Domethënia e 3 nëntorit 1443 dhe kthimi i Gjergj Kastriotit në atdhe

Opinione

Domethënia e 3 nëntorit 1443 dhe kthimi i Gjergj Kastriotit në atdhe

Nga: Gjon Keka Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 19:57
Gjon Keka

Kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) e kishte mbajtë në zemër e mendje Arbërinë e tij,gjithashtu edhe fjalët e babait të tij Gjonit dhe Nënës së tij Vojsavës që të mos e harronte atdheun kurrë dhe të parët e tij ishin ngulitur thellë në shpirt e qenjen e tij.

Ai mjaftë kishte duruar, edhe pse i marrë pengë projekti i tij për ta shpëtuar atdheun dhe për t'iu kthyer atij si një bir e si një mbret që e udhëheq në udhën e lirisë dhe të fitores po bëhej ngadal dhe sigurt realitet. Momenti kishte ardhur që pas një marrëveshje sekrete me Janosh Huniadin , më 3 Nëntor 1443 gjatë betejës në Nish,ai pasi e la që të fitonin ushtritë e Huniadit ,iu drejtua Arbërisë me 300 arbërorët e tij besnik.Udhës për në Arbëri ai bënte pushime në fshatra të Arbërisë e të Dardanisë dhe i përgatiste ata që të zgjohen në momentin që Kruja ta ngriste flamurin e tij fitimtar. Kjo përgatitje e tij përgjatë udhëtimit sekret me arbërorët u pa si një udhëtim misionar kombëtar i rizgjimit të arbërorëve të cilët ishin të etur për liri dhe për shtetin e tyre mbretëror arbëror në krye me Gjergj Kastriotin.

Kështu për shtatë ditë ai mbërrti në Krujë dhe pas dorëzimit të saj në duar të tij të gjithë armiqtë otoman dhe armiqët e brendshëm që nuk donin lirinë e Arbërisë dhe pavarësinë e saj u shfarosën të gjithë, vetëm disa që iu përgjëruan u lanë të lirë me qëllim që lajmi të shkonte tek sulltani për ta kuptuar se Arbëria tani është e lirë e pavarur dhe në duar të natyrshme të zotit të saj ,pra të kryezotit Gjergj Kastrioti.

Kështu më 13 nëntor 1443 filloi çlirimi i Arbërisë ,dhe pasi u çliruan pothuajse të gjitha pjesët e Arbërisë ,Gjergj Kastrioti ngriti flamurin e pavarësisë më 28 nëntor 1443 ,me të cilën u vulos një herë e përgjithmonë Arbëria në hartën e Europës si një shtet europian ,si një komb i lavdishëm i lirisë dhe i mbrojtjes së civilizimit të përbashkët të familjes europiane.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat