Vuçiq nuk zbutet me ‘përkëdheljet’ e Evropës!

Opinione

Vuçiq nuk zbutet me ‘përkëdheljet’ e Evropës!

Nga: Dedë Preqi Më: 22 mars 2024 Në ora: 09:08
Dedë Preqi

Do të ishte e rëndësishme të thëmi, nëse ndjenjat e shqetësimit që mbizotërojnë në popullatën tonë në këtë kohë bashkëkohore dhe përceptohet prej të gjithëve, apo vetëm kryesisht prej atyre që kanë një ndjenjë të thellë për rrezikun që buron nga e gjithë kjo gjendje dhe bëhëmi të vetëdishem se do jemi buzë greminës të vazhdojmë të jetojmë në këtë mënyrë deri sa të zgjasë historia.

Prandaj, konceptet e politikave të Vuçiqit, ndaj Kosovës, janë a priori, të njëjta me politikat e Millosheviqit, që kishin një ndërgjegje të keqe dhe të ulët njerëzore, dhe përgëdhelja e BE-së, ndaj Serbisë, nuk e zbusin dhe përmirësojnë toruan e saj, ndaj sëcilës duhet t’i bëhën llogaritë ndryshe dhe me peshë ndëshkuese ndaj krimeve të mëhershme gjenocidiale.

Serbia në krye me Vuçiqin, po vepron me të njëjtën kokë dhe mentalitet të Millosheviqit, prandaj ky është një shqetësim paralizues, që shkatërron dhe e gllabëron mënyrën e të qenit njerëzor, dhe sa vështirë ti besohet një mentaliteti të tillë, duke menduar se do të zbutët dhe përmirësohet përmes politikave përgëdhelëse të cilat po i përdor BE-ja, sot.

Kosova, sa do që do të ketë kujdes dhe rregullim të besueshëm jetësor, nuk mund të ecën përpara, duke e kthyer në çdo hap kokën mbrapa nga politikat farkuase dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë, kjo nuk është fare normale dhe ta quajmë normalitet të marrëveshjeve ndërfqinjësore, kur pretendohet asgjesimi i lirisë dhe ekzistencialiteti i një populli, përmes forcës dhe dhunës.

Si rrjedhojë e një fakti historik, BE-ja, do duhej të ishte më serioze për faktin se është duke e parë e përjetuar edhe vetë, si ndërmjetësuese dhe investuese në përmirësimin e kësaj situate të brishtë, si diçka që tani më janë të njohura qëllimet e Serbisë, që ta vazhdoi planin e saj, aty ku e ka lënë pa e përfunduar më herët me Kosovën.

Sikur do të tingëllonte i pa kuptimtë rroli i një «ndërmjetësuesi» edhe mbas 25 viteve të pasluftës, apo të flitet për një BE, të përkushtuar dhe të vendosur për të shtyer proceset përpara në afrimin e kombeve në një familje Evropiane, nëse negociohet pa kritere të shëndosha dhe të bazuara në realitet, duke e dëmtuar viktimën, ndërsa agresorit duke ia mprehur brirët.

Është rasti më flagrant me 24 shtator i vitit 2023, në Banjskë pranë Manastirit të Zveçanit, që do të ishte një ndër më të rëndit e mbas luftës së fundit në këtë vend, ku në mënyrë të organizuar kriminelët terrorist serb sulmuan policinë e Kosovës, dhe vranë rreshterin e policisë Afrim Bunjaku.

Ky sulm dhe organizim terrorist e kishte mbështetjen politike, financiare dhe logjistike të Beogradit, i derigjuar nga krimineli M.Radoiçiq, dhe të tjerë, me urdhërin dhe detyrat që ua përcaktoi dhe përpiloi vet presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, për të aneksuar veriun e Kosovës.

Plani i Vuçiqit, për veriun e Kosovës, është një plan ruso-serb, duke operuar në forma të tilla, në fillim përmes grupeve kriminale dhe terroriste serbe dhe pastaj në marrëveshje me forcat e armatosura të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit, të afrohen dhe të futën brenda Kosovës, duke krijuar një «bazë» të forcave ushtarake serbe dhe nëse mund të intervenohet nga Forcat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-i, në ballafaqim e sipër të mos largohen, për deri sa do të arrihet një marrëveshje e re, por për fat një plan i tillë, do të ishte vetëm një dështim i radhës.

Edhe pse kaloi një gjysmë viti nga ky skenar i tillë, që ndoshta do të ishte më tragjikët, që do krijonte edhe shumë pasoja, sikur një konfrontim i tillë do të merrte edhe më shumë viktima, por me ndërmjetësimin e KFOR-t, dhe ruajtjen e gjakftohtësisë të Forcave Policore të Kosovës, një situatë kritike kaloi me katër-pesë viktima, duke ia lënë në dorë hetimeve të mëtutjeshme të bashkësisë ndërkombëtare, që ndaj agresorit serb dhe Serbisë, do ti caktohen masa ndëshkuese.

Por, sa do të ishte i tmershëm mendimi se sulmi i një rasti të tillë tragjik në mes Kosovës dhe Serbisë, të mbetët deri më tani i pa qartësuar dhe «jashtë» një dënimi të palës agresore dhe terroriste serbe nga ana e BE-së, dhe bashkësisë ndërkombëtare, dhe një rast i tillë të mbetët në këtë formë shqetësuese dhe të prekshme, aty ku qëllimet e dhunshme të Serbisë, ndaj Kosovës, dalin në shesh dhe në sytë e botës.

Serbia e sotme nën udhëheqjen e Vuçiqit, është ajo që i ka thyer dhe shkelur gjithëherë rregullat e marrëveshjeve me Kosovën, si dhe duke lobuar në shumë vende të botës kundër njohjes së shtetësisë së saj. Dhe kjo Serbi, sot po e provokon në një mënyrë tërë bashkësinë ndërkombëtare, duke e mos sanksionuar Rusinë e Putinit, dhe luftën e padrejt ndaj Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat