Engjëllusha serbe, Klara Sandulloviq, vendosi kurorë me lule mbi varrin e një engjëllushe shtatëvjeçare shqiptare, Blerina Jashari, viktimë e paramenduar e terrorit serb

Opinione

Engjëllusha serbe, Klara Sandulloviq, vendosi kurorë me lule mbi varrin e një engjëllushe shtatëvjeçare shqiptare, Blerina Jashari, viktimë e paramenduar e terrorit serb

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 17:56
Klara Sanduloviq

Të shtunën e kaluar, (27 janar 2024), engjëllusha e re serbe, Klara Sanduloviq, vizitoi Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” në Prekaz, dhe vëri kurorë me lule mbi varrin e engjëllushës edhe më të re shqiptare, Blerina Jashari, shtatë (7) vjeçare. Historia shumëshekullore në Ballkan nuk njef ndojë rast të till të ngjashëm! Ishte ky një gjest i rrallë human dhe historik. Gjest i shprehjës së dhembjës, pafajësisë engjëllore dhe dashurisë së përgjthshme ndërnjerëzore. Një komunikim shpirtëror që engjëllusha Klara na bëri të gjithëve të përlotur.

Engjëllusha Klara e bëri këtë veprim historik në kushte të jashtëzakonshme e tejet të veçanta të dashurisë e të dhembjës për jetën e shkëputur të vogëlushës shtatë vjeçare, Blerina, si dhe, nga ana tjetër, në kushte të flakës së frikës e të kërcnimit për jetën personale, por ja që guximi i saj ishte tepër më i madh dhe ai guxim mbisundoi të gjitha ato ndjenja të veçanta. Frikohej ajo posaqërisht a mos vallë shteti i Serbisë do të ia mbysin t´atin e dashur e të shpirtit, Nikollën, të cilin forcat serbe për të njëjtën arsye e kishin rrahur gadi deri në vdekje dhe gjindej në gjendje të rëndë shëndetësore i shtrirë në spital. Gjegjësisht, Nikola Sanduloviq pak ditë më parë kishte vizituar dhe poashtu kishte bërë homazhë mbi varrin e engjëllueshës Blerina. Ky veprim human i kishte kushtuar Nikollës gadi me jetë. Forcat sekrete policore të Serbisë që ka president Vuçiqin, e kishin rrahur deri për vdekje dhe e kishin bërë për spital si dhe nuk dihej akoma përfundimi vallë a do të jetojë apo jo. 

Veprimi i tillë i forcave sekrete policore të Serbisë ndaj Nikollës kanë tronditur thellë të gjithë shqiptarët dhe opinionin demokratik serb. Ajo ngjarje edhe më shumë e shqetësonte Klarën, a mos vallë sjellja e saj do të bëhej preteks i „pikës mbi i“ dhe përfundimisht shteti aktual i Serbisë do të ia mbysin Nikollën në spital. Në këtë flakë të kësaj ndjenje të frikës së përgjithëshme dhe asaj frike edhe për t´atin, Nikollën e dashur, engjëllusha Klara megjithatë gjeti trimërinë, forcën e guximin dhe i vizitoi varrezat dhe vëri kurorë me lule në shenjë respekti, dashurie e dhembje mbi varrin e engjëllushës Blerina. Engjëllusha Klara lëri edhe një letër edhe mesazhin për përndjekje të shqiptarëve dhe për një të ardhme tjetër të gjeneratave serbe dhe marrëdhënje të mira me shqiptarët: „Të respektojmë që të mos përsëritet më“.

Të gjitha ato mendime, preokupime dhe ndjenja të frikës së tmerrshme të engjëllushës inoçente Klara për jetën e saj dhe t´atit Nikolla, pashmangëshëm të kujtojnë përjetimet e figurës botërore historike Anne Frank, të frikës së tmerrshme të saj për jetën e vetë, të familjës dhe të t´atit, Otto Frank, në periudhën hitleriane, atë periudhë historike të mallkuar të nazifashizmit gjerman të përndjekjës së hebrejëve, të cilat me saktësi autorja në detaje i përshkruan në librin e saj: „Ditari i Anne Frank“.

Veprimi tejet human e plot dashuri i Klarës përputhet me filosofinë popullore se „Dardha bie nën dardhë“. Prandaj askush nuk befasohet për faktin që: si i ati -- Nikolla, ashtu është edhe e bija --  Klara. I ati i Klarës, Nikolla Sandulloviq, me ato botëkuptime që i kishte më herët edhe Dimitrije Tucoviq të mospajtimit me politikën e atëherëshme gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve, zgjati në atë mënyrë dorën e arët dhe kërkoi falje e pajtim nacional serbo – shqiptarë. Por më kot, sepse nga Serbia nuk gjeti mirëkuptim. Koha rrjedhëte, shekujtë edhe më tutje kalonin. Sërbia mbetej gjithënjë e njëjtë, përherë gjenocidale dhe përherë antishqiptare e okupuese.  Dhe për atë botëkuptim demokratik të tij, për një Ballkan demokratik siç është Skandinavia, e për dorën e arët të të zgjatur për pajtim, për pakëz Nikolla mbeti edhe pa dorë, mbetie dhe pa shpirt. Nga shërbimi sekret sërb, Nikolla është rrahur aq egërsisht e gadi deri në vdekje sa u shtrua në spital ku luftonte gjendjën e krijuar të mjerueshme e të vështirë shëndetsore -- jetë apo vdekje.

Edhe advokati i Nikollës, Çedomir Stojanoviq, një humanist, më pastaj kishte bërë homazh mbi varrin e engjëllushës Blerina, shtatë (7) vjeçare, tërësisht inoçente e me shpirt të pastër fëmijëror.  Mbi varrin e Blerinës avokati Çedomir kishte lërë letrën rrënqethëse, tepër të dhembshme e kërkimfalje: “Urrejta vdes. Ti jeton gjithmonë. Një mijë lot për një mij vjet -- një miljon shpresa e ëndërra që fillojn me fjalët: „Më fal““. Një ndjenjë fisnike që duhet ta përshkon tërë Ballkanin për një të ardhme të lumtur të të gjithëve.

Qeveria e Sërbisë asnjëherë nuk ka shprehur keqardhje, dhembje apo ngushllim e kërkimfalje për vrasjën e Blerinës (7 vj.), shatëvjeçare, por përkundrazi ka dashur të kumdërtën, që pikërisht nëpërmjet këtij rasti, dhe në atë mënyrë, me krenari të demonstrojnë egërsi dhe frikë për atë se çfarë do t´i gjejë shqiptarët poqese nuk nënshtrohen. Kërkimfalja në një mënyrë përgjithësisht është njëherit edhe pendim si dhe betim që ai gabim, si një veprim i till, nuk do të përsëritet më kurrë. Por kjo bie në kundërshtim me vizioinin çetnikofashist të presidentit Vuçiq sepse ai dëshiron pikërisht të kundërtën, dëshiron që të jep mesazh se ai do ta përsërit gjenocidin ndaj shqiptarëve gjithnjë në rrethana të njëjta e të ambicies kolonizuese apo territoriale zgjëruese dhe okupuese.  

Avokati Çedomir Stojanoviq në atë mënyrë kërkoi pajtimin historik serbo – shqiptar, por më kot sepse presidenti Vuçiq dhe qeveria e tij kërkonin të kundërtën, kërkonin nënshtrimin  e shqiptarëve autokton nga sërbët të zbritur nga „Pashalluku i Beogradit“, të ardhur duke bërë gjenocid ndaj shqiptarëve autokton, të ardhur nga atje në veri, të ardhur nga ishin përreth lumit Danub, me kryeqytet Smederevën, dhe të gjithë ata serb që mendonin ndryshe nga qeveria e Vuçiqit i shpallnin si antiserb e tradhëtarë. Ndër këta bënin pjesë padyshim edhe Nikolla, edhe Çedomiri, edhe të tjerë si këta, edhe i tërë opinioni demokratik e progresiv serb e i cili fatkeqësisht akoma nuk kishte arritur numrin kritik të nevojëshëm të kundërshtimit të barabartë dhe mbisundoheshin e ndiqeshin dhe shtypeshin egërsisht nga regjimi sundues e antishqiptar i Vuçiqit.

Regjimi Serbisë me presidentin Vuçiq, që e patë bërë Nikolla Sanduloviqin për spital e gadi për vdekje, në rastin tjetër, demokratit Dimitrije Tucoviq, që as të vdekur nuk e duronin, dhe donin të shprehnin ndërprerje dhe kundërshtim me idetë dhe botëkuptimet e tija, ia larguan përmendorën nga sheshi i madh në Beograd i cili mbante emërin e tij, si dhe, për më tepër, edhe sheshit ia ndërruan emërin në mënyrë që gjeneratat e reja të mos gjejnë frymëzim nga demokrati Tucoviq i cili për gjeneratat e reja do të bëhej shembull historik dhe edukativ i bashkëjetesës së barabartë në Ballkan.

Politikani Nikolla Sandulloviq (opozicionar politik i Vuçiqit) në paradigmën e filosofisë politike të kancelarit Willy Brandt (opozicionar i Hitlerit dhe nacizmin gjerman) angazhohej në Sërbi për pajtim në mes të sërbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. Kancelari Willy Brandt shkoi në Varshavë (1970), në sheshin që sot mban emërin e tij, spontanisht dhe paprimas u gjunjëzua dhe në atë pozitë të gjunjëzuar u lut dhe kërkoi falje kokëulur, sikur të ishte ai fajtor, për të gjitha ato viktima që Hitleri dhe nazifashizmi gjerman kishin bërë atëherë në planet e tyre naziste të përndjekjës së hebrejëve e për zgjerim territorial dhe dominim në Evropë. Një vit më vonë (1971) kancelarit Willy Brandt për atë veprim madhështor e historik iu nda shpërblimi më i lartë botëror për paqë, shpërblimi Nobel.

Krejtësisht ndryshe, presidenti Vuçiq, në gjurmët dhe shembullin e parardhësit të tij, ish presidentit Millosheviq, i akuzuar e i vendosur për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës e ministër i të cilit ishte dhe me përkulje i shërbente, është vetëpërcaktuar për aso vendi të vetë në histori, si shembull historik i kundërt me Dimitrije Tucoviqin, edhe me kancelarin Willy Brandt, dhe të tjerëve siç është Nikolla Sanduloviq, Çedomir Stojanoviq e me çdo tjetër të ngjashëm me këta, dhe si i tillë presidenti antishqiptar Vuçiq ashtu vetë është përcaktuar, ashtu vetë është angazhuar, ashtu vetë ka dëshiruar dhe ashtu dhe i till do të kujtohet gjithmonë në histori.

Prandaj të gjitha forcat politike progresive në Sërbi, e posaqërisht e më së shumti e ku duhet të dominojë vetë EU, duhet fuqimisht të angazhohen që në Serbi të dominojë arsyeja, të luftohet e keqëja dhe veprimi gjenocidal i kohës së Millosheviqit e Vuçiqit, e të tjerëve të ngjashëm para këtyre disa gjenerata më herët me politikën e dëshmuar të tyre gjenocidale e antishqiptare, dhe të ecët drejt një qellimi të përbashkët, të jetës poashtu të përbashkët, në paqë të qëndrueshme në Ballkan, fëqinjësi të mirë, barazi, respekt reciprok, marrëdhënja të mira ndërnacionale dhe bashkëpunim në mes vedi --  si kusht pa alternativë, e si e vetëmja rrugë që u siguron lumturi të gjithëve. Për një Evropë uniforme e homogjene që nga Ballkani deri në Skandinavi.

Sidoqoftë, shembujtë e Nikollës, Klarës, Çedomirit e të tjerëve si këta, janë një paralajmërim se tani, pas disa shekujëve, në horizont duket pranvera politike në Sërbi dhe ndoshta mund të ngjajë  normalizimi i marrëdhënjeve në mes të sërbëve dhe shqiptarëve si dhe janë Dielli dhe rreze drite në errësirën e veprimit dhe çmendurisë të politikës gjenocidale shumëshekullore serbe ndaj shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat