Vlora Çitaku, Kosovës i dilet zot çdo ditë, ka kaluar koha kur UÇK-në e keni përdour për vota

Opinione

Vlora Çitaku, Kosovës i dilet zot çdo ditë, ka kaluar koha kur UÇK-në e keni përdour për vota

Nga: Faton Mehmeti Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 18:51
Faton Mehmeti

Qeveria e Kosovës, në vigjilje të përvjetorit të gjashtëmbëdhjetë të pavarësisë së Kosovës, ka publikuar logon dedikuar 17 shkurtit të emëruar “Kosovë ne të dalim Zot”.

Zakonisht, ka qenë një traditë e respektit të logovo nga partitë politike, pakt i pashkruar e që këtë radhë nuk u respektuar nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. E mllefosur për mjerimin e ndodhur të opozitës, Vlora Çitaku nuk u përmbajt nga 'edukata’ politike duke përdorur UÇK si levë politike për të sulmuar kundërshtarin politikë.

Nuk është e panjohur kjo praktikë nga PDK, në fakt për 20 vjet e kanë përdor UÇK për vota, pasi kanë ardhur në pushtet në emër të saj janë pasuruar, kanë përfituar lluks e pasuri.

Vlora, shpesh mundohet të shfaqët e moderuar, në disa raste është shprehur se "Partia Demokratike e Kosovës ndonëse e ka në ADN-në e saj politike Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk e ka monopolin mbi mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Atë duhet ta bëjë secili”. Derisa në anën tjetër figurat e larta të PDK i lidh pashmangshëm me UÇK-në duke thënë se në Hagë po mbahën " ata që përfaqësojnë UÇK-në", kur i duhet për ligjerim publik e përdor sipas interesit.

S’ka dyshim se Kosovës gjithnjë i kanë dal zot njerëzit e saj, dhe do të ketë gjithnjë. Nuk i dilet zot Kosovës vetëm një herë, por gjithmonë.

Nuk mund të vjedhësh atdheun e të fshihesh pas UÇK-së, nuk ka mbaruar kontributi për vendin vetëm gjatë luftës. Çdo ditë mbrohet Kosova, si nga apetitet e Serbisë dhe hajnat e brendshëm që nuk ngopëm kurrë me hajni.

Vlora, dihet se në politikë ka ardhu nga afërsia me Thaçin, e zonja për oratori, por jo edhe për të qenë e drejtë në gjykim e për ta parë realitetin më sy. Narracioni i saj pa argument, por me inatin e gjykimit shpërfaq mjerimin e  saj dhe të PDK ku ndodhën. Koha kur UÇK është përdor si kartë krediti për pushtetka marrë fund, sa më parë të kuptojë këtë Vlora e PDK është më mirë për vet ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat