Aty ku politika dhe udhëheqja e shtetit bëhen nga analfabetët, mediokritët, demagogët, hipokritët dhe parazitët, nuk ka as popull, as shtet, as pushtet, as shkencë dhe as moral!

Opinione

Aty ku politika dhe udhëheqja e shtetit bëhen nga analfabetët, mediokritët, demagogët, hipokritët dhe parazitët, nuk ka as popull, as shtet, as pushtet, as shkencë dhe as moral!

Nga: Agron Shabani Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:30
Autori Agron Shabani

Po të shikoni ose lexoni arkivat ose dokumentarët televizivë, gazetareskë, historike dhe të tjera menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, do të shihni dhe lexoni se si ushtarët ruso-sovjetik para syve të kolegëve ose homologëve të tyre amerikanë, francezë dhe të tjerë në Berlin si dhe në qytete ose vendbanime të tjera në Gjermani, para syve të burrave ose bashkëfamiljarëve të tyre, ua lidhnin duart dhe këmbët femrave ose grave të reja gjermane. Pasi ua rruanin kokën cullak me briskë ose me zheletët, ua vitatonin me gjilpërë, me tush dhe gjesende tjera kryqin e thyer ose simbolët e Hitlerit ose Reichut të Tretë në kokë, dhe në fund i përdhunonin, vrisnin ose pushkatonin si bashkëpunëtore ose kolaboratore të Wehrmachtit, SS-it ose Gestaposë etj. Edhe burrat gjerman gjithashtu.

Të njëjtat metoda i kanë përdorur edhe francezët, belgët (vaalonët) dhe holandezët ndaj burrave dhe grave të supozuara ose paragjykuara si bashkëpunëtore ose kolaboratore të Wehrmachtit ose Reichut të Tretë. Por, asnjëri prej tyre nuk e ka bërë me aq urrejtje, brutalitet dhe egërsi sadiste, animale ose shtazarake, si ushtarët ose paramilitarët rusë të Stalinit, Zhukovit etj.

Ndërkohë që qindra mijëra ose miliona burra ose meshkuj të rinj gjermanë, me tren dhe automjete të ndryshme ushtarake, janë kidnapuar dhe internuar në Siberi, Gulag, Kaukazi dhe në llogore ose kampet tjera të përqëndrimit dhe punës së detyrueshme gjithandej Rusisë ose ish BRSS-s, pa u kthyer kurrë më të gjallë në Gjermani. Askush deri më sot nuk ka dhënë asnjë llogari ose përgjithësi për ta.

Ndërsa gjermanët u ndëshkuan për dhunën dhe brutalitetin e tyre në përfundim të të dyja luftërave botërore. Por, ja që rusët dhe serbët janë "hastret" të botës!

Nga ana tjetër, edhe çetnikët serbë, pas marëshimit të ushtrisë së kuqe ruso-sovjetike në Hungari, Rumani dhe Bullgari, u deshën të vishnin uniformat çetnike dhe i ndryshuan (zëvendësuan) ato me uniformat e "partizanëve" të Titos, Rankoviçit, Mugoshës, Gjillasit dhe Popoviqit, duke i persekutuar, burgosur, internuar, pushkatuar dhe masakruar me mijëra e mijëra intelektual, nacionalist ose patriot shqiptar e kroat nën ish Jugosllavinë.

Rrugën e "partizanëve" (çetnikëve) serbo-malazez, e ndoçën "partizanët shqiptar" në Kosovë së bashku me "partizanët radikal" të Vetëvendosjes që e himnizon, glorifikon dhe pijedastilozon përditë, duke u bërë pjesë e tyre disa si ty, duke menduar dhe shpresuar (parë ëndërra të kuqe si dukur) se Albin Kurti, Vjosa Osmani, Husamedin Ferraj, Donika Gërvalla ose Besnik Bislimi, do ua japin nga një copë ashtu pushtetit të pa ligj dhe shtetit!

Unë vetëm po ju kujtoj se Blerim Shala, Blerim Reka, Bardh Hamzaj, Veton Surroi, Baton Haxhiu dhe shumë e shumë të tjerë, dikur e kanë dashur dhe adhuruar shumë Titon dhe "bashkë-vellazerimin" proletar dhe internacionalist të "narodit jugosllav".

E keni bërë Kosovën lesh ose arenë analfabetizmi dhe antiprofesionalizmit të përgjithshëm. M.. krejt!"

Aty ku ka politikë, aty nuk ka shkencë!

U mor vesh se arsimi, shkenca dhe politika janë pole ose "boshte" të kundërta që nuk përkojnë fare njëra me tjetrën. Ato ndryshojnë mes veti si nata me ditën. Aty ku hyn politika, aty nuk ka as arsim dhe as shkencë të mirefilltë esenciale ose substanciale.

Arsimi, shkenca ose shkollimi janë epiqëndra ose boshti kurrizorë i edukatës, kulturës, zhvillimit dhe emancipimit të përgjithshëm të një shteti dhe të një populli ose kombit të tërë.

Ato i largojnë individin dhe kolektivitetin nga "tabula rasa", gjegjësisht, nga adoleshenca ose foshnjëria e përgjithshme që i kanë fshehur dhe krijuar vet nga mediokritetet, dogmat, demagogjitë, hipokrizitë, anomalitë, patologjitë, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme objektive dhe subjektive. Nga analfabetizmi ose gjysëmanalfabetizmi institucional, funksional, politik, diplomatik, shkencor, kulturor, akademik, pedagogjik etj. Pa një sistem të mirëfilltë shkencor, arsimor, akademik ose pedagogjik, nuk mund të ketë as shtet dhe as pushtet të mirëfilltë ligjorë, qytetar, parlamentar dhe demokratikë. Kjo është veçanërisht e vërtetë aty ku liderët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike, përzihen, ose i fusin duart në punët shkencore, universitare, akademike ose pedagogjike, duke i cënuar ose shkelur me të dyja këmbët integritetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autonomine e preferuar shkencore ose akademike. Si dhe duke i dëmtuar proceset dhe vlerat e njohura shkencore, mësimore, kulturore ose akademiko-pedagogjike. Dhe, kjo përmes privatizimit, klanizimit, fosilizimit, instrumentalizimit, partikularizimit dhe relativizimit të shkollave, kolegjeve ose universiteteve të ndryshme ku shkollat, kolegjet ose universitetet e ndryshme i udhëheqin ose sundojnë partitë-shtet në shtetin-parti! Dhe, jo kuadrot e specializuara dhe kompetente.

Kush i ka në dorë shkollat ose universitetët, ata i kanë në dorë ligjet, shtetin, institucionet, shëndetin ose jetën e një populli ose kombi të tërë.

Të marim si shëmbull shtetin dhe kombin e njohur kroat të cilët janë të njohur për cilësinë e lartë si dhe për traditën e shkëlqyer shkencore, kulturore, universitare ose akademike.

Vetëm Universiteti i famshëm i Zagrebit ka afro 400 vite traditë të shquar shkencore, universitare ose akademike, Akademia e njohur Kroate e Shkencave dhe Artëve, Fakulteti i Shkencave Politike të Zagrebit ndër të parët e këtij lloji në hapësirat e përgjithshme të Evropës Qëndrore, asaj Juglindore dhe më largë.

Kjo do të thotë se kroatët në radhë të parë u ngritën, avansuan dhe përparuan në mënyrë shkencore, kulturore, universitare ose akademike. Për t´u ngritur dhe promovuar sot në një komb dhe shtet të fuqishëm në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme. Respektivisht, në një shtet të respektuar në të gjitha vendet ose meridianet e ndryshme të globit.

"Vetëm me dritën e edukatës, kulturës, disiplinës, emancipimit dhe vetëdijes së lartë shkencore, universitare ose akademike, mund t´i zhdukim dhe tejkalojmë hijet, vakumet ose errësirat e ndryshme objektive dhe subjektive nga e kaluara." Do të thoshte dikur Prof. Dr. Eduard Kale, një akademik i shquar kroat dhe ligjërues i dikurshëm në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit.

Së këndejmi, gjendja e mirë materiale ose ekonomike së bashku me edukatën, kulturën, emancipimin ose traditën e njohur shkencore, kulturore, akademike ose pedagogjike, janë garantuesit më të rëndësishëm ose kryesor të zhvillimit dhe përparimit të gjithëpërfshirëshëm të një shteti dhe të një populli (kombi).

Ndaj, në mungesën e tyre, Kosova dhe shqiptarët flasin, lehin ose shkruajnë përditë mbi "nazifashistët" gjermano-italian!

Në të njëjtën kohë, u thellohet zëri dhe ndërhyjnë hapur për të folur, shkruar ose reaguar kundër atyre që i shajnë, përçmojnë, injorojnë dhe mallkojnë përditë Gjergj Kastriotin, Pjeter Bogdanin, Gjergj Fishtën, Shën Terezën dhe koloset e tjera të kombit dhe atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat