Tha se nëse miratohet Asociacioni, Kurti do ta ketë problem qëndrimin në Kosovë - Tahirit i vjen reagimi i ashpër

Opinione

Tha se nëse miratohet Asociacioni, Kurti do ta ketë problem qëndrimin në Kosovë - Tahirit i vjen reagimi i ashpër

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 19 janar 2024 Në ora: 11:28
Abelard Tahiri

Deputeti dhe shefi i grupit parlamentar nga PDK, Abelard Tahiri, thotë se nëse miratohet draftstatuti për Asociacionin serb nga Albin Kurti, do ta ketë problem qëndrimin në Kosovë. A e mbledh mendjen dhe e zhvillon memorien ky deputet dhe të tjerët që e përkrahin, duke reaguar në këtë formë primitive, kur vetë shefi i tij Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nga LDK, ia dhanë vizën këtij Asociacioni, i cili sot e ka futur në lojë shtetin dhe thëmelet e këtij shteti.

Ku qëndron tipari i mesazhit të opozitës së sotme të Kosovës, e cila e ka humbur për një kohë të gjatë kuptimin e vet në pushtet përshkak të keqemnagjimit dhe korrupsionit, prandaj në këto kushte sot do të interpretohet si një dobësi dhe mangësi e strategjisë së tyre, të cilët si vegël kryesore e kanë marrë ndër të gjitha edhe thirrjen e dhunës për ta rrëzuar qeverinë, që të bashkohen të gjithë në një qoshe, apo të krijohet një koalicion i gjërë opozitar për ta rrëzuar këtë qeveri në krye me Albin Kurtin.

Tani po sa ka filluar inicimi i një lloj ekuacioni për të krijuar koalicionet parazgjedhore, sikur që filloi në mes AAK dhe NISMËS, dhe në dyshim mbetët PSD, e cila deklarohet se e refuzon një thirrje dhe strategji të tillë përshkak të koncepteve dhe çështjeve ideologjike, që nxjerr një kuptim të vetëm, se nuk bëhët fjalë për të ardhmën e këtij populli, por bëhët fjalë, se si me ardhë e me e futur këmbën në Kuvend dhe për të përfituar një copë pushtet.

A po veprohet tërë ironi e nxitim që të qajmë përpara me vrull situatën e pa këndshme të krijuar nga rrethanat e luftës dhe pasojat e rënda në vazhdën e saj, dhe si shoqëri e dalë nga këto rrethana kemi vënë re se, përmbushja e detyrave tona nuk është e mjaftueshme edhe shpesh herë me gabime e dështime, por më e keqja do të ishte, nëse në vend të përpjekjeve për përmirësimin e gabimeve të kaluara dhe dështimeve, e shfrytëzojmë kohën dhe energjinë tonë duke ia lënë fajin njëri-tjetrit.

Sëcili do ta thoshte se, kurgjë nuk do rrie në një vend, kur gjërat zhvillohen dhe ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe në çastin kur diçka e arrinë kulmin e të keqës dhe të mbrapshtës, ajo fillon të bie ashtu sikur e parasheh edhe ligji i ritmit në veprim, sepse ka një realitet në këtë botë, që vepron dhe vazhdon t’i nxjerr gjërat në shesh, por më rëndësi është që të mësojmë diçka të frytshme nga këto përvoja, që të ndihemi më të sigurt në të ardhmën tonë.

Marrëdhëniet SHBA-e BE-së, me Kosovën, shihet qartë se janë të mira dhe dy krihet e një fuqie ndërkombëtare që Kosova, deshti apo nuk deshti, duhet të bie në ujdi për shumë çështje si edhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si çështje kyçe për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke pasë parasysh një bashkëpunim dhe kordinim të tillë, edhe qeveria e tanishme me kryeministrin Kurti, tregon interesimin dhe përkushtimin e saj ndaj një normalizimi të marrëdhënieve me palen serbe, duke rënë në ujdi edhe me bashkësin ndërkombëtare që Asociacioni i komunave serbe të formohet, por në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, që nuk cënon dhe denigron interesat dhe intigritetin e teritorit të shtetit të këtij vendi.

Kryeministri Kurti, në seancën e Kuvendit, të thirrur nga opozita, që të raportojë situatën dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sikur ishte i rrethuar me kritika të ashpëra, të cilat nuk ishin të frenuara fare, që shpërthyen me fyerje e sharje nga më të ulëtat dhe të një niveli primitiv.

Në këtë format, duke e quajtur kryeministrin si tradhëtarë, e të pa aftë dhe fjalë të tjerë, të cilat nuk e kishin nivelin e kritikës, që do duhej të përfytyrojmë një njeri të pëlqyer nga opozita, por ishin vetëm sjellje irituese dhe fyese ndaj një kryeminstri, vetëm se ua ndali hovin e tendereve përfitues dhe keqpërdorimet tjera me keqmenagjime dhe forma të dëmshme ndaj këtij populli dhe shteti .

Sipas raportit të kryeministrit Albin Kurti, Serbisë i bëhët e qartë, se nuk do të ketë shkëmbim teritoresh, nuk do të nënshkrihet kurrfarë Asociacioni me kopetenca të plota, dhe ardhmja e serbëve të Kosovës, është bashkëjetesa e tyre në Institucionet brenda kufijve dhe ligjeve të këtij vendi.

Kryeministri Kurti, në Kuvend, disa herë e ka bërë të qartë, se draft-statutin që ia kishin propozuar diplomatët evropian në bashkëpunim me atë amerikan, një Asociacion, siq e quanin ata të balancuar dhe në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, që nuk mund të quhet Asociacion një etnik, megjithatë sipas BE-së, përmbajtja e këtij propozimi duhet të jetë sekrete dhe jo publike, apo të jepen më shumë detaje njëherë përnjëherë.

Dhe që në fillim të takimit me emisarët evro-amerikan, kryeministri u ka thënë se Kosova, e ka prioritet të veçantë, sigurinë dhe kujdesjen ndaj kufirit me Serbinë, dhe Serbia, e meriton të ndëshkohet nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, për sulmin terrorist me 24 shtator 2023, në Banjskë, të Mitrovicës, me çrast humbi jetën rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe disa polic të tjerë u plaguan nga bandat dhe kriminelët serb.

Kjo opozitë sikur çdo angazhim të mirë apo të keq e përkthen tërthur dhe në anë të kundërt me qeverinë dhe udhëheqësin e saj, duke e lënë qeverinë aktuale dhe kryeministrin Kurti, si fajtor për një rrezikim të tillë që i kanoset Kosovës, që në realitet si asnjëherë tjetër sikur kurrnjëherë nuk ka funksionuar ligji dhe shtrirja e sovranitetit në tërë veriun e vendit tonë.

Duke krijuar drejtpërsëdrejti me vetëdije dëme dhe humbje të mëdha këtij vendi dhe këtij populli, i cili popull shpesh herë mbetët pa koment, sepse është duke e parë një lloj tragjizmi që po ia shpallim dhe shkakëtojmë në mënyrë të dëmshme vetvetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat