Përshëndetje e hidhur e dinarit nga Kosova!

Opinione

Përshëndetje e hidhur e dinarit nga Kosova!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 31 janar 2024 Në ora: 21:51
Sherif Ramabaja

Ishte një simbol, një krenari, një identitet, një emblemë në vete. Tash e tutje do të mbetet vetëm kujtimi për te. I erdhi fundi, po ç´ti bësh, kështu e ka jeta. Po të ishte njoftuar Elon Musk ndoshta me ndonjë raketë kozmike, do ta kishte nisur në gjithësi. Ai kështu ka vepruar edhe me një nga markat e njohura të veturës së tij.

Po si do të veproi Vuçiqi, mbetet të shihet. Dikur shiste mend se nuk do të lejoj poshtërimin e Serbisë dhe të popullit serb, po Albin Kurtit si duket fjalët e tij, si kanë bërë kurrfarë përshtypje.

Astrologët në Serbi thonë se Kurti vepron sipas ligjeve kozmike, nuk shikon as majtas as djathtas.

Të tjerët thonë se ai e ka hetuar që Putinit i ka hasur sharra në gozhdë, prandaj po e shfrytëzon rastin duke e tallur para botës Vuçiqin.

Si shpjegohet ndryshe kjo, kur Vuçiqi po e humb dita ditës kontrollin mbi veriun dhe Kosovën në tërësi.

Si reagim ai e urdhëroi Radojçiqin që ta ndalte Kurtin, po desh e la kokën edhe vetë ai.

Albini i trimëruar dhe i fiksuar ndaj Kosovës, nuk po i bindet askujt. Ka vendosur që dinari të zhduket nga Kosova.

Këtë Vuçiqi nuk po mund ta përpijë. I lejoj targat, duke u munduar ta bind perëndimin se është për paqe, edhe pse e dinë që ai ulet në dy e më shumë karrige.

 Perëndimi i përkushtuar për bisedime, pa marr parasysh rezultatin, vetëm të mbretëroi qetësia, i bëri apel Kosovës që ta shtyj vendimin dhe të koordinohet me aleatët, por Albin Kurti po thirret në shtet dhe kushtetutë. Nëse se bëj sot kur, pas 20 viteve tjera, po arsyetohet.

Në të vërtetë, duke u koordinuar me EU kështu i kishte ndodhur Thaçit, Mustafës, Haradinajt et. po ata s’kishin zgjidhje tjetër, sepse e kishin bishtin e nxënë me derë.

Vuçiqi, Daçiqi, Vulin, Shesheli, Dodiku, Radojçiq etj. po ankohen se perëndimi po loz me ta. Në njërën anë po e kritikojnë Kurtin në sy të botës, kurse në anën tjetër po ia mbyllin syrin.

Po ashtu në Serbi mendojnë se Vjosa dhe Albini veprojnë sipas urdhrave të SHBA, ndryshe ku po e marrin guximin, t´i kundërvihen Serbisë.

Grupi tjetër shprehet i alarmuar se Kosova po armatoset që ta sulmoi  pikërisht Serbisë, pasi kanë pretendime territoriale ndaj saj. Kjo është dyfytyrësia e tyre ndaj popullit serb.

Ne e sollëm ushtrinë në kufijtë e Kosovës vetëm që ta ruanim paqen nga Kurti, kurse ata sollën përforcime ushtarake. Si t´u besojmë që s´kanë gisht edhe me dinarin.

 Na e premtuan Asociacionin, kurse e hartojnë sipas standardeve të tyre, pa kompetenca ekzekutive. Kujt i duhet kjo.

Sot dinari, çka do pjell e nesërmja. Do fillojmë me mobilizimin. Na duhet denazifikimi i Ballkanit. Nëse këtë se bënë Serbia, kush do e bëjë. Dinari është simbol i paqes. Atë duhet mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat