Nga margjinat e ngjarjeve dhe zhvillimeve të ndryshme në Kosovë

Opinione

Nga margjinat e ngjarjeve dhe zhvillimeve të ndryshme në Kosovë

Nga: Agron Shabani Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:47
Agron Shabani

Mos qani dhe vajtoni përse (pse) dhe si ndodhi, por qeshni (qeshuni) dhe gëzohuni kur të përfundon drama ose odisejada e rëndë dhe maratonike e komandantëve dhe çilirimtarëve shqiptarë në Den Hagë.

Largimi i detyruar ose inmponuar i ish komandantit legjendarë të Dukagjinit, Ramush Haradinajt nga posti ose funksioni i Kryeministrit të Republikëa së Kosovës së bashku me largimin e detyrar të Hashim Thaçait dhe Kadri Veselit nga postet e larta të Presidentit dhe Kryeparalamentarit të R. Kosovës, si dhe  paraburgosjes se tyre ne Den Hage: Ndodhi ashtu si ndodhi(!), sepse si duket ashtu kishin vendosur shumë me herët, të mëdhenjtë, të pasurit dhe të fuqishmit e Brukselit dhe Uashingtonit.

"Mëkatët ose gabimët e njerëzve të gjithëpushtetshëm ose suprem, janë si eklipset e hënës dhe diellit, në kuptimin e asaj se të gjithë i shohin, i njohin, kunptojnë dhe i ndiejnë ato."(Konfuqit).

Të mëdha, të pushtetshme, të thella, dubioze dhe aq të fuqishme si duket janë frika, miqësia, interesi, dashuria dhe simpatia e disa "burrave të fortë" në Bruksel dhe Uashington- ndaj Rusisë dhe Serbisë në veçanti, si dhe ndaj elementit sllavë në përgjithësi.

"Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principëve: Nga frika, dashuria dhe interesi.", thotë Makiavelli.

Sidoqoftë, motivet, vizionet dhe narrativat pa normë, pa vlerë, parim dhe ekzekutim, mund të quhen iluzione ose halucinacione, thotë psikologjia politike.

 Këtë fakt (edhe pse me shumë vonesë) si duket e kane hetuar dhe kuptuar edhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani,  të cilët u detyruan t´iu binden dhe nënshtrohen diktatit, ultimatumit ose monopolit të të fortëve të Brukselit ose Uashingtonit.

Apo, "sa herë që e gjeni vetën në anën e të pasurve dhe të fuqishmëve, është koha e fundit të mendoni dhe reflektoni"., thotë një proverbë e njohur japoneze.

Çdo liri e mirëfillët individuale dhe kolektive, lindë ose fillon nga idealet e larta individuale dhe kolektive. Respektivishtë, nga bindja dhe besimi i plotë në fitorën.

Nuk ka liri të përgjysmuar ose gjysëmliri. Jo. por, vetëm liri të plotë individuale dhe kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive.

E kundërta e tyre janë nënshtrimi dhe robëria e stisur, kamufluar ose përkthyer në liri të importuar inflatore dhe inflamatore.

 Kosova dhe shqiptarët nuk mund të quhen t´lirë kur komandantët ose heronjtë e tyre kryesor nuk janë të lirë në kuptimin e plotë të fjalës. E sidomos me "zajednicat"(dodik republikat) serbe" në veriun e  Kosovës ose Mitrovicës!

Kosova dhe shqiptarët së bashku me miqtë ose aleatët e tyre natyror dhe historik, kanë luftuar dhe janë angazhuar për një shtet ose shoqëri të lirë, të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës.

Mbase, për një popull, shtet, pushtet dhe shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane, integrale, parlamentare, demokratike ose pluraliste në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme...Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, stresi, tensioni, shantazhi,

presioni, depresioni, frika, dhuna, terrori, repersioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive, gjjegjësisht, objektive dhe subjektive.

Për një Kosovë të udhëhequr nga idealet, respekti, vizionet, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti, barazia dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare.

 Për njeriun, politikanin ose qytetarin e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij etj.

Në këtë frymë integriteti moral, fizik, profesional ose politik i personit ose individit së bashku me  lirinë e njohur shoqërore (qytetare) dhe politike në njerën anë si dhe integritetin dhe sovranitetin e garantuar shtetërorë, nacional, kulturorë, shkencorë, intelektual, profesional, social, societal, ekonomik dhe politik në anën tjetër: Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.

Disa shqiptarëve ndërkaq, për t'i njohur, mbrojtur, kuptuar dhe pranuar heronjt ose protagonistët e rëndësishëm ose kryesor të UÇK-s, së bashku me liderët ose intelektualët e lartë shkencor, kulturor dhe politik, gjithëmonë iu nevojitët dikush i huaj (joshqiptar ose jokosovar)-për t'i bindur dhe mishëruar me heronjtë dhe liderët e tyre shtetror dhe nacional!

Kosova dhe shqiptarët nuk kanë luftuar dhe nuk kanë sakfrifikuar për "idealet, vizionet, formulat, platformat dhe sintezat ose hipotezat" proletare, internacionaliste, titiste ose jugokomunste të nunave, kumbarëve, pobratimëve, kalorësve dhe gardinanëve të ndryshëm përvers, përfid, komplotist,stupid, nebuloz, demagog dhe hipokrit të Gariqëve, Millosheviçëve, Pantoviçëv, Vuçiçëve, Daçiqëve dhe Viçëve të tjerë që janë sot ambasador ose diplomat të Kosovës  nepër metropolat ose qëndrat kryesore të vendosjes botërore etj. 

 Përveç  asaj jmjerisht disa prej tyre janë edhe shefa kabineti, dhe protokoli, si dhe këshillëtarë politik, dipolmatik, paranormal ose parapolitik të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, atij tjetrit dhe asaj tjetrës.

Sëcili ( akëcili) prej tyre, i buzëqeshur ose me buzë në gaz sa për "stil" ose "look medial, politik e diplomatik" në Bruksel, Uashington a dikund tjetër....E sidomos të lumtur, gërzuar, releksuar dhe inkurajuam me arrestin, izolimin dhe largimin e " gorillave, krimineleve dhe anarkistëve të UÇK-së" nga skena ose panorama e përgjithshme politike dhe politikëbërse e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat