Kush mund ta bind Kosovën se me Asociacionin nuk do të udhëheqin “Listat Serbe”?

Opinione

Kush mund ta bind Kosovën se me Asociacionin nuk do të udhëheqin “Listat Serbe”?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 10:21
Sherif Ramabaja

Shembuj për zgjidhjen e problemeve ndëretnike në perëndim kemi mjaft, po si do të funksiononte kjo në Ballkan, është pyetje që më së shumti momentalisht e preokupon Kosovën.

Kemi Tirolin që funksionon mes Italisë, Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë për mrekulli, kemi Zvicrën, Belgjikën me nga dy e tri etnitete etj. që i kanë tejkaluar këto probleme, por kur janë në pyetje serbët (rusët) dhe disa kombe të ngjashme, si mund të funksionoi kjo?!

Kosova ndodhet nën trysni ndërkombëtare për ta pranuar këtë krijesë (Asociacionin), që për ne mund të jetë monstruoze, po shtrohet pyetja se kush do të udhëheq me këtë me te? Kush do ta menagjoi që të funksionoi, siç funksionojnë në perëndim? Vështirë që dikush ta thotë të vërtetën, pa ta zbukuruar që ta pranosh.

Ulin, Gjuriq etj.  do të udhëheqin me një krijesë të tillë, të cilën po na e imponon perëndimi.

Sapo të aprovohet do na e lënë në dorë me thënjen: ju bëftë mirë. Vetë e keni pranuar dhe tash gjeni zgjidhje me serbët, ashtu si të dini vetë.

 Njësoj ia kanë imponuar edhe Bosnjës, të cilën e kanë paralizuar, ku nacionalisti Dodik për çdo ditë e kërcënon me shkëputje për ta realizuar Botën Serbe. Madje ai këto ditë njësoj iu kërcënua edhe Malit të Zi dhe Kosovës.

Apo ndoshta duhet që ta ngushëllojmë veten me optimizëm dhe të deklarojmë se serbët, janë një popull i civilizuar. Atë që nuk u pëlqen tua bëj dikush, nuk ua bëjnë të tjerëve?!

Ata nuk kanë pretendime që ta ndajnë Veriun e as nuk pretendojnë që ta formojnë Botën Serbe?! Apo, ata duan të jetojnë në paqe, duke i respektuar rregullat ndërkombëtare ?!

Por nëse shqiptarët të paktën për një moment mendojnë realisht, duhet të jenë edhe shumë skeptik dhe t´i cekin gjërat ashtu siç janë: Nëse merret ky hap, ne do të ballafaqohemi sërish me çështjen e ekzistencës sonë. Serbisë dhe popullit serb (sikurse atij rus ) nuk mund t´i besohet për asgjë.

Perëndimi si duket po bëhet gati që në dorë të na e lëshoj pataten e nxehtë  dhe pasta është çështje e juaj se ç ‘bëni me te.

Pra Kosova ndodhet në pozicionin, hip se të vrava, zbrit se të vrava. Po se pranove je i humbur, po e pranove, dihet se ç´të pret.

 Serbia Asociacionin e interpreton ashtu si asaj i konvenon, pa marr parasysh se si formulohet. Ata edhe historinë e interpretojnë ashtu siç atyre iu përgjigjet.  Të vrasin natën dhe të qajnë ditën.

Tash për tash ndodhemi para pyetjes hamletjane: të jesh, apo të mos jesh.

Opozita premton se i duhen vetëm votat për ta arritur zgjidhjen, po cilët janë ata që u besojnë? Të shpresosh në shtetin amë - nën Ramën, do të ishte njësoi, sikur t´i biesh Serbisë në gjunjë për mëshirë.

Ndoshta si ngushëllim do të ishte më së miri ta shtronim pyetjen: Si do të vepronte ish Presidenti Ibrahim Rugova në një rast të tillë?

Hulumtimet në këtë pyetje, ndoshta do të na shpinin te një zgjidhje më pak e dhimbshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat