Si i gjen shqiptarët Viti i Ri, për këtë dëgjoni qytetarët te Bashkim Hoxha!

Opinione

Si i gjen shqiptarët Viti i Ri, për këtë dëgjoni qytetarët te Bashkim Hoxha!

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:10
Skënder Sadri Kapiti

"Mirëmengjes me Bashkim Hoxhën”, te emisioni më i madh  i qytetarëve, sepse ai është emision i publikut, me publikun dhe për publikun, ku flasin qytetarët për hallet e tyre të shumta; ku flitet për varfërinë, për papunësin, për mjerimin ,për padrejtësinë, për eksodin, për anën e errët e të përvuajtshme të realitetit shqiptar.

Këtu qytetarët ankohen të dëshpëruar  për atë se çfarë pësojnë,vuajnë  dhe përballet publiku, i cili sikur clirohet pak kur ai tregon të vertetat e realitetit të zymtë shqiptar, pasi pothuajse në të gjitha emisioniet dhe televizionet e tjera në Shqipëri dominojnë luksi, mashtrimet, propaganda, dritat, reklamat e mallrave dhe ushqimeve të paarritshme për xhepat dhe portofolet e qytarëve; nëpër sheshe kudo verbërojnë dritat në  pemët e Vitit të Ri a thua se jemi vëndi më i lumtur në botë; nëpër TV dominojnë emisionet e kota, shterpë dhe coroditëse dhe sidomos reklamat mashtruese. Kudo zhurmë e dukje festive për festat e fundvitit, të cilat qeveria, bashkitë, politika dhe mediat nisin e i festojnë 30 ditë apo më shume kohë përpara tyre.

Një pakicë e vogël e shqiptarëve: pushtetarët, oligarkët, politikanët, mediatikët e “mëdhenj” të reklamës e mashtrimit si dhe shtetarët, gjyqtarët e prokurorët e korrupsionit  gjithë vitin ata e kanë festë e lumturi  sepse kanë me bollëk e me tepri paranë e zullumit, mashtrimit, hajnisë e korrupsionit. Një pakicë kanë problem dhe shqetësohen se ku dhe si ta shpenzojnë e ta harxhojnë paranë; disa, pra një pakicë kanë hallin se cfarë dhuratash të shkëmbejnë mes tyre kurse qeveria dhe televizionet e bajatshme kanë tre muaj që reklamojnë me bujë  5 mijë lekshin për pensionistët për të blerë  bakllavanë apo kaposhin e Vitit të Ri.

Disa dhe vetëm disa  kanë hall se dhe në çfarë vendi të botës të shkojnë për pushime, për dëfrime, për të luajtur kumarin e bixhozin dhe për lloj-lloj hobi e për të realizuar cfarë edhe shohin nëpër  ëndrra, ndërsa familjet shqiptare presin që t’u dëgojnë euro fëmijët e tyre për të blerë bakllavanë, arrat e kaposhin për Vitin e Ri, ashtu sikurse që familjet e shumta dhe prinderit presin gjatë gjithë vitit nga fëmijët e tyre në emigrim t’u dërgojnë paratë për të paguar ujin, dritat, ushqimet dhe ilaçet,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat