Përvjetori i tmerrit më të cilin nuk u mor askush!

Opinione

Përvjetori i tmerrit më të cilin nuk u mor askush!

Nga: Milazim Maraj Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 19:15
Tirana në vend të qirinjve për të rënit shpalos flamurin serb para kishës shqiptare ortodokse.

Sot është përvjetori i natës së tmerrit në fshatrat e veriut të Mitrovicës. Ishte tmerr për familje shqiptare dhe zhgënjimi më i madh që ndodhi ndaj KFOR-it. Vrasjet plagosjet dhe dëbimet masive të shqiptarëve po ndodhnin në prezencën e KFOR-it francez. Brenda kësaj natë kriminelet serb ndryshuan strukturën etnike në veri të Mitrovicës. Ishin netët e tmerrit më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000. Në këto dy net, në këto fshatra u vranë 10 qytetarë civil shqiptarë, fëmijë, gra dhe pleq. U plagosën 25 të tjerë u rrahën dhe u torturuan disa qindra të tjerë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 1564 familje më 11364 anëtarë.

U plaçkitën shtëpitë e tyre ndërsa ata po kërkonin shpëtim nëpër familje shqiptare në pjesën e poshtë lumit Ibër. Nuk ka shënime sa u shpërngulen nga kjo pjesë, pas këtyre dy netëve nga se më këtë nuk u morën qeveritë tona ky numër është shumë më i madh. Ata që kishin shpresë së do të i mbrojë KFOR- i zhgënjyen. Nuk u mbajte ndonjë statistikë apo nuk u morë ndonjë nismë për të kthyer shqiptarët në shtëpitë e tyre. Sot do të duhej që Shqipëria Kosova dhe të gjitha viset e banuara më shqiptarë në Gadishullin Ilirik t’i kujtojnë këto net të tmerrit. Të ndezin qirinj për viktimat dhe të mbajnë të hapur çështjen e këtij tmerri ndaj familjeve shqiptare të Mitrovicës tani përherë të dytë pas vitit 1999 të përndjekura vrara dhe masakruara nga kriminelet serb. Por ajo që po ndodhë është e kundërte.

Nuk e ngriti këtë çështje askush. Aq më keq , Një qeveri e Kosovës mbajti një minutë heshtje për krimineli Oliver Ivanoviq, që ishte i akuzuar për këtë gjenocid dhe u vra për qërim hesapesh nga grupin kriminal i kriminelit në kërkim Radojqiqit. T’i kujtojnë, të ngushëllojnë fëmijët që humbën më të dashurit e tyre, të i ngushëllojmë prindërit që i humbën fëmijët e tyre. Të organizojnë në mënyrë të organizuar të larguarit nga shtëpitë e tyre të i kthejnë në Mitrovicë të trojet dhe pasuritë e tyre. Dje në kujtim të kësaj date në Tiranë pa fije turpi, as dhimbje njerëzore nëse nuk ekziston më në Shqipëri termi komb, për të plasur zemrat e shumë viktimat shqiptare, vëllezër të tyre në Kosovë ata para kishës ortodokse në mes të Tiranës shpalosin flamurin serb. Ky flamur ka pri në 450 +1 masakra shqiptare në Kosovë.

Kjo e fundit është e ndarë nga se ka ndodhur në prezencë të KFOR-it. Kjo natë ishte vazhdim i gjenocidit në Kosovë. Për këtë do të duhej të mbahen mbledhje përkujtimore dhe Qeveria e Kosovës të mos vuaj më për vrasjet e kriminelëve serb por të organizoj kthimin e shqiptarëve të shpërngulur në trojet dhe shtëpitë e tyre. Kosova akuzohet për çdo veprim që merre në kuadër obligimeve dhe të kompetencave të shtetit brenda kufijve të vet që detyrohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Tani në Kosovë kërkohet që me dialog të vendoset çdo veprim shtetëror. Kjo do të thotë se për çdo veprim Kosova duhet të pyes Serbinë. A duhet të besojmë që nata e 3 dhe 4 Shkurtit ishte nismë e projektit për ndarje të Kosovës? Tani për dinarin serb duhet të bisedohet, për Komunat Ilegale në Kosovë e për çka jo tjetër. Kosova është shtet dhe reagimet heqja e komunave ilegale nga Kosova duhet të bisedohet me Serbinë.

Pse atëherë kërkojnë që të mbahen zgjedhje për komunat e veriut “ më shumicë serbe” që në formë kriminele i pastruan nga shqiptaret? Pse reagohet për dinarin serb përdorimin e tij në Kosovë? Kosova ka monedhën e evropiane (euro). Bota nuk do të arrij ta qetësoj Serbinë dike i bërë koncesione. Ajo do të vazhdojë më kërkesat e saja deri në zhdukjen përfundimtare të shqiptarëve. Ndoshta edhe atëherë dikush do të kërkoj dialog me serbet dhe kjo të vendoset sikur këto që po ndodhin tani. Këtë reagime janë dëshpëruese për shqiptarët e Kosovës dhe të Gadishullit Ilirik. Këtë reagime po venitin shpresën ton në botë demokratike na e cila presim përkrahje dhe u besojmë. Shpresa jonë SHBA, Britania e Madhe dhe BE të fillojnë me masa ndaj agresionit të Serbisë në territorin e Mitrovicës. Nëse fillojnë këto masa Serbia do të qetësohet; përndryshe me masa të deri tashme ishin përkëdhelje dhe joshëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat