Kombi shqiptar dhe Shqipëria janë në prag të vdekjes, shqiptarët flenë

Opinione

Kombi shqiptar dhe Shqipëria janë në prag të vdekjes, shqiptarët flenë

Nga: Aurel Dasareti Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një profesor shqiptar (ne njihemi prej vitesh) më dërgoi videon e mëposhtme dhe më pyeti për mendimin tim për paralajmërimin “sekret” të Edvin Kristaq Ramës: “S'keni parë gjë akoma!”; dhe marrëveshja me mafinë italiane të këtij krimineli kuisling antishqiptar - për ta kthyer Shqipërinë evropiane në një shkretëtirë mbeturinash të “refugjatëve” afrikanë që as vetë Afrika nuk i do.

Përgjigja ime ishte në formën satirike:

“O shoku Enver, ti ishe i keq por na la shumë më keq; që kur ke ndërruar jetë, askush nuk kujdeset për popullin. Pra, ata kanë nevojë për dikë që duket si ty që të kujdeset për ta. Shqiptarët kërkojnë një kujdestar. Edhe sikur të kishim një të tillë, do të drejtohej në mënyrë indirekte nga disa këshilla të muxhahidëve, mullahëve dhe talebanëve nga kontinente të tjera”.

***

O shqiptarë! nuk lavdëroj asnjë politikan, por është fakt se Edvin Kristaq Rama ju urenë më shumë se sivëllezërit e tij, serbët. Shikoni vetëm fotografitë e tij afër kriminelit serb Aleksandar Vuçiç, i buzëqeshin njëri tjetrit. Ramoviçi punon për zhdukjen e juaj biologjike (ka urdhër nga Sorosh, duke ua zhdukë shpresën që të ikni jashtë atdheut) dhe zëvendësimin e juaj (mbushjen e Shqipërisë) me miliona afrikanë dhe aziatikë, pasardhësit e të cilëve do ta trashëgojnë Atdheun e juaj. Dhe, shumë shteteve të BE-s i konvenon kjo, edhe për faktin se jeni provincial, kot së koti vritni njëri-tjetrin, jeni indiferent ndaj vuajtjes nga varfëria dhe padrejtësive që ky regjim mafioz antishqiptar u bën bashkëkombësve të juaj, nuk keni unitet, i shtypni dhe vrisni gratë, e vendosni fenë para kombit, nuk meritoni shtet...

PS: Një nga “arsyetimet” e superfuqive evropiane të kohës, djajve që gjenden në ferr (Kongresi i Berlinit 1878, dhe Konferenca e Londrës 1912-1913) për fillimin e copëtimit të trojeve shqiptare ishte se ne kinse nuk meritojmë shtet dhe nuk kemi aftësi për te.  

***

Kombi shqiptar dhe Shqipëria janë në prag të vdekjes. Ju jeni ende duke fjetur. Zgjohuni sa jeni gjallë.

Ruani homogjenitetin kombëtar si mollën e syrit tënd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat