Çfarë tipi lidershipi i duhet shqiptarisë?

Opinione

Çfarë tipi lidershipi i duhet shqiptarisë?

Nga: Fadil Maloku Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:44
Fadil Maloku

Kur dikujt i jepet më shumë pushtet sesa që ai në të vërtetë mund ta bartë mbi supet e tija, atëherë te i njejti mund të shfaqen pritshmëri evidente, synime e madje edhe ambicie shumë të rrezikshme e të sëmura që lehtësisht mund të shndërrohen në megalomani e sjellje asociale që sociologjia e njohjes i njeh edhe si patologjike. Në fakt, ky tip lidershipi me prirje e paradispozita të sëmura duke bërë përpjekje siatematike për të përmbushur pritshmëritë e tija jorealiste e shumë herë edhe somnabule, është i gatshëm pa pritesë e pa shumë hamendje edhe të konvertoj në konflikte e konfrontime…madje edhe apokaliptike për grupin, klanin, entitetin e për kombin e shtetin që i takon.

Në sociologjinë e njohjes, një lidership i këtij kalibri dhe kësaj prirjeje kur aspiron pushtet absolut (pra, pushtet që nuk delegohet por thjesht “pushtohet” me alarme populiste) gjasat për për dëme të brendëshme kolaterale shkaku i mbikompenzimit të fuqisë politike, jo vetëm që shtohen por bëhen reale e madje edhe të rrezikshme si për demokracinë ashtu edhe për shtetin e atij vendi.

Thënë më thjesht; lideri autokratik kur e dëshiron nivelin e aspiruar të pushtetit, në personalitetin e tij zakonisht shfaqen simptomet e mbidozës sl vetëbesimit dhe të pakonkurrencës elektorale…Simptome këto që (dosido; nuk delegohen por, “pushtohen dhe mirëmbahen” sistematikisht përmes propagandës së dhunshme hibride!) në fakt përmbajnë probabilitet të lartë e të theksuar të mbikompensimit për ndjenjën e vetëkontrollit të brendshëm, na dëshmojnë për defektet dhe mangësitë që i njejti i ka amputuar gradualisht gjatë procesit të transformimit të tij nha një individ i thjesht në një personalitet autokrat…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat