Politika e ka bërë “Pis” arsimin, PISA kambanë alarmi për Arbërie Nagavcin

Opinione

Politika e ka bërë “Pis” arsimin, PISA kambanë alarmi për Arbërie Nagavcin

Nga: Faton Mehmeti Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:28
Faton Mehmeti

Edhe këtë vit, Kosova nuk tregoi ndonjë sukses në testin e PISA-s. Përkundrazi rezultate janë më keq se më parë. Aktualisht Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë. Respektivisht ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë. Këto rezultate tronditëse janë pasojë e fajtorit të politikës në arsim, ndonëse ata që pësojnë janë nxënësit, e ardhmja e vendit. Ishte pikërisht politika ajo që nuk e kreu punën e saj, ose e kreu shumë keq duke avancuar në pozita të arsimit militantët e vet.

Sistemi arsimor në Kosovë është ballafaquar me sfida të ndryshme tash e 24 vjet pas lufte, duke u shndërruar në mundësi eksperimentimi për interesa të ngushta të ca njerëzve që kanë thithur miliona euro nga vendet Evropës nën kauzën “ngritjes së cilësisë në arsim”.

Janë bëre eksperimente të panumërta duke u justifikuar me “reformimin e sistemit arsimor”, e që kanë rezultuar dështime të pariparueshëm me përmasa të jashtëzakonshme për të ardhmen e brezave. Këtë përgjegjësi nuk e merr askush ndonëse janë fëmijët ata që pësojnë. Pastaj një ndër shkaqet tjera është kriteret ekstremisht të ulëta në universitetet tona e të cilat në dy dekadat e fundit, po nxjerrin mësues të dobët, dhe kjo verifikohet dhe konstatohet në shkollat ku ata gjejnë vendin e punës.

Shkollat janë kthyer në vende pune për militantët e partive, me kryetarët e komunave që zyrat e tyre i kanë shndërruar në vende pune të militantëve në shkolla. Kjo duhet të ndryshojë, arsimi të jetë prioritet i shtetit, me reforma të thella të mundohet që gjërat të kthehen në rrugë të drejtë. Rezultatet e PISA janë kambanë alarmi për të kthyer arsimin në prioritet kombëtar, nga ku duhet të dalin mjekë të mirë, politikanë të ndershëm, mësues të zellshëm dhe pse jo edhe profile të ndryshme. Arsimi duhet të jetë prioritet i shtetit, reformat të jenë të thella dhe të shpejta, ndryshe arsimi do të jetë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat