Ç'politikë dhe diplomaci qençe, çobançe dhe bediunce!

Opinione

Ç'politikë dhe diplomaci qençe, çobançe dhe bediunce!

Nga: Agron Shabani Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 21:40
Agron Shabani

"Nuk ia vlen t'i mësoni ose ushtroni vazhdimisht derrin dhe gomarin për higjienë ose partërti, si dhe për të pallitur ose kënduar me nota muzikore, sepse do i mërzisni dhe egërsoni akoma më shumë edhe derrin, edhe gomarin." (P. Diciknson)

Apo, " i kemi disa lloje ose kategori mëshkujsh ose burrash (burrecash) të ndryshëm: ata që flasin për gratë, ata që flasin si gratë, ata që sillen si gratë, ata që bërtasin ose ulurojnë si gratë, dhe ata që flasin me gratë" (Sokrati)

Nuk shkon gjithëmonë , apo nuk ecët përpara me një hap para dhe me dy hapa prapa (mbrapa) si Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla dhe Besnik Bislimi & Company!

Se këndejmi, saherë i kruhet ose gicilohet dikujt në Beograd, Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe dikujt tjetër në Prishtinë e Tiranë, u shkon gjak hundëve! 

Serbet jane demagog dhe hipokrit.

Thonë se Hipokrit vdiç herët për së gjalli, por nuk e varrosën deri vonë...Deri atëherë kur u kalb dhe u qelb i tëri në mendje dhe dikund thellë në shpirtë..dhe, kishte zënë të kundërmonte  nga era e keqe kutërbuese. 

Ndërkaq, pasi që i vrau dhe masakroi prindërit e tij, Hipokriti dikur me vonë kërkoi lëmoshën dhe mëshirën e të tjerëve, si bonjak ose jetim i ngelur pa prindër! Shih ti!

Bile, edhe tha: "Ato që janë para meje dhe pas meje, nuk janë asgjë në krahasim me ato që ndodhën në mua, ose brenda meje!" Hëm...!

Prore, prore të shfaqen ose kujtohen në sfond sofistët dhe hedonistët e ndryshem me "çanta" ose "valixhe" të mbushura plot e përplot me ëndërra, toteme, fetishe, ose iluzione të ndryshme.

 Dikush ëndërron edhe në vendin e punës, në shkollë, parlament, qeveri, diplomaci, në bordin e gazetës, pultin e transmetimit, stacionëve ose shallterëve të huaja....Ahh ëndërrat!

Kotja ose dremitja fatale! Narkolepsia....

Vetëm në ëndërra jemi të lirë, të pasur, të lumtur, të fuqishëm dhe të barbartë me të tjerët.

Se këndejmi, njerëzit ose personat e ndryshëm gjatë tërë jetës së tyre, sipas psikologëve ose shkenctarëve të ndryshëm i kalojnë afro gjashtë (6) vite të jetës së tyre në ëndërr ose duke parë ëndërra të ndryshme kolor, bardh e zi... Varërisht, prej situatave shpirterore, emocionale, mentale, psikologjike etj.

Sidoqoftë, nuk është e lehtë të qëndrojmë të heshtur ose indiferent gjatë ëndërrave ose ëndërrimëve të ndryshme, kur në to shpeshherë ndodhën të fshehura sekretët e lumturisë, fatit dhe fatkeqësisë tonë." (Siegmund Freud)  

 "Të trazuara ose jo të qeta, gjithëmonë flejnë ose pushojnë kokat boshe të atyre që bartin maska ose kurora të huaja." Shekspiri në  "Lady Makbeth" me tendencë të shpartallimit ose shpërrallimit të "ëndërrave të larta" mbretërore ose monarkiste të Zonjes Makbeth.

Megjithatë, sëpakut, ia vlen të shohim në ëndërr apo të ëndërrojmë një femër ose grua të bukur për martesë. Kështu që nëse e martojmë një femër të bukur, të dashur dhe të mençur, do jetojmë të lumtur, ndërkaq, nëse e martojmë një femër ose grua të keqe, të marrë ose të shëmtuar, do bëhëmi poet, filozof ose politikan." ( Me fjalët tjera të Shekspirit etj. )

Kosova dhe shqiptarët së bashku me miqtë ose aleatët e tyre natyror dhe historik, kanë luftuar dhe janë angazhuar për një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës. Për një shtet dhe shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane, integrale, parlamentare, demokratike ose pluraliste në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme...Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, stresi, tensioni, depresioni, frika, dhuna, terrori, repersioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive, gjjegjësisht, objektive dhe subjektive. Për një Kosovë të udhëhequr nga idealet, respekti, vizionet, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti, barazia dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun, politikanin ose qytetarin e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij etj.

U mor vesh se mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë ose vazhdimisht komunikues, dialogues ose oratorë supremë dhe kulminant.

Tek disa "intelektual, politikan, analist ose publicist shqiptar" ndërkaq, raportët ose marrëdhëniet e ndryshme mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, gjithëmonë shfaqen shpifëse, denigruese, linçuese, demonizuese (satanizuese), shantazhuese, komplotiste, konfliktuale, kontraditore, banale dhe fataliste.

Ndaj, mu për këtë, ato sikur e bëjnë të kanosur (rrezikuar) serizisht qenien, materiren, krijesën, pronën (pasurinë) dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre), dhembje as përgjithësi për asgjë.

Disa madje, paraqiten ose prezantohen edhe si disident e çka mos tjetër.

Disidenca në kushte ose rrethana të rënduara okupimi (pushtimi) ose shtetrrethimi klasik, e ka kuptimin e një rezistence ose oponence kognitive, intelektuale, profesionale, intelegjente ose interaktive në distancë.

Pastaj vjen një luftë tjetër për disidentin intelektual, fetar, kulturor, politik, ushtarak, gazetaresk, publicistik etj.

Se këndejmi, edhe me herët, ose shpeshherë e kam cekur ose potencuar faktin se : Ateistët e paftyrë, të pashpirtë, të pabesë, nebuloz, stupid, mediokrit, dogmatik, demagog dhe hipokritë, penetrojnë, frekuentojnë, flirtojnë, kolportojnë, kolaborojnë, deklarohen dhe rrijnë fare pranë teistëve, teologëve ose besimtarëve të pakualifikuar, diletant, renegat dhe të pa përvojë, duke bërë poza të ndryshme rituale ose celebruese para popullit ose publikut laik, të pakualifikuar, joedicional ose joauditorial. Ndërkaq, të dyja palet përfundojnë blasfemi, demagogji dhe hipokrizi.

Rrokullisja e sërishme në greminë ose humnerë pas kapërcimit të bregut, të ngjanë në vetvrasje individuale dhe kolektive, ose në fatalitet.

Ndryshe nga kjo, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnikë, injorant, prepotent, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantrop, paranoid, skizofrenikë, infatilë ose psikopatologjikë, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose 'botës' së tyre (të ç'rregulluar) mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. Mbase, ata ose ato qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rival, armiq ose kundërshtar të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë.

Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen. Janë të padurueshëm, infantilë dhe patologjikë nëse dikush bën një vështrim, studim, analizë, koment ose intervistë qortuese dhe kritike nepër mediet e shkruara ose elektronike. Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë ndryshe, ose jashta "orbitës", gjegjësisht,  "alfabetit", "gramatikës", "logjikës" ose "filozofisë" së tyre bardh e zi.

I vëjnë thikat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë editoriale, redaksionale, forumiane, kabinetike, institucionale, partiake, politike, diplomatike ose profesionale ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se ata.

Janë të ngujuar ose hurgosur përgjithëmonë brenda kthetërave, klisheve, egove ose fiksionëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste. 

Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre. 

Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, psikoatologjisë dhe 'tabula rasës' së përgjitjshme që i kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vet.

 I akuzojnë të tjerët për anomalitë dhe patologjitë e ndryshme objektive dhe subjektuve që i kanë sjellur ose shkaktuar vet.

 Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo çfare.

Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike, sikur paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare.

Kujtoj se kjo mëse tepërmi ose mëse shpeshti ndodhë në shtetët ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë agjituese ose propagandistike"... Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, premisa dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos aty (në Kosovë) ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike, sociale, ekonomike etj.

Një proverbë e njohur greke thotë se:"Në majat e Olimpit ose Parteonit (Panteonit) nuk është kurrë zhurmë as tollovi"!  

Në instancë të fundit, e tërë kjo ka ndodhur si duket në mungesë të motivit (motivimit) të njohur intrinznik dhe ekstrinzik (lëxo: motivimet individuale dhe kolektive të bazuara, ngritura dhe projektuara si pyetje- përgjigje shkencore ose psikologjike rreth dijës, diturisë, idealeve dhe vizioneve të larta, nevojave, kërkesave, përvojave, ndjenjave dhe njohurive të njohura shkencore dhe humaniste për ngritjen, përsosjen, avansimin, afirmimin, zhvillimin dhe përparimin e gjithëmbarëshem, të hollat, kapitalin, pasurinë, profesionin, karierën, famën, lavdinë, krenarinë e njohur shtetrore dhe nacionale etj.) së bashku me mungesën e hetushme të vetrespektit, vetbesimit, vetmohimit dhe vetkontrollit të njohur asertinik (asertiv), kognitiv, shpirtëror, emocional, profesional, funksional, intelektual, intelegjent etj.

Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.

Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandonojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"!  Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së huaj. E sidomos kokat e tyre të përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

'Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema.

"Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së tyre tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë., do thoshte dikur Çasllav Millosh.

Apo, "Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

Dhe, mëqe sipas Viktor Hygoit: "Nderi, morali, deali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena ose gënjeshtra, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.": Njeriu i ditur, i mençur, ntelektual, profesional dhe intelegjent, pos tjerash, i njeh dhe zbaton me përkushtim, përpikëshmëri dhe devocion të plotë 'zgjedhjen e vet' dhe 'zgjedhjen e tjetrit', gjegjësisht, 'zgjedhjen e tij dhe 'zgjedhjen e të tjerëve' në funksion të zgjidhjes optimale ose maksimale për të gjitha palët sipas asaj se : në çdo moment, ne kemi dy zgjidhje politike për të zgjedhur dhe për t´u zgjedhur: 'zgjedhjen time' dhe 'zgjedhjen tënde' ose 'zgjedhjen tonë' dhe 'zgjedhjen tuaj' në kontestin e asaj "të bëjmë një hap përpara drejt rritjes, zgjërimit dhe pèrsosjes, apo të bëjmë një hap prapa drejt  fitores dhe sigurisë".

Në këtë kontekst të përgjithshëm të psikologjisë politikë dhe analitike, sipas Alfred Adlerit dhe homologëve të tij, të vetmit njerëz të përsosur,  janë ata që nuk i njohim mirë dhe nuk i kemi takuar kurrë.

 Psikologjia si disiplinë shkencore, e cila për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun dhe shpirtin ose kultin e tij, është mjaftë e re, apo, siç thotë psikologu i njohur gjerman Ebinghaus: Psikologjia e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.

 Psikologjia politike si shkencë, apo si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, salone, rrugë, në shkollë, univerzitet, në punë, në shtëpi etj.

Psikologjia i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psiçik ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën psiçike ose psikologjike të personit ose individit.

Ndryshe nga kjo, me veçoritë pozitive ose pozitiviste, i nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, vendosmèria, konsekuenca, pariteti, nevojat, kërkesat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen ose manifestohen në reagimet dhe sjelljet e tij ndaj njerëzve ose qytetarëve të vendit ose popullit (kombit) të tij përkatës ose respektivë, si dhe ndaj të tjerëve.

Detyra praktike e psikologjisë politike qëndron në të zbatuarit e rezultateve të hulumtiimëve teorike, me qëllim të kryerjes ose përmbushjes sa më të suksesshme ose praktike të veprimtarive ose aktivitetëve të njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, informative, industriale, teknologjike, ekonomike etj.

 Kështu si p.sh., rezultatet e studimëve ose hulumtimëve të lartëpërmendura të psikologjisë politike, sociale ose analitike, zbatohen dhe reflektohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, qeveri, parlament, politikë të jashtme ose diplomaci dhe kështu me radhë... Duke i evituar, sanuar dhe larguar pengesat ose vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me probleme ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, të cilët e pengojnë ose vështirësojnë kryerjen e punëve apo obligimëve të ndryshme shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, admnistrative, juridike etj.

Psikologjia na bënë të mundur t’i njohim njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetvetën tonë në përgjithësi...Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive. Na tregon rrugën e formimit të vetive psiçike ose psikologjike të 'kultit të individit ose personalitetit' etj.

 Fjala ose termi “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (psyche) - shpirtë dhe “logos” - shkencë. Kjo fjalë gjithashtu lidhet me mitin e vjetër mbi Psikën dhe Erosin të cilin e bëri të njohur historiografia romake. Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psiha, e në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, e ëma ( nëna) e Erosit, zonja e dashurisë, Venera (Afërdia) dhe motrat e Psihës, e xhelozonin aq shumë këtë dashuri dhe me çdo kusht mundoheshin të prishnin ose shkatërronin, duke proklamuar se një djalë nga familja e Zotërave të lartë, nuk mund të martohej më një vajzë nga shtresat e ulëta njerëzore ose qytetare. Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe pengesave të shumëta nga ana Venerës (Afërditës) dhe bijave të saj: Kryezoti (Zeusi) kishte vendosur që edhe Psika të pranohej në Olimp, në mesin e Zotërave (Perëndive) të tjerë të Olimpit. Duke e bërë të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, bukuria dhe mençuria, atëbotë triumfuan mbi të gjithat. Ç’është e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtarë që do i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot.

U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë"e  ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës", sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.

Ndërkaq, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: "të lirët, të diturit, të mençurit, të urtit, eruditët, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral;, intelekgtual, intelegjent ose ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe  maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit.

 Përveç asaj, ne si qenie ose krijesa njerëzore, jemi të prirur të jetojmë dhe penetrojmë si të thuash në mes tre (3) botërave të ndryshme: botës shpirtërore ose materiale, botës trupore ose fizike si dhe botës mendore (koshiente) ose logjike. Njeriu pra është 'sintezë' e tre (3) botërave të ndryshme që vazhdimisht e mbushin ose plotësojnë njera tjetrën.Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të triat ose nga të gjithat bashk. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.

"Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principëve: Nga frika, dashuria dhe interesi.", thotë Makiavelli.

Jeta nuk ka të bëj vetëm me ngrënjen ose kafshimin e vetvetës dhe atij tjetrit, por edhe me gjetjen ose zbulimin e vetvetës dhe atij tjetrit në diversitete të ndryshme ose polaritet.

"Unë jam njeriu me i mençur ose më i ditur në këtë botë për faktin se kam gjetur ose zbuluar një gjë e cila është ajo që më ka rrefyer ose dëftuar se nuk dijë asgjë...", i kishte thënë dikush nga audienca e lartë greke në Antikë.

Sidoqoftë, në fushën (tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshës, të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.

Kështu është edhe me mendimin, opinionin dhe vendimin e njohur politik dhe diplomatik,i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj....Duke i ngjarë kështu një "lavjerrësi" ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit.  Aty i kemi edhe distopinë (dystopia), distinksionin etj.

Distopia (dystopia) është një ide ose teori e njohur shoqërore, qytetare ose politike e cila ka për qëllim progonzimin, paraqitjen ose parashkimin e ardhmërisë së përgjithshme shtetrore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike të një populli (kombi) dhe shteti në bazë të karakteristikave, elementëve ose instrumentëve të ndryshme antiutopike, antidogmatike, antidemagogjike, antihipokrite, antishkncore, antieshatologjike, antireaksionare, antinegative, antianakronike dhe të tjera. Me fjalë tjera, distopia (dystopia) është ideja, teoria, teza ose sinteza e njohur shkencore ose humaniste kundër antitezave të ndryshme abstrakte, imagjinare, fiktive, iluzore ose utopike, të cilën mund të hasim tek Anthynoy Burges, George Orwell, Ayn Rand, Karin Boye, Jevgenij Zamjatin, Pierre Boulle, Margareth Atwood, Margareth Mid, Veronica Roth etj.

Distinkcioni (distinksioni) i kulturës, civilizimit, evulocionit, revolucionit, emancipimit, religjionit, nderit, moralit, shkencës, teknikës, politikës dhe diplomacisë moderne ose bashkkohore, së bashku me "ligjët" e njohura të Malthusit dhe Parkinsnoit etj.., anominë (ndjenjen e keqe ose disfunksionale të jetës ose karierës shkencore, intelektuale ose profesionale pa vlera, deshmi, cak, limit ose qëllim të caktuar ose paraprak), amnezionin, animozitetin, amorozitetin, inhibilitetin, nebulozën, stupiditetin, indolencën, mediokritetin, naivitetin, dogmatizmin, nihilizmin, demagogjinë, hipokrizinë, diabolinë, skizofreninë, patologjinë, narkolepsinë dhe anomalitë tjera objektive dhe subjektive të personit ose individit në raport me kolektivitetin, apo me popullin (kombin), shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare: Ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë, filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike. E përse (pse) jo edhe të historisë, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë (gneseologjisë), logjikës dhe disciplinave tjera shkencore ose humaniste.

Ndonëse, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional, distinksioni, imagjinata, fantazia, anomia, anomalia, afazia (sëmundja e rëndë e të folurit si pasojë e problemëve mendore ose psikoorganike etj.), narkolepsia, skizofrenia, idiopatia dhe të tjera.

Pa i harruar këtu edhe motivin (motivimin) e njohur intrinznik dhe ekstrinznik së bashku me sjelljet ose reagimet e mençura, intelektuale, profesional, intelegjente, intelektuale, asertive (pozitiviste), racionale, kontemplative, komprehensive, të kordinuara, komplementare, suplementare ose superlative-përballë ambientëve, situatave ose atmosferave të ndryshme shpërthyese, konfliktuoze, violente, infantile ose patologjike, siç janë aynomalitë dhe patologjitë e vazhdueshme ose sistematike të çetnikëve ose paramilitarëve serb në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës! (....)

 Në të kundërtën, vetëm femrat (gratë) dhe gjinekologët ose psikokologët e ndryshëm, e dijnë se sa të "rëndësishme" ose "relevante" në disa raaste janë rrenat ose gënjeshtrat e stisura, rimuara, sajuara, retushuara, valorizuara ose glorifikuara! (....)

U mor vesh se aty ose atje ku drekojnë bashkë padituria, rrena (gënjeshtra), urrejtja dhe xhelozia së bashku me interesat e ndryshme klanore, tribale, provincialiste, farefisnore, partiake, karieriste, profiteriste, politike, parapolitike dhe të tjera të grupit ose individit, mashtrimi dhe tradhëtia e lartë shtetërore dhe nacionale, ndodhën të ulura këmbëkryq.  Dhe, kjo të ngjanë në metaforen ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda në dush" tek "Minima Moralia"! (...)

Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet nè psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimève të brendshme të të vepruarit ose reaguarit të jashtëm politik, ushtarak, emocional ose psikolgjik.

Ç'thotë psikologjia politike?

Kontributi i parë ose vendimtar i këtij lloji është vepra e njohur e Gustav Lë Bonit (1841-1931) "Psikologjia e turmave" e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789,  e sidomos nga ato të "Komunës" së Parisit të vitit 1871, si dhe nga ato të tjerat gjatë viteve të mëpastajme ose pasuese. 

Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje trishtuese, diabolike ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut, luftës, vdekjës etj... Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e "apostujve të lirisë" dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale -përballë njerëzve të aftë si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.

 Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij "Psikologjia e masave dhe analiza e Unit" (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale. 

Natyrisht se, Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi që të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë, dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve. 

Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej "egos" ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër agresive dhe egoiste në esencën ose substancën e saj.

 Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes - përreth të së cilës gjithëçka nga "parimi edipian" duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore. E sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ndaj nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten).

 Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë "kompleksi evolutivë" i Edipit i cili rreth moshës pesë vjeçare, do duhej të tejkalohet. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit tutje, tutje përtej incestit fëminor.

Si të shpjegohen atëhere fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut "në turmë" përshkruar nga Lë Bon?

Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. 

Kështu që sipas Freudit, ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata.

 Prej dashurisë për shefin e idealizuar, valorizuar ose glorifikuar, ndjekësit dge viktimat e tyre, e duan njëri-tjetrin. 

Lidhur me këtë, është për t'u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897-1957) "Psikologjia e fashizmit" (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, e sidomos njeriu mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atè tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe natyrore ose ordinare, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij.

 Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre. 

Natyrisht se kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot. Ndsj, një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike.

 Por, Uilliam Rajhu pos tjerash thekson se gjatë shekujve të fundit, "zoti baba", gjithnjë e më shumë e ka humbur besim dhe primatin e tij.  Kultura shkencore, industriale, materialiste, revolucionare etj.. ia kanë minuar autoritetin dhe besueshmërinë e dikurshme. 

Ndryshe nga kjo, familja monogamike (e mbyllur në mënyrë paralele) asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të mëdha ndaj "rendit" borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore, qytetare, shkencore, kulturore, politike, industriale, proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit. 

Ndaj, përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje identitare dhe komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik.

 Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu (edhe njeriu politik etj.)- është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet ose bashkësi shoqërore, qytetare, sociale, kulturore, politike etj.

 Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës. 

U mor vesh se çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar ose imagjinar, e bën të vështirë integrimin e tij pozitivë me të tjerët. Atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur ngusht me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit. 

Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të tjerët të besojnët tek ai, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve. 

Por kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. 

Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek "Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale" (1920). Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike ose ushtarake, të lidhur gjithmonë ngusht me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj.

Ndërkaq, Erich From në veprën e tij me titull "Ikje nga Liria", pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe destinuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.

 Së fundmi, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i "Psikologjisë analitike",e sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara "Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave" dhe "Qytetërim në tranzicion pas katastrofave": Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore - traumatike (ose të papëlqyeshme): Ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit. 

Ne të gjithë sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë.

 Secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive. 

Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike): nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuar dhe hetuar nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër. Pandërgjegjshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmët). 

Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, shprehen, ose manifestohen në "ëndërra të mëdha", të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara historike, politike, ushtarake etj.., të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. 

Këto ëndrra të mëdha, iluzione ose utopi, janë mitet tona individuale dhe kolektive brebda nesh... 

Me këto ëndrra, mite ose iluziine të mëdha, pandërgjegjshmëria kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytur në mite, iluzione ose utopi.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat