Rugovën e ka dashur populli dhe bota, LPK dhe PS e kanë urrejtur më shumë se Millosheviqin

Opinione

Rugovën e ka dashur populli dhe bota, LPK dhe PS e kanë urrejtur më shumë se Millosheviqin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 21 janar 2024 Në ora: 10:45
Presidenti historik, Ibrahim Rugova

21 janari në historinë e popullit shqiptar kujtohet si datë e kombshme e vdekjes së arkitektit të pavarësisë, presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

I ftohti, acari nuk ndalonin qytetarët e shumtë që prisnin mbi tetë orë për të bërë homazhe tek njeriu që mishëronte si askush tjetër vuajtjet, sakrificat e shqiptarëve të Kosovës për njëzet e pesë vite në krye të së cilës qëndronte Ibrahim Rugova.

Tani, po bëhen 18 vite pa Rugovën vetëm fizikisht, trashëgimia nën frymën e rugovizmit jeton dhe do të jetë gjallë gjithnjë nën themelet e shtetit të Kosovës. Intelektual i përmasave botërore, nxënës i bartësit, kritiku letrar e politikani paqësor, si askush tjetër e bëri çështjen e Kosovës të njohur botërisht, çka bëri të mundur që presioni ndaj Millosheviqit të arrinte deri aty sa edhe të bombardohej Serbia.

Se kush ishte Rugova, edhe për ata kritikë të tij u pa në ceremoninë e varrimit të tij ku delegacione nga mbarë bota nderuan figurën e tij. Vizioni, largpamësia, krijimi i miqve ka bërë që Rugova të vlerësohet nga njerëzit më të fuqishëm të botës, çka edhe u pa në varrimin e tij.

Fatkeqësisht, Rugova u luftua jo vetëm nga Serbia, por edhe nga një pjesë brenda shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. LPK në Kosovë dhe PS në Shqipëri e kanë urrejtur Rugovën më shumë se Millosheviqin. Kjo ngase Rugova ishte kundër linjës komuniste, kultin e Enver Hoxhës e kanë pasur dhe ende e kanë si simbol flamuri dhe frymëzimi.

Rugova ka arritur si askush tjetër të pasqyrojë vlerat më emblematike të kombit shqiptar, si i tillë mbetet vlerë sublime e kombit. Fatkeqësish në partinë që themeloi dhe drejtoi deri në vdekje, kanë devijuar rrugën e tij duke u bërë tog me ata që e luftuan deri me 21 janar, edhe sot edhe në varr e urrejnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat