“Leshdredhurit” dhe leshatukët e pautorizuar!

Opinione

“Leshdredhurit” dhe leshatukët e pautorizuar!

Nga: Agron Shabani Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 21:42
Autori Agron Shabani

"Për veprat shkencore ose akademike të Akademik Gazmend Zajmit, Akademik Mark Krasniqit, Akademik Esat Stavilecit, Pajazit Nushit, Prof. Dr. Sali Berishës, Dr. Ibrahim Rugovës dhe shkencëtarëve ose akademikëve të tjerë shqiptarë, janë të autorizuar dhe kompetentë të flasin dhe të shkruajnë vetëm ata profesorë, intelektualë e akademikë të rangut ose nivelit të tyre, e jo tyre gazetarët, "publicistët" ose "analistët" anonimë, duduk, kalavesh, stupid, nebuloz, servil, poltron, llaskuc, mediokrit, të pa kurriz dhe pa histori!"

"Nuk kam asgjë kundër atyre që i japin vetes zor për të shkruar dhe për të folur pa asnjë autorizim, kompetencë, kredencë, kadencë, njohuri (dituri), vlera, parime, premisa dhe postulime të nevojshme intelektuale, profesionale, kulturore, shkencore ose akademike mbi veprat shkencore të Akademik Gazmend Zajmit, Akademik Mark Krasniqit, Akademik Esat Stavilecit, Akademik Rexhep Qosjes, Akademik Pajazit Nushit, Akademik Minir Dushit, Akademik Hakif Bajramit, Dr. Ibrahim Rugovës dhe kështu me radhë. Jo për besë!"

Por, shkencëtarët e specializuar dhe kompetent thonë shpesh se ndryshimi (dallimi) mes atij që duam, dijmë dhe mund të bëjmë, na duket një fakt ose argument tjetër i mjaftueshëm dhe relevant për të zgjidhur dhe tejkaluar shumicën e çështjeve dhe problemeve ekzistuese në botën tonë ose planetën tonë.

U mor vesh se njerëzit nuk janë substanca kimike, fluskë sapuni, apo një qark i mbyllur vicioz dhe biocenoz, me një qendër të vetme dirigjuese ose komanduese, por janë një elipsë dhe institucion i lartë mendor, kulturor dhe primatologjik, me dy-tre pole të ndryshme dhe kryesore, në të cilat: në njërën janë faktet dhe dëshmitë, në tjetrën idetë e njohura dhe teoritë, dhe në të tretën dëshirat dhe mundësitë.

Me fjalë të tjera, vizioni, narracioni, intencioni, mjeti, norma dhe qëllimi i dikujt pa vlerë, pa edukatë, kulturë, pa përgatitje, pa ekzekutim, kompetencë, ingerencë, autoritet, si dhe pa njohuritë ose dituritë e preferuara dhe paraprake në sfond, është vetëm iluzion, utopi dhe hallucinacion.

Ndaj, sa herë që e gjeni veten në anën e kundërt të edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, përgatitjes, aftësive, mundësive, kompetencave, ingerencave, njohurive dhe diturive tuaja, është koha e fundit të mendoni dhe reflektoni për mundësitë, potencialet, ingerencat, kompetencat, afinitetet dhe autorizimet tuaja.

Në të kundërtën, motivi dhe arsyeja kryesore pse personat ose individët e ndryshëm besojnë me aq fanatizëm dhe xhelozë të verbër e hallucinative në ëndërrat ose iluzionet e tyre mbi famën, karrierën, pasurinë, autoritetin dhe lavdinë e stisur, manipuluar, glorifikuar, lajkatare, iluzore dhe utopike, qëndrojnë të fshehura në sekretin e brendshëm të koshiencës (logjikës) ose intelektit të tyre të fjetur ose statike. Kjo për faktin se ata si duket akoma nuk janë zgjuar nga ëndrrat dhe iluzionet e tyre, por janë në gjumë dhe agoninë e thellë.

Duhet të kemi kujdes të mjaftueshëm optimal dhe maksimal, nëse lexojmë libra ose vepra të ndryshme mbi arsimin, shkencën, luftën, politikën, diplomacinë, historinë, matematikën, mjekësinë, astronomi etj. Mund të vdesim vet, si dhe t'i vrasim ose plagosim të tjerët për një keqkuptim, apo gabim të vogël shtypi ose fjalë të shqiptuar në eter dhe pultin e transmetimit publik.

Sipas Aristotelit, fillimisht duhet të kemi një qëllim ose objektiv të qartë, së dyti duhet t'i gjejmë (zbulojmë) mjetet për t'i arritur qëllimet tona objektive dhe subjektive, dhe së treti duhet t'i përshtasim mjetet me qëllimet tona.

Në të kundërtën, nëse faktet dhe argumentet tuaja nuk përputhen, ose nuk përshtaten me idetë dhe teoritë e njohura shkencore ose metodologjike: Atëherë ndryshoni faktet dhe argumentet.

E kundërta e tyre janë nebuloza, mediokriteti, cinizmi, injoranca, stupiditeti, rezilienca ose mungesa e terapisë psikologjiko-postraumatike.

Së fundmi, ne kemi para vetes një 'galeri të madhe', ose një stol të shkëlqyer librash apo veprash të shumta në lëmi dhe fusha të ndryshme të artit, kultures, arsimit, shkencës, politikës, diplomacisë, fesë, edukatës, kultures, informacionit, gazetarisë, publicistikës etj., të cilat gjithmonë bëjnë dritë dhe raditen para nesh si gardian ose kallës besnik, sublim dhe relevant të edukatës, kultures, emancipimit, nderit, moralit, humanizmit dhe intelektit të lartë njerëzor.

Bibla thotë: Dija ose dituria thërrasin, bërtasin, ulurojnë, ligjërojnë dhe celebron kudo. Zëri i tyre ushton, kumbon dhe dëgjohet kudo. Në rrugë, në shesh, metro, bulevard ose stacione të ndryshme. Në ndërtesa të ndryshme vendbanimi, në tempuj ose pallate të ndryshme, në institucione ose ndërtesa të ndryshme shtetërore ose qeveritare. Në të gjitha portat, apo hyrje-daljet e mundshme të jetës dhe përditshmërisë sonë. Në teatro, podiume, audienca dhe amfiteatro të ndryshme shkencore ose universitare dhe gjithandej.

Kur´ani thotë: "Ata që ecin ose lëvizin drejt dritës së dijes ose diturisë, Zoti (Allhahu) ua bën të mundur rrugën e tyre për të shkuar drejt kopshtit të xhenetit ose parajsës.

Ungjilli thote: " Të diturit, të mençuri apo te zgjuarit, janë pasardhës ose trashëgimtar të vetëm dhe të vërtetë te engjejve dhe profeteve, pasi që engjëjt dhe profetët nuk kanë lënë të holla ose pasuri të ndryshme monetare, financiare ose materiale, përveç dijes (diturisë), lutjes, faljes, pendesës dhe mirësisë. Prandaj, kushdo që angazhohet dhe përkushtohet në këtë fushë, e merr (fiton) paqen dhe bekimin e Zotit."

IBN Xhulxhuli dhe Abdel Latfi el Bagdadi, shkencëtar ose dijetarë të shquar arab (myslimanë) në fushën e anatomisë, fiziologjisë, kirurgjisë dhe disekcionit (obduksionit) dhe kështu me radhë, njëherë thanë: " Feja dhe shkenca në instance të fundit, janë gjithmonë në pajtim me njëra tjetrën për shkak të udhëheqjes së tyre nga intelekti dhe shpirti i njohur i njeriut të ditur, të përkushtuar dhe inovator.

Ndërkaq, filozofi, profesori dhe dijetari i shquar gjerman, George Ëilhelm Friedrich Hegel, ishte i mendimit se arti (i pandarë nga feja ose religjioni) dhe filozofia ( e pandarë nga natyra, gjegjësisht nga gjenialieti i natyrës)-në fakt janë dy figurat dhe subjektet e vetme dhe kryesore të shpirtit gjenial dhe absolut. " (Lexo veprën kapitale të Hegelit "Fenomenologjia e Shpirtit"- "Phänomenologie des Geistes") etj.

Me fjalë tjera, ti, ai ose ata, mund t´i thoni vetes "gazetarë, analistë, intelektualë, liderë, politikanë ose diplomatë" në kuptimin e propagandes, agjitacionit, pezhorativit dhe vokabularit të mjegullt shqiptarë ose kosovar, pa ditur, menduar as reflektuar kurrë mbi podiumin dhe audincën e lartë të vlerave dhe meritave të njohura shkencore, intelektuale, kulturore, profesionale, inteligjente, omplementare, suplementare dhe të tjera, ku nuk ka vend për kermat, plehun ose kallpin "shkencor ose kulturor", e sidomos për antivlera, mediokritete,, intelektualë, patriotë, politikanë, diplomatë, analistë ose publicistë të ndryshëm stupid, nebulozë, mediokrit, cinik dhe injorant me profesion "patriot" apo "djalë tezeje, djalë halle, djalë daje, nun ose kumbar i filan politikanit dhe fistek komandantit e kështu me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat