Vjosa të krijojë Grupin e Unitetit si Rugova - opozita t’i lë anash inatet dhe t’i bashkohet ftesës së presidentes për Asociacionin

Opinione

Vjosa të krijojë Grupin e Unitetit si Rugova - opozita t’i lë anash inatet dhe t’i bashkohet ftesës së presidentes për Asociacionin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 dhjetor 2023 Në ora: 17:08
Vjosa Osmani.

Viti 2023, po mbyllet pa arritjen e marrëveshjes me Serbinë, me Asociacionin si “thembra e Akilit” për të përmbyllur një proces dhjetëvjeçar.

Klasa politike në vend që nga fillimi ka qenë jo unike, çka ka shkaktuar edhe me lëshime në raport me Serbinë nga presioni brenda shqiptar.

Për këtë presidentja, Vjosa Osmani ka paralajmëruar një takim me partitë opozitare në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo me qëllim të unifikimit të faktorit shqiptar përballë presionit ndërkombëtar për Asociacionin, si dhe për t’i marrë shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga euro-amerikanët.

Patjetër se nevojitet unitet, partitë opozitare duhet t’i përgjigjen ftesës së president, pavarësisht se ende nuk kanë pranuar ftesë për takim nga presidenca.

Paraprakisht presidentja duhet të jetë e sinqertë me opozitën, bashkërisht të hartojnë planin kombëtar për sovranitetin e vendit dhe të vendosin vijat e kuqe deri ku mund të bëhen tolerime në raport me bisedimet me Serbinë dhe me Asociacionin si temën kryesore.

Ndonëse, drafti i është dërguar partive opozitare, dy nga to kanë shpreh shqetësimet e tyre pasi sipas tyre draft-statuti ka “përmbajtje shqetësuese” në disa pika.

Për të gjithë paqartësitë dhe shqetësimet e tyre, klasa politike duhet të jetë unike dhe në sinkron me njëra-tjetrën.

E kam theksuar gjithnjë nevojën për krijimin e Grupit të Unitetit si në kohën e Rugovës në bisedimet në Vjenë për statusin e vendit. Kosova si kurrë më parë ndodhet në moment të rëndësishëm për të ruajtur apo jo sovranitetin e vendit, të mendohet edhe për të ardhmen e vendit, pasojat dhe rreziqet që paraqet Asociacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat