U mbush kupa, ambasadori Hill duhet të shpallet “non grata”

Opinione

U mbush kupa, ambasadori Hill duhet të shpallet “non grata”

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 mars 2024 Në ora: 17:07
Autori Faton Mehmeti

Jo rrallëherë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka bërë deklarata në favor të Serbisë dhe Vuçiqit, duke lavdëruar atë për fleksibilitet në negociata dhe, rrjedhimisht, duke akuzuar Kosovën për mungesën e marrëveshjeve.

Së fundmi, Hill bëri skandal të radhës duke deklaruar për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova. Hill kështu është përgjigjur kur është pyetur në mënyrë provokuese nga gazetari serb për qëndrimin e Uashingtonit ndaj UÇK-së gjatë kohës së luftës.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarit të televizionit publik serb RTS, që kontrollohet nga Vuçiq, tekstualisht Hill u shpreh "E dini, në fakt, nëse shikoni se kush është partneri i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova".

Sigurisht që ambasadori Hill nuk është thirrur të vendosë kush është më afër dhe kush më larg nga NATO-ja. Ai nuk është as shefi i NATO-s as asnjë person tjetër që thirret për këtë çështje. Prandaj, paralelizmi nuk ishte i vendosur dhe reagimi ishte ashpër nga presidentja Osmani dhe vetë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se i konteston ata që dëshirojnë të bëjnë krahasime dhe komente të tilla.

Nuk është hera e parë që z. Hill bën deklarata të tilla, që nuk shprehin qëndrimin amerikan. Është e habitshme se si ende vazhdon të jetë në pozitën e ambasadorit pas shumë skandaleve të tij. Kosova duhet të dërgojë një notë proteste për deklaratat e z. Hill dhe nëse ai vazhdon me veprime të tilla kundër Kosovës, duhet të shpallet edhe "non grata". Hill e ka tepruar, kupa po mbushet me lëndime ndaj xhelatit dhe akuza ndaj viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat