Ish i persekutuari dhe i ngujuari Berisha

Opinione

Ish i persekutuari dhe i ngujuari Berisha

Nga: Ilir Levonja Më: 2 janar 2024 Në ora: 17:30
Autori Ilir Levonja

Një ish i persektuar i gëzohej ngujimit të Berishës. Madje nuk i pëlqente hiç që tek dera e Saliut, e bija kish dalë dhe kish mbajtur një fjalim të shkurtër përpara ithtarëve të babait. Që të flasin ditë e natë për Saliun, ngujimin, për kalimin e pushtetit, të birin etj., grafomanët e propagandës, do ishte më se normale, e kanë strategji zhurmën, megjithëse i ngritën bust Kostandin Micotaqisit në Dropull..., tetor 2023. E gjitha një familje politike, ku sot i biri qeveris Greqinë, qirje Qirjako Micotaqis. E fundit fare, është punë e demokratëve se kë duan në krye, më tutje e shqiptarëve që do i gjykojnë me votë për zgjedhjen që bën. Tani t'i lëm mënjanë mëkatet e Saliut dhe të shohim kënaqësinë e ish të persekutuarit.

Në Shqipëri janë përndjekur dhe persekutuar rreth 35 mijë njerëz. Dhe sigurisht ky ish i persektuari ishte kontigjent i kësaj shtrese që provoi gjithçka bastarde prej një njeriu bastard. Por ajo që është më rendësishmja, tërësia e tyre është dënuar pikërisht përmes propagandës, zhurmës, planeve 5-vjeçare ku termi sabotazh, agjitacion u normalizua deri në shtrat ligjor. Ky ishte krimi më i madh njerëzor ku vëllai vrau vëllanë, burri nënën e fëmijëve dhe më zi akoma, u bë faqja jonë e zezë në histori. Numërohen rreth 5 mijë të dënuar me vdekje dhe qindra të tjerë nuk kanë as varr sot. Nga kjo shtresë vjen edhe ky pinjoll i cili duhej të ketë qenë riosh kur e ndiqnin deri baltrave të Savrës sado që kujtonte sikur po i arratisej përndjekjes mes misrave apo kanaleve me kashtë.

Me të njëjtin pasion që kishin ata që e shikonin si kulak, si armik i popullit, si i deglasuar, si i veremosur etj., ai sot i bashkohet maqinerisë së propagandës dhe dënon po me të njëjtin pasion ngujimin e Berishës. Pavarsisht faktit se Berishën po e ngujojnë me të njëjtat metoda të kohës kur ngujonin, burgosnin, pushkatonin baballarët apo gjyshrit e tij, ai prapë i gëzohet këtij fakti. Unë thashë që u përndoqën 35 mijë njerëz, por po të futesh më thellë gjen tmerre dhe turpe vrasjesh, përdhunimesh, mizori..., të cilat edhe sot kësaj dite nuk kanë sikur një të dënuar, një të ndëshkuar etj. Përkundrazi kanë deri parti politike, kanë gazeta, të shqyejnë për lirinë e fjalës. Por ky fakt nuk e vret në ndërgjegje ish të persekutuarin. Eshtë bash në një front me xhelatin, megjithëse u përndoq jo pak, po 45 vjet.

Kisha kohë që përpiqesha t'i jepja përgjigje një konstatimi ''Rrethin e nëntë, Dante, jo rastësisht ua rezervoi tradhtarëve'', Alija Izetbegoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat