Çfarë thotë shkrimtari serb për serbët, duke i quajtur edhe “jashtëqitje”?

Opinione

Çfarë thotë shkrimtari serb për serbët, duke i quajtur edhe “jashtëqitje”?

Nga: Dedë Preqi Më: 3 janar 2024 Në ora: 14:04
Dedë Preqi

Nuk është e çuditshme, por rrallë herë ka ndonjë intelektual serb që shkruajnë për realitetin e vet dhe të kohës historike, apo tani ka ardhë deri në maje të hundës gjithçka dhe të shpërthejë «mullani» i qelbësirës, apo sikur është mbushur thesi me të këqija dhe në një mënyrë duhet të zbrazët…

Shkrimtari serb Svetisllav Basara, një kolumnist i njohur gjatë këtyre ditëve të fundit në një intervistë në «Nova», shprehet i hapur, por edhe i mllefosur me liderët e popullit të vet (me përjashtim) për ata që nuk janë fajtor, duke u shpreh në formën më të ulët, që e degradon popullin serb në një mënyrë edhe si «jashtëqitje».

Kolumnisti serb Basara, thotë se në Serbi, nuk është thelbësore dhe problem çështja e Kosovës, nuk është problem as ish-lideri Millosheviq dhe ky i fundit pasardhësi i tij Aleksandër Vuçiq, por problem është diçka tjetër, sepse Serbia, e ka humbur rrugën në oborr të vet, dhe tani po mundohet t’i mbulojë të zezat e veta me trillime dhe me të pa vërteta.

Shrimtari serb e thotë këtë me një ndjesi të mprehtë, sikur do të thoshte se, pothuaj se gjatë gjithë periudhave historike, Serbia me tëndencë i hartoi planet e saj të dhunshme dhe me luftëra e gjenocidiale ndaj popujve jo serb, duke i shënuar në historinë e vet serbe edhe pësimet si fitore, përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve në favor të saj.

Prandaj, shkrimtari serb, e thotë këtë, jo duke e zbuluar tani të vërtetën, sepse kjo e vërtetë ka ekzistuar gjatë gjithë kohës dhe historisë, sidomos me format e dhunës dhe shtypjes deri në gjenocid ndaj shqiptarëve, dhe përmes propagandës, mashtrimeve dhe manipulimeve ka afruar opinionit të botës të kundërtën historike, duke e quajtur popullin serb si viktimë dhe shqiptarët si kërcënues.

Ndër të gjitha këto gjëra të ulëta njerëzore për lidershipin e vet serb, jo vetëm pse e quan edhe si «jashtëqitje», por është e çuditshme se, si liderët serb të Serbisë, do ta bindnin popullatën serbe me llojin e këtyre mashtrimeve dhe trillimeve serbe, duke e shkruar dhe miratuar një histori të mashtrimeve të tilla, ku do të përcjellët dhe mësohet ndër gjenerata të reja.

Serbia dhe lidershipi i saj, vetëm kur do ti pranojë faktet dhe realitetin e gjitha të bëmave të saj, që e kanë peshën e rëndë historike, dhe lind nevoja e ngutshme e shërimit të kësaj sëmundje e miteve shekullore e këtij populli, për tu mbrojtur nga ky rrezik i vazhdueshëm në mes këtyre dy popujve, duke korigjuar dhe duke kërkuar falje për mëkatët historike të saj.

Dhe sikur atëherë, ekzistenca dhe mentaliteti i këtij populli mund t’a merrte një epitet tjetër, përndryshe do të ishte pak të quhej si «jashtëqitje» ashtu sikur e ka quajtur shkrimtari i tyre serb, por edhe si një popull që e ka në gjene luftën dhe gjakaderdhjen ndërnjerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat