Mungesa e Versionit të Shtypur të Gazetave në Kosovë: Arsyet Teknike, Financiare, Ekonomike, Politike dhe më tej

Opinione

Mungesa e Versionit të Shtypur të Gazetave në Kosovë: Arsyet Teknike, Financiare, Ekonomike, Politike dhe më tej

Më: 22 mars 2024 Në ora: 08:53
Autori Amir Shabani

Mungesa e versionit të shtypur të gazetave ditore ose periodike në Kosovë, problem teknik, financiar, ekonomik, politik, apo....?!

Përqasje nga distanca:

Zotëri Kryeministër, Zonja Presidente!

Kosova me duket se është vetëm shtet ose vend në Europë dhe në botë që nuk ka version të shtypur ose shpërndarjen e gazetave ditore ose periodike!

Ku është, apo ku qëndron problemi?! Në censurën dhe mediokracinë e egër "revolucionare"; bolshevik, stalinsist, udbist, titist, enverist, qeveritar, konceptual, ideologjik, forumian ose kabinetik?, në çështjet teknike, financiare, ekonomike, logjistike etj...?, apo diku tjetër...?!

Gazetat ose revistat e shtypura ditore (periodike), javore, mujore dhe të tjera, kanë edhe në Qiraj, Herceg-Bosnë, Zambie, Kenia, Mozambik, Xhibuti, Bangladeshi etj... por jo edhe Kosova! Pse po ndodh kjo...?! Na thuani.

Kemi të holla (para) të mjaftueshme për të ngritur dhe ndërtuar xhamia të turqve dhe të tjerëve, për të paguar defetoreve ose këngëtarëve nga 500 ose 1000 euro, franga ose dollarë në def, tabaka ose banka, por nuk kemi të holla për versionin e shtypur të gazetave (gazetarisë) në Kosovë. Sa marre, sa keq, sa turp, sa mbrapsht.

Në vazhdim, një digresion retrospektiv:Thuhet se kur Israel Beer Josaphati atëbotë (me 1849) e kishte ngritur dhe themeluar Agjensinë e parë të lajmëve në botë, nga e cila dikur më vonë do lindte, themelohej dhe zhvillohej Agjensia e famshme britanike e Lajmëve "Reuters", njerëz dhe qytetarë të shumtë (kryesisht afaristë, biznesmenë dhe industrialistë të ndryshëm në Anglinë e asokohe) nuk kishin hezituar për asnjë çast të ofronin ndihmat e tyre materiale, logjistike dhe të tjera për rritjen, zhvillimin, përsosjen dhe afirmimin e mëtejshëm të Agjensisë së lartpërmendur britanike të lajmeve "Reuters", e cila me kalimin e kohës do të bëhej si të thuash simbol dhe një sinonim i shkëlqyer dhe emblematik i krenarisë shtetërore, kombëtare, shoqërore dhe qytetare në Mbretërinë e Bashkuar.

Agjensia e lartpërmendur britanike (Reuters) në fjalë, do të lindte dhe themelohej në një kohë të restaurimeve, reformave, transformimeve dhe revolucionesh të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. Mbase, pikërisht atëherë kur kultura e përgjithshme shoqërore ose qytetare, bazat dhe themelet e saj fundamentale ose substanciale i kishte të ngritura dhe projektuara mbi themelet e njohura të arsimit, shkencës dhe teknikës, përkatësisht, në humanizmin, renesansën, realizmin, racionalizmin dhe besimin e njohur racional dhe pozitivist ndaj arritjeve dhe përparimeve të vazhdueshme industriale dhe teknologjike nga të cilat dikur më vonë do lindin dhe vegjetojnë edhe konvergjencat, bashkëpunimet, transaksionet dhe integrimet tjera kulturore, kombëtare, sociale dhe ekonomike në nivele të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. Për të mos thënë këtu në nivel global (planetar) ose universal.

Kjo në një Se këndejmi, edhe Hegeli e kishte filluar karrierën e tij si gazetar dhe publicist në gazetat e ndryshme lokale ose periodike të asaj kohe. Nderkohe që menjëherë pas vdekjes së Hegelit, në Angli, Gjermani, Francë, Itali etj. kishin filluar të botoheshin dhe editoheshin Agjensitë e ndryshme (kombëtare) të Lajmeve së bashku me gazetat dhe revistat e ndryshme shkencore; ditore ose periodike si "Teutscher Merkur", "Wochsitzer Zeitung" (Gjermani), "Daily Courant" (Angli), "Journal de Paris" (Francë), "L' Observatore Roamanae" (Itali), "New York Herald" (SHBA) dhe kështu me radhë. Për t'u pasuar nga Agjensitë e njohura të lajmeve si "Reuters", "AFP", "AP", "DPA", etj."Bota Sot", "Kosova Pressi", së bashku me gazetat, revistat ose agjensitë tjera të lajmeve, lindën, u rritën, zhvilluan, përsonët dhe afirmuan së bashku me lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë martire dhe heroike. Për të mos thënë këtu më flakët e arta të luftës së lavdishme për liri dhe pavarësi. Duke u ngritur dhe promovuar kështu në instanca ose institucione të fuqishme mendore, kulturore, shtetëformuese dhe informative. Dhe, pse jo edhe në udhërrëfyes dhe sinonim të shkëlqyer dhe emblematik në kuadrin e mendimit dhe një filozofie të re moderne ose bashkohore të kulturës, informimit dhe një gazetarie profesionale, kompetitive, kontemplative, komplementare dhe suplementare.

Për më tepër, ndërkaq, thuhet se Akti i Lartë i lajmit ose shkrimit të njohur letrar, gazetaresk ose publicistik: Para së gjithash është reagim dhe një veprim i ndërgjegjshëm dhe racional (lexo: në fushën e njohur lukrative, respektivisht, etike dhe metaestetike) i një gazetari, letrari ose publicisti të mirëfilltë dhe shumë cilësor. Në këtë drejtim, edhe ritmi i njohur i jetës dhe krijimtarisë së gjithëpërfshirëse gazetareske, letrare ose publicistike, vazhdimisht i ngjan një metastaze ose "maratonë të madhe" kulturore dhe informative në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrin në cak.

Shih për këtë, gazetarët, shkrimtarët, publicistët, kulturologët ose autorët e shquar në kohë dhe hapësirë. Me vetë Aktin e lartëpërmendur të shkrimeve ose veprave të tyre letrare, kulturore, gazetareske ose publicistike, edhe vetë bëhen pjesë, personazhe dhe protagonistë të rëndësishëm dhe shumë të lartë të ngjarjeve ose ndodhjeve të ndryshme epokale ose historike. Kjo sidomos atëherë kur populli (kombi) dhe atdheu i tyre të respektivit, e kanë mëse të vështirë dhe kur kanë nevojë për gjakun, gjuhën, shpirtin, limfen, palcën dhe vullnetin e tyre krijues dhe patriotik. Për mesazhin, kumtin dhe petkun e tyre lirik dhe metaestetik. Për ritmin e jetës së njohur krijuese ose artistike. Për tundimet, betimet dhe kushtrimet e njohura skeletore dhe gjenetike të krijuesve të mirëfilltë dhe profesionist. Për bukurinë, dashurinë dhe hyjninë (profecinë) e njohur krijuese dhe patriotike që jo rrallë e prekin dhe e arrinë të lartën dhe kështu me radhë.Në instancat e fundit, etika dhe estetika e njohura institucionale dhe profesionale, së bashku me dizajnin, performancën, kulturën, disiplinën, emancipimin, profesionalizmin, arkitekturën dhe infrastrukturën e përgjithshme institucionale dhe konstitucionale, janë në funksion të ngritjes dhe avancimit të vazhdueshëm ose sistematik të të gjitha mekanizmave dhe institucioneve relevante në shtetet dhe demokracitë e zhvilluara të Perëndimit. Ndonëse, pa harruar këtu stimujt dhe "infuzionet" e njohura morale, konspirative, logjistike dhe të tjera të mediave të shkruara dhe elektronike si "industri" ose një "teknologji" e njohur profitable dhe propagandistike në menaxhimin, percjelljen dhe afirmimin e vlerave, resurseve ose potenciale të njohura globale ose universale të popujve dhe vendeve (shteteve) të tyre respektive ose përkatëse në kuptimin e njohur reflektiv, kognitiv, simbolik, paradigmatik, rekonstruktiv, evolutiv, koherent etj.

Por, në Kosovë duhet të jetoni nën diktatat ose censurën e vazhdueshme kulturore ose informative të liderëve-shtet dhe shtetit-parti, apo...?? Sepse, shumica e mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë, ndodhen përballë një censure dhe mediokracie të paparë shtetërore, qeveritare, editoriale ose redaksionale të censorëve të ndryshëm. Për të mos thënë në terr, mjerisht, evazion ose errësirë të plotë kulturore, informative politike, diplomatike etj. Mjerisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat