të Serbisë. 

Data 24 shtator 

BE dhe të tjerët, janë të informuar se çka ndodhi, me 24 shtator, në pjesen kufitare Kosovë – Serbi!! Madje, edhe BE edhe SHBA, kërkoin që të ndërmirren masat hetimore dhe të ndriqohet rasti. 

Se prapa asaj ngjarje qendron Serbia, a nuk mjafton fakti, jokontestues se, veprimet e grupit criminal serb I ka udhëheq, askush tjeter por Nenkryetari I Listes serbe – Radojçiqi. Vërej se, mjetet informative të Serbisë raportojn se si Radojçiqi shetit neper Beligrad. Me fjalë tjera, Serbis apo Vuçiqit, as që I shkon mendja që, Radojçiqin tia dorzon Kosoves dhe ti nenshtrohet procedures penale. 

Deri sa BE insiston në vazhdimin e dialogut dhe, në veçanti, në formimin e Associaciont të komunave serbe, në Kosovë, në mjetet informative të Serbisë, në veçanti, në ditet e fundit, kur BE insiston për Associacionin, Vuçiq, kryetar I Serbis, në vazhdimsi e përserit deklaraten se, kurrsesi, nuk do e nënshkruan vendimin se Serbia e pranon shtetin e Kosoves!!! 

Është koha që BE të kuptoi se, në mes kujt zhvillohet dialogu dhe se, në dialog duhet të vjen në shprehje drejtësia dhe vetem drejtësia. Mbaj bindjen se ndërmjetsuesit, Borrell dhe Lajçak, në vazhdimsi, ose kanë qenë joprofesional ose të njianshem. Në asnji moment, nuk kanë treguar vetëdije se, dialogu zhvillohet në mes Kosoves si shtet viktimë dhe Serbisë si shtet agresor dhe egzekutor I krimit tipik të gjenocidit. 

Me fjalë tjera, edhe gjat këti dialogu, Europa e vazhdoi padrejtësin historike, ndaj kombit shqiptar. Fal Serbis, në agjenden e te ciles, historikisht, isshte zhdukja e shqiptarve, kombi shqiptar, është I shpartalluar si asnji komb tjeter në botë – Shqipri, Kosovë, shqiptarët në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.  

Detali më ilustrues se kush është Serbia, çendron në faktin se, gjatë luftes së fundit, Serbia, përveq tjerash, kishte rrembyar shum Kosovar dhe, qe tëgjith I kishte egzekutar në Serbi. Kosova disponon me fakte se bëhet fjalë për më se 1600 persona të egzekutuar, ndërsa Serbia as që tregon se, a I kanë hudhë kufomat në lum apo ku gjinden ato….. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat