A qëndron klani “Pronto” i PDK-së pas Nexhat Krasniqit “baba i tenderave”?!

Opinione

A qëndron klani “Pronto” i PDK-së pas Nexhat Krasniqit “baba i tenderave”?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 15:28
Autori Faton Mehmeti

Emri i Nexhat Krasniqit është lakuar shumë viteve të fundit për të bëmat e tij që lidhen me tenderët. Pavarësisht se pushtetet janë ndryshuar "baba i tenderëve" ka qenë aty ku janë tenderët. U desh që SHBA të sanksionojë Nexhat Krasniqin që të ndërmerren masa ndaj tij të pezullimit nga puna si drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

"Baba i tenderëve" nuk mundi të ndalet nga organet vendore, fatmirësisht DASH-i njoftoi të premten se Krasniqi është sanksionuar “për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh”. Siç ka thënë DASH-i, “Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”.

Pavarësisht se nga viti 2015 kishte nisur të përballet me ligjin. Asokohe, ishte zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Rasti kishte të bënte me realizimin e Parkut Industrial në Drenas, ku Krasniqi akuzohej se në cilësinë e zyrtarit kishte pranuar ryshfet nga kompania “Eltoni” lidhur me dhënien e lejes së ndërtimit. Lidhur me këto akuza, Nexhat Krasniqit i ishte shqiptuar dënim prej 26 muaj burgim me që rast Krasniqi i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit me të cilin kjo gjykatë ia kishte ndryshuar edhe lartësinë e dënimit edhe cilësimin juridik të veprës penale.

Apeli më 2 maj të vitit 2016, ia zvogëloi dënimit Krasniqit në 18 muaj burgim me kusht për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare. Drejtësia e Kosovës nuk kishte fuqi për të dënuar njeriun që tenderët kalonin përmes tij, atë as policia nuk kishte arritur të largonte nga zyra edhe pse i ishte konfirmuar largimi nga detyra 2019. I njohur për lidhje me tenderë, në vitin 2022, Krasniqi, kishte përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona të panjohur.

Shumë të bëma të tij bëjnë që të parashtrohet pyetja, cili politikan qëndron pas " baba i tenderëve", sigurisht se Krasniqi nuk do e kishte fuqinë pa mbështetje nga politika. E ardhja e tij në krye të Prokurimit daton që nga ardhja në pushtet e klanit "Pronto", pra PDK-së si prijëse e saj. Siç po shihet, Nexhat Krasniqi është mbetje e klanit "Pronto" në kapjen e shtetit të instaluar nga PDK që nga paslufta. Andaj, krijimi i një SPAK edhe në Kosovë si në Shqipëri do i shkulte rrënjët e krimit dhe korrupsionit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat