Asambleja Kombëtare e PS për pesë orë u mbyll në karantinë!

Opinione

Asambleja Kombëtare e PS për pesë orë u mbyll në karantinë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 20:52
Sherif Ramabaja

Një ngjarje me të cilën socialistët mburreshin më parë, po kësaj here u mbyllën në karantinë.

Këtë as diktatori Enver Hoxha nuk do ta bënte dot, po kohët po ndryshojnë. Enveristët e ndërruan petkun dhe u bënë socialist, komunistët e ndërruan ideologjinë, disa nga ta u bënë edhe islamist që mos t´i njihte kush se cilët ishin.

Rama shkoi edhe një hap më tutje. Socialistët i emëroi edhe me emrin Rilindja, qëllimin e kishte, ti spërkaste me ngjyrën e Rilindjes Kombëtare, po ata mbetën të tillë, çfarë ishin dhe janë.

Sinonimi më i mirë i tyre ishte Safet Gjici kryetari i Bashkisë së Kukësit i cili para opinionit botëror e demaskoi Rilindjen e piktorit, i cili u përpoq ti civilizonte me ngjyrat e Rilindjes Kombëtare.

Safeti për ta përshkruar shpirtin e Rilindjes së piktorit, bënte ekzibicione sa andej e sa këndej. Sa në atë pozitë e sa në tjetrën, derisa përpak sa nuk dha shpirt për Rilindjen.

Ndoshta edhe ky ishte shkaku që tash Rama, e izoloi tërësisht Asamblenë Kombëtare të socialistëve.

Ka edhe zëra që thonë se edhe Inceneratorët:  korrupsioni megaloman i Rilindjes i ka detyruar që të mbyllen dhe mos t´i marr vesh bota se ç ‘kanë bërë me paranë e popullit.

Të tretët thanë se edhe aferat e shumta të Rilindjes janë një nga shkaqet, po mund të jetë edhe shkaku i bllokimit të Parlamentit, ku opozita po pengohet në formimin e komisioneve që do ta demaskonin Rilindjen, e cila kuptohet është kundër hulumtimit dhe zbulimit të së vërtetës.

Të gjitha këto kanë bërë që Socialistët të mbyllen dhe në mënyrë të bujshme të deklarojnë se e kemi zbuluar formulën e Teorisë së Relativitetit. Populli duhet t´u besoj se u ka besuar për 50 vite të tëra, kurse tash po u beson me piktorin në krye me gjith mandatin e tretë.

Piktori ua zbuloi edhe Ballkanin e Hapur, atë që s´kishte arritur ta bënte as Enver Hoxha. Ky zbulim i tij mund të emërohej edhe zbulim i shekullit, po mos të ishte Albin Kurti, të cilit tash po ia sheh sherrin edhe Vuçiqi, me të cilin këto ditë pati duel për jetë a vdekje në OKB.

Me Kurtin në realitet po kanë problem që të gjithë: SHBA, EU, Borrell, Lajçak, Shqipërim Arifi, Radojçiqi me grupin e tij, Daçiqi, Bërnabiç – ka, por problemin më të madh me te po e kanë dueti, Rama - Vuçiq.

As ata nuk kanë ide se si tutje me te, por as këta nuk janë të vetmit me këtë hall. Edhe opozita e ka të njejtën brengë. E humbën pushtetin dhe si duket s´po kanë ku ta shesin tash e tutje atdhedashurinë.

Kohët me shpejtësi marramendëse po ndryshojnë.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat