Mbi gjendjen e sotme të opozitës në Shqipëri

Opinione

Mbi gjendjen e sotme të opozitës në Shqipëri

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 20 janar 2024 Në ora: 14:09
Skënder Sadri Kapiti

Partia Demokratie tani po na rezulton me një politikë të tillë: “çdokush vetëm për vete dhe kundër  të tjereve”. Këtë po e tregon dhe verteton sjellja e deputetëve aktual të PD-së me atë se më shumë ata merren me njëri-tjetrin se sa kundër korrupsionit të qeverisë dhe për interesin publik dhe të demokratëve.

Vërehet te akrobacitë politike dhe te dukjet publike të tyre synimi vetëm e vetëm që këta  ta marrin e sigurojnë edhe një mandat tjetër deputeti. 

Dhe kjo po bëhet një kulturë e model i cili e mban PD-në, apo më sakt copëzat e saj të mbyllura brënda një rrethi vicioz me synim për të shfrytëzuar mundësi, përfitime e favore personale edhe poqese ata mbeten perjetsisht në opozitë. Demokratët duke e parë dhe duke e ndjerë se janë të braktisur dhe të tradhtuar nga lart dhe nga deputetët, dhe duke e humbur shpresën te ndryshimi, atëherë ata kalojnë në indifentizëm, pajtohen me realitetin dhe madje edhe largohen nga Shqipëria.

Koha vërtetoi se elita politike drejtuese e Partisë Demokratike ka manipuluar dhe ka vepruar në marrëdhënie pabesie dhe të pasinqeta me demokratët dhe me antarësinë e PD-së , pra kjo elitë e ka trajtuar PD-në si organizatë jodemokratike dhe private.

Tashmë besoj se demokratët janë bindur se duhet një demokraci ndryshe së pari në vetë Partinë Demokratike dhe për t’a luftuar e  për të dalë nga kjo këtë gjëndje  në mënyrë efektive dhe reale duhen prishur marrëdhëniet me elitën e vjetër politike dështake dhe të falimentuar dhe duhet që demokratët të ndahen përfundimisht prej elitës së vjetër politike të PD-së, demokratët duhet të ndahen nga trashëgimia komuniste dhe nga korrupsioni. 

E them këtë sepse kjo kohë tranzicioni nxori në pah se Partia  Demokratike paska qenë pa demokracitet të brëndshëm,dhe se  ka funksionuar si një parti autokratike ku ligjin në PD e paska bërë kryetari dhe elita politike e hekurt e cila  e paska parë dhe trajtuar PD-në si pronë dhe  përdorur atë si mjet, dhe antarësinë e saj si material njerëzor për interesa të Kryetarit dhe të grupeve të interesit.

Dhe një keqfunksionalitet i tillë jo demokratik pashmangshmërisht e çoi PD-në në derexhenë e sotme të korruptimit, fragmentarizimit, përcarjes, të humbjes së autoritetit dhe të humbjes edhe të besimit nga publiku.

 

Prandaj nëse demokratët nuk angazhohen në këkim të një demokracie ndryshe, që do të thotë se nëse demokratët vazhdojnë e zhagiten në këtë gjëndje  të pandryshuar, PD-ja do konsumohet akoma më tej, do rrudhet e do pakësohet e ndoshta do shkojë deri në shpërbërje.

Aktualisht dhe faktikisht Partia Demokratike është ndarë,  në dukje në dy pjesë e ndoshta edhe më shumë akoma.PD-në është vështirë dhe krejtësisht e pamundur që t’a bashkojë e vjetra, nuk mund ta bashkojnë atë as deputetët aktualë të saj dhe as ata të cilët kërkojnë që të ruajnë privilegjet e shkuara, pra nuk mund ta bashkojnë ata prej të cilëve PD erdhi dhe mbërriti këtu e kështu. Prandaj që demokratët e vërtetë që të mund ta shpëtojnë PD-në  nga shpërbërja duhet të kërkojnë alternativën politike ndryshe nga ajo se cfarë PD ka pasur dhe që ka deri më tani.PD duhet të ndahet përfundimisht nga tranzicioni, nga korrupsioni dhe  nga e vjetra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat