BE në anën e Serbisë, Kosova veç SHBA e ka mike të vërtetë

Opinione

BE në anën e Serbisë, Kosova veç SHBA e ka mike të vërtetë

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 08:53
Autori Faton Mehmeti

Pafuqia e BE për të detyruar Serbinë të nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën e ka bërë të pamundur arritjen e marrëveshjes edhe 12 vjet pas. Edhe pak javë do të futemi në vitin e 13 të nisjes së negociatave Kosovë-Serbi, deri tani pa asnjë sukses. Pyetja më normale dhe insistive do të ishte: Ku është problemi i mos arritjes së marrëveshjes?! Kësaj pyetje po ashtu mund t'i përgjigjemi-Serbia e pas saj vjen BE.

Serbia njihet për dinakërinë e saj, qasjen e saj djallëzore dhe luftë nxitëse ndaj Kosovës, ka qenë e pritur që mos të respektoj marrëveshjet. S’do mend se edhe BE e njeh Serbinë, për 22 vjet në vazhdimësi Serbia është tallur me BE dhe ndërmjetësuesit e saj. Në favor të saj kanë qenë ndërmjetësuesit e BE të njohur për qëndrim në favor të Serbisë edhe se vinin po nga shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Veprimet e tyre të sojit të anshmërisë dhe mungesës së dinjitetit përballë Serbisë ka bërë që BE të shpërfaqet e pabesueshme dhe pa kredibilitetet. Ndaje dhe s’kemi marrëveshje edhe pas 12 vite. Dështimi i nënshkrimit të marrëveshjes me 26 tetor në Bruksel nga ana e Serbisë me BE që u shpërfytyrua në sytë e botës nga injorimi i Vuçiqit.

Përfundimisht BE nuk ka kredibilitetin dhe as aftësinë të arrijë marrëveshjen Kosovë-Serbi, sa më parë të tërhiqet nga dështimi i vazhdueshëm aq më mirë për ecurinë e dialogut në fjalë me SHBA që patjetër se do e marr situatën në duart e saj. Dështimet e vazhdueshme me lojalitetin ndaj Serbisë veç sa kanë tensionuar situatën më veri, sa më shumë të zgjatet agonia e bisedimeve aq më tepër shtohen gjasat për trazira. Andaj, BE ose të ndryshojë qasje ose të dorëzohet përballë realitetit të dështimit të saj jo vetëm deri tani por me mundësi të përsëritjes së dështimit edhe në të ardhmen, nëse nuk e ndryshon qasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat