Pse maltretohet në këtë formë barbare dr. Sali Berisha?

Opinione

Pse maltretohet në këtë formë barbare dr. Sali Berisha?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 31 dhjetor 2023 Në ora: 14:13
Sali Berisha

Çfarë mbresa na le qëndrimi i pushteteve qeverisëse në këto troje tona shqiptare, në çastet më të duhura që kemi sot përpara, sipër të cilave deri në kohët e vonshme nuk ia dolëm dot të ngjitëshim dhe të arrinim qëllimet tona të lirisë dhe demokracisë njerëzore.

A është e mundur edhe në këtë kohë të lirisë dhe demokracisë të kemi struktura dhe qëndrime, të cilave u mungon ekuilibri dhe ky ekuilibër lëkundet vazhdimisht para këmbëve tona, dhe mu për atë na lindin edhe komplekset funksionale, të cilat e vëjnë në dyshim vetëqeverisjen tonë në dy shtetet me shumicë shqiptare, siq janë Shqipëria dhe Kosova.

Shqipëria dhe Kosova, si kurrnjëherë tjetër nuk kanë qenë më më fat dhe në anën e të drejtës historike, dhe nëse e kemi parasysh këtë gjë, atëherë nuk duhet t’ia kthejmë vetëvetës të kundërtën, duke e privuar njëri-tjetrin me konstrukte dhe kurthe, përmes të cilave i kënaqim instinktet dhe apetitet tona klanore e partiake.

Sali Berisha, do të ishte një përsonalitet i veçantë dhe i dalluar, i cili i shërbeu politikës së vendit të vet më shumë se 30 vite, dhe ishte ndër të parët që e dha kontributin e tij të çmuar, duke ndërtuar thëmelet e para të demokracisë në Shqipëri, pas shembjes së diktaturës moniste-hoxhiste, që mbizotëroi dhe e shkretoi këtë vend pothuaj se një gjysmë shekulli.

Mirëpo, kohën e fundit dr.Sali Berisha, kthehet në një përsonalitet tjetër, të cilin e etiketojnë dhe e paraqesin si njeri të korrupsionit, kur edhe sekretari i shtetit të Amerikës, z.Antoni Blinken, si në befasi e shpalli dr. Sali Berishën, bashkë me familjen e tij si përsona « non grata » në SHBA, duke i cilësuar për akte korruptive në shtetin shqiptarë, që e përqon domethënjën e këtij emërtimi përmes një situate faji nga vendimet e dikujna tjetër…

Miqësia në mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, është e kahershme, duke e falenderuar popullin amerikan, i cili ka treguar gadishmëri dhe respekt gjithmonë për ta ndihmuar popullin shqiptarë në çdo aspekt, duke filluar që nga presidenti Vilson dhe deri në ditët e sotme, në veçanti duhet të mos harrohet edhe lufta e fundit në Kosovë, që pa ndihmën e këtij populli dhe shteti, ky vend nuk do ta fitonte pavarësinë, apo do të ishte akoma nën thundrën e Serbisë okupatore.

Mirëpo, qëndrimi që ka marrë sekretari i shtetit z.Blinken, ndaj dr. Sali Berisha, me bindjen se, do ta ndihmonte të shpjegohet një sinqeritet ndaj shqiptarëve, në anën tjetër bëhët fjalë për një protagonist i njohur kudo në trojet shqiptare, si një demokrat i shquar dhe atdhetar i denjë i kombit, duke bartur edhe pozitat më të larta shtetërore në Shqipri, të cilit ia ka besuar populli i këtij vendi.

Dhe Sali Berisha, ishte ndër politikanët e parë të shtetit shqiptarë, që e kundërshtoi ndryshimin dhe shkëmbimin e teritorëve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i cili haptas i kundërshtoi edhe autorët e këtyre ideve të rrezikshme, që do e destabilizonin rajonin dhe tërë Ballkanin perëndimor.

Është e vërtetë se konstruktet nuk ndodhin aksidentalisht, por ato planifikohen dhe kombinohen në një mënyrë të veçantë dhe me një qëllim të caktuar. Por, pse z. Blinken, nuk e shpalli përson «non grata» Edi Ramën, kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, si një «hyzmeqar» i madh i korrupsionit dhe nepotizmit në Shqipëri, që me siguri do e besonte e gjithë bota.

Imazhi që përmbanë SPAK, në këtë rast veproi vetëm sipas një urdhëri të veçantë të Edi Ramës, duke i caktuar masa të kufizimit të lirisë dhe veprimtarisë ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe kreut të PDSH, dr.Sali Berisha, duke e izoluar brenda shtëpisë, duke ia ndaluar daljen nga vendi dhe duke e detyruar me paraqitje nga dy herë në muaj pranë prekurorisë së shtetit shqiptar.

Kjo formë e izolimit dhe malltertimit të Sali Berishës, është një padrejtësi që diktohet, jo nga ligjet e të « fortit », por vetëm nga ligjet e të « ligut » e qeverisjes shqiptare, që lë shijen e keqe, duke u munduar t’a shkatërrojë origjinalitetin e vlerave të përsonaliteteve, që ka një domethënje të madhe për shtetin shqiptarë.

Lloji i kësaj politike në vete, jep shembullin dhe përshtypjen e një vendi me përceptime autokrate, dhe lë përshtypjen e përndjekjes së përsonaliteteve të rëndësishme të këtij vendi, dhe me qëllim për t’a varfëruar opozitën demokratike, që në realitet do të ishte e kundërta, duke e ngritur dhe përforcuar më shumë dhe me të qëndrueshëm, jo vetëm përsonalitetin e Berishës, por edhe PDSH, e cila shumë shpejtë do ta udhëheq dhe qeveris Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat