Nga margjina e ngjarjeve dhe zhvillimeve të ndryshme në Kosovë, Serbi dhe gjithandej

Opinione

Nga margjina e ngjarjeve dhe zhvillimeve të ndryshme në Kosovë, Serbi dhe gjithandej

Nga: Agron Shabani Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 21:16
Agron Shabani

Në pushtetin (pozitën), opozitèn, politikën dhe politikëbërjen e Kosovës, si duket ka aq shumë Turqi, Serbi dhe Rusi, saqë Serbia, Rusia dhe Turqia sikur ndodhën të ulura këmbëkryq në politikën dhe politikëbërjen e Kosovës. E sidomos në disa të ashtuquajtura parti opozitare në Kosovë, në shoaqtat ose organizatat e ndryshme joqeveritare (OJQ), në disa media të shkruara dhe delektronike e kështu me radhë.

Ndërkohë që ndikimër ose influencat e shumëfishta (lexo: konikuturale, nomenklaturale, manufakturale etj.) të Rusisë në Bruksel, gjegjësisht në të të ashtuquajturën "shtëpinë" ose politikën e përbashkët të BE-s, janë enorme, masive, kolaterale dhje multilaterale, saqë e bëjnë Rusinë imperiale, koloniale, militariste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të Vlladimir Putinit: Të ndjehet (ndihet) e lirë, e shpënguar, e lumtur, komode, krenare dhe tepër superiore ndaj BE-së, Natos ose Perëndimit mu në kohën e luftës së saj kriminale, gjakatatre, imperiale dhe apokaliptike-kundër Ukrainës.

Përderisa  Erdogani i Turqisë dhe Vuçiçi i Serbisë, së bashku me Llukashenkon e Bjellorusisë, me tepër njihen e shihen si maioneta ose kuaj trojan të Putinit dhe aparatit të ushtarako-politik në Moskë.

Shtoja kështu edhe të të ashququajturën të "djathtën ekstreme" ose "radikale" në disa shtete të rëndësishme (fuqishme) të BE-s si kokë turku ose ´kolonë e pestë´e Vlladimir Putinit...Plus yryshët ose deklaratat populiste dhe "triumfaliste" të Donald Trumpit në SHBA-s etj...

E tërë ajo situatë konfuze dhe kaotike, vetëm sa e fuqizon, imunizon dhe inkurajon Vlladimir Putinit dhe politikën kriminale, gjakatare, morbide, imperiale dhe apokaliptike të aparatit (regjimit) të tij ushtarako-policor në Kremlin (Moskë), të cilët nën thirrjet, parullat, sloganet ose pamfletët e ndryshme hipokrite, demagogjike, djallëzore ose satanike mbi si thonë: "denacifikimin ose degermanizmin e Ukrainës": Vazhdojnë të përdorin dhe aplikojnë metodat e njohura fashiste dhe gjenocidale në luftën e tyre kriminale, gjakatare dhe shkatërfrimtare-kundër popullit martir dhe heroik të Ukrainës! Duke i mobilizuar kështu shtresat ose kategoritë me të prapambetura dhe primitive të shtetit dhe popullit rus në luftën e tyre-kundër Ukrainës.

Se këndejmi, nën parullat dhe sloganet e njohura reaksionare, utopike, dogmatike  hipokrite dhe demagogjike të "shtetit dhe popullit qiellor serb deri në Tokio të Japonisë": Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij kriminal dhe gjakatar në Beograd, atëbotë i filluan luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë etj.

Për të vazhduar kështu me kryengritjen dhe mobilizimin e masave ose shtresve më të prapambetura (primitive) të popullit ose shtetit serb në luftëra ose konflikte të përgjakshme dhe shkatërrimtare kundër kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe kështu me radhë. Çmenduri ose fantazma iracionale dhe neofashiste!

Fashizmi,  sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike të Ernst Blochut si dhe të shumë mendintarëve të tjerë: Ne radhë të parë është kryengritje dhe një mobilzim i përgjithshëm i shtresave ose kategorive me të pazhvilluara dhe me të prapambetura të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare- kundër humanizmit, modernitetit, racionalitetit, edukatës, kulturës, progresit , zhvillimit dhe emancipimit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar. Mbase, kryengritje dhe një mobilizim i përgjithshëm iracional, infantil dhe psikopatologjik kundër lirisë, paqës, drejtësisë dhe vlerave të njohura globale ose universale të jetës së njeriut. Ndonëse, i ngritur dhe projektuar ku me pak e ku me shumè edhe mbi " materien" ose "substratin" e ideve ose teorive te ndryshme "elitare", "eksluziviste", absolutiste, borxheze, skllavopronare, imperiale, kolonialiste ose, apbsulutiste si "revolucioni konservativë" nga lartë-poshtë etj.

Ndaj, sipas vleresimëve, studimëve ,analizave dhe formulimeve të shumëta shkencore dhe metodologjike të shumë filozofëve, sociologëve, psikologëve, antropologëve dhe politologëve të njohur: Pos faktorit të njohur njeri, gjegjësisht, natyrës dhe karakterit të njohur mental ose psikofizik të një personi ose individit: Një ndër shkaktarët ose faktorët kryesor të luftërave ose konfliktëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë, në radhë të parë janë faktori fetar (religjioni) ,faktori bilogjik, gjegjësisht " pema" e njohur familjare ose gjenealogjike e grupit, individividit osd kolektivitetit së bashku me kodin e njohur nacional ose struklturalgjenetikë, variantën ose faktorin  e njohur kimikë ( kimia e trurit, ngjyra e lekurës, ngjyra e trupit, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve etj.), faktori gjeografik (antropogjeografia, gjeografia politike etj.), faktori historik ( antropohistoria ose historia shteterore, nacionale ,fetare, kulturore, politike etj),  faktori etnikë ( etnografia, etnologjia, etnogjeografia, etnohistoria, etnopsikologjia, etnofilozofia  etj.), faktori sociofizik ( fizika sociale, fizika organike etj.), faktori ideologjik ( ideologjia shteterore, nacionale, politike, fetare, shkencore, kulturore, industriale, ekonomike etj.) , faktori mental ose psikologjik dhe kështu me radhë.

Aty janë edhe sfidat, zhvillimet, procesët, fenomenët dhe provokimet e ndryshme të historisë së njohur shtetërore ,nacionale, qytetare ose politike si njeriu (personi ose individi), populli (kombi), shteti, shoqëria, shëndeti, mirëqenja, ekzistenca, koekzistenca, lumturia, paqja dhe  harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare...Psikologjia, sociologjia, filozofia, politologjia, historia, gjeografia, teologjia, antropologjia, gneseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe ideologjia e njohur shtetërore, nacionale, politike, ushtarake ( luftarake), fetare, kulturore, historike etj...Arti, shkenca, teknika, industria, ekonomia, etika dhe estetika e preferuar shtetërore ose nacionale dhe të ngjashme.

Pa i harruar këtu edhe hedonizmin, utopinë, dogmatizmin dhe demagogjitë e ndryshme fetare, kulturore, shtetrore, nacionale, politike, historike...Ekskurset, diskurset, imagjintat, fantazitë ,fenomenët dhe sfidat e reja fetare, sociokulturore, sociopsikologjike, sociohistorike, socioantropologjike, sociopolitike dhe të tjera. Sociologjinë si shkencë dhe një kritikë të njohur shoqërore dhe qytetare në mes ideologjisë, revolucionit dhe trashegimisë së përgjihshme shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike etj. Dialogun, kompromisin, konsenzusin, puralizmin dhe liberalizmin e njohur qytetar dhe demokratikë si sfidë apo si racionalizëm kritikë dhe metodologjik kundër iracionalizmi, totalitarizmit, autoritarizmit ose kundër çfarëdolloj autoritarizmi, totalitarizmi, hegjemonizmi ose ekspanzionizmi të mundshëm shtetërorë, nacional, ushtarak, politikë etj.

Pak apologji dhe analogji krahasimore ose komparative:

U mor vesh se marëdhëniet ose raportët e njohura në mes patriotizmit dhe nacionalizmit, shpeshherë u ngjajnë marëdhënieve ose rapoortëve të paqëndrueshme në mes dashurisë dhe urrejtjes.

 Psikologjia, sociologjia, filozofia dhe antropologjia na mësojnë dhe udhërrefejnë vazhdimisht se mëse tepërmi i luftojnë, urrejnë dhe mallkojnë të tjerët ata që kanë frikë dhe mosbesim të thellë në të kaluaren, identitetin, vetvetën ose historinë e tyre personale, familjare, kadrovike, politike, karieriste e

Kryeministri Kurti, si duket i çmon, audhuron dhe respekton aq shumë 'egon', personalitetin, lirinë dhe karierën e tij personale, saqe nuk ia njeh, nuk ia çmon dhe s'ia respekton ato dikujt tjetër.

Ndërkaq, dyshon ose i paragjykon shumë rivalët ose kundërshtarët e tij politik.

"Dyshimi është një sëmundje e keqe që u vjen nga mençuria e tepruar, e stisur, sajuar ose glorifikuar dhe ju çon ose drejton drejt çmendurisë." do thoshte dikur Gustav Flauberti.

Aty ku sundojnè ose dominojnè edukata, kultura, rezonanca, emancipimi, mençuria dhe disiplina e njohur politike, profesionale, intelektuale ose akademike, aty nuk ka konflikte mes mendimit, ndjenjës, gjykimit, vendimit dhe racionaliteti.

Lloji i lëndës (materies) përcaktohet nga numri ose sasia e elektroneve në atom. Ndèrsa, niveli i masave varet nga edukata, kultura, arsmimi, morali, karakteri, disiplina dhe ndërgjegjja e personit ose individit.

Aristoteli mendonte se njeriu i ditur dhe patriot është qenia e masës së duhur njerëzore ose qytetare. Virtytët dhe idealet e tij, asnjëherë nuk duhet ose nuk bën të synojnë drejt maksimales ose absolutes, por vetëm drejt optimales dhe relatives.

 Në këtë frymë sipas Erich Frommit dhe Albert Camysë, liria, suksesi dhe lumturia e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive, ju falen ose blatohen vetëm atëherë, nëse pranoni t´i ndani ose pjesëtoni ato me të tjerët.

Ndonëse, virtytët dhe idealet e larta njerëzore ( qytetare), kulturore dhde politike, i ndihmojnë njeriut për të parë, kuptuar dhe reflektuar se si iracionalja, ekstremja dhe absolutja janë të paarritshme në raport me racionalen dhe relativen.

Ki kurajon të jetosh i lirë dhe respekto lirinë, mendimin dhe ndryshueshmërinë tek të tjerët, sepse dinjiteti i njeriut gjendet tek liria, autonomia, spontaniteti, individualiteti, integriteti dhe ekskluziviteti i tij.

Paraardhësi ose rivali politik i Albun Kurtit, ish Kryeministri Haradinaj, siç dihet u sfidua, eklipsua ose u detyrua të tërhiqej nga posti ose funksioni sovran dhe legjitim i kryeministrit kosovar për shkak të tarifës ose embargos maksimale tregtare ose ekonomike ndaj Serbisë.

 Haradinajn e larguan ose spostuan nga posti pikërisht ata që e kishin përkrahur ose mbështetur dikur lidhur me tarifen ose embargon tregtare dhe ekonomike ndaj Serbisë. 

Dhe, kjo në atë formë ose menyrë përfite, bizantine ose heterodokse, duke ia përgatitur fushën ose terrenin Albin Kurtit (Vetvendosjes) dhe LDK-s për të ardhur në pushtet, si dhe duke ia bërë varrin Ramush Haradinajt e dikur me vonë edhe Hashim Thaçit etj.

E  gjithë ajo nga "burbonët dhe zhirondinët e brendshëm shqiptar ose kosovar, si dhe nga punëdhënësit e tyre ndërkombtar...Plus "jakobinët e pakënaqur" ose në revoltë etj...që i  detyruar Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, Kadri Veselin etj... të shkojnë për "pushime verore" në Den Hagë etj.etj...!

 Me fjalë tjera, Albin Kurti, duke kërkuar ndryshimin e shtetit, pushtetit, popullit dhe shoqërisë shqiptare ose kosovare, ka ndryshuar edhe vet si njeri ose personalitet politik në menyrë radikale, esenciale ose substanciale. 

Nga "kalorës", "gardian", "ujk" ose "luan" të himnit, flamurit dhe simbolëve të tjera kombtare të shqiptarëve, z. Kurti është transformuar, kthyer ose konvertuar në lider ose politikan të moderuar, demokrat, paqësor ose pacifist të cilit do ia kishin zili edhe  Mahatma Gandi dhe Nelson Mandela.

Kjo si duket i bën mirë z. Kurti në raport me karierën dhe ideologjinë e tij kriptorevolucionare ose subpopuliste. 

Ky zatën ka qenë simboli ose lajtmotivi kryesor që e ka bërë Albin Kurtin të dashur, atraktiv dhe ataraktiv tek "delengjinjët e vegjël" bolshevik ose jugokomunist në Kosovë, Serbi dhe gjithandej. "Karisma dhe ekskluziviteti i tij"revolucionar" ose populist". Stisja, rimimi, valorizuimi dhe glorofikimi i tij nga media e shkruar dhe elektronike.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat